Flash News

Ditari i Maxhorancës

Habit deputetja e PS-së: Shkrirja e 15 bashkive sjell privilegje, do ta kuptoni pas 2027-ës

Habit deputetja e PS-së: Shkrirja e 15 bashkive sjell privilegje, do ta

Ndërsa harta e re territoriale ka hasur kundërshtimin e banorëve dhe opozitës, deri në protesta kundër shkrirjes së bashkive, deputetja socialiste Aulona Bylykbashi është e bindur se qytetarët do të dalin të fituar nga ky ndryshim.

E ftuar në emisionin “Puls” në A2CNN, Bylykbashi u shpreh se banorët e bashkive që do të shkrihen, e të cilët protestuan fort kundër hartë së re, do të kenë më shumë mundësi dhe shërbime më të mira, por përfitimet do t’i kuptojnë pas zgjedhjeve të vitit 2027.

“Patjetër që këta qytetarë do të jenë më të privilegjuar sesa bashkitë e tjera, që sot janë të vogla dhe kanë mbetur akoma më vete. Do të kenë mundësi më të mëdha. Jam e bindur që edhe vetë qytetarët do ta shikojnë se cilat janë përfitimet. Duke i mirëkuptuar totalisht në reagimet e tyre, sepse ndryshimet e mëdha sjellin frikë, por ne kemi detyrimin që të jemi të ftohtë në vendimmarrje. Banorët do të kuptojnë pas zgjedhjeve të reja në vitin 2027 se vetëm do t’u përmirësohet shërbimi dhe jetesa e tyre”, tha deputetja socialiste.

Të fundit