Flash News

Bota

Erdogan dhe Putin në një tryezë, çfarë fshihet pas takimit të 1 shtatorit?

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe ai rus Vladimir Putin pritet të zhvillojnë një takim dypalësh më 1 shtator në Bishkek të Kirgistanit, ku do të marrin pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Takimi vjen në një periudhë të ndjeshme për marrëdhëniet ndërkombëtare, me luftën në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit në Detin e Zi që mbeten ndër çështjet kryesore të sigurisë në rajon.

Sipas këshilltarit të Vladimir Putinit për politikën e jashtme, Yury Ushakov, situata në Detin e Zi dhe lufta në Ukrainë pritet të jenë pjesë e rëndësishme e diskutimeve mes dy liderëve.

“Ka shumë çështje për të diskutuar”, deklaroi Ushakov, duke nënvizuar se mes tyre do të jenë situata në Detin e Zi dhe çështja e Ukrainës.

Në takimin Erdogan-Putin pritet të diskutohet edhe forcimi i marrëdhënieve ekonomike mes Turqisë dhe Rusisë. Në veçanti, palët mund të shqyrtojnë mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

Takimi në Bishkek pritet të tërheqë vëmendje të veçantë për shkak të rolit që Turqia ka luajtur gjatë luftës në Ukrainë, duke ruajtur njëkohësisht kanale komunikimi me Moskën dhe Kievin.

Të fundit