Flash News

Kosova

Gruaja shtatzënë humb jetën pas të shtënave, çifti u gjet i plagosur në dhomën e gjumit

policia-e-kosoves_sd.webp

Një çift bashkëshortësh është gjetur i plagosur me armë zjarri në banesën e tyre në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Rasti është raportuar në polici mbrëmë rreth orës 23:20. Efektivët që mbërritën në banesë gjetën burrin dhe gruan të plagosur në dhomën e gjumit.

Pas ndihmës së parë, të dy u dërguan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Por vetëm pak orë më vonë, rreth orës 01:10, QKUK njoftoi policinë se gruaja kishte ndërruar jetë.

Detaji më tragjik i ngjarjes është se viktima ishte në muajin e fundit të shtatzënisë, në javën e 34-t.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia sekuestroi edhe një armë zjarri, për të cilën dyshohet se është përdorur në krim.

Bashkëshorti i saj vijon të jetë i shtruar në QKUK, ndërsa hetuesit po përpiqen të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur brenda banesës, si dhe motivin e mundshëm të ngjarjes.

Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë një version zyrtar mbi dinamikën e të shtënave.

 

Të fundit