Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dhuna policore i theu këmbën 19-vjeçarit, Taulant Balla shqetësohet për imazhin e policisë

Dhuna policore i theu këmbën 19-vjeçarit, Taulant Balla

Taulant Balla ka dalë në mbrojtje të Policisë së Shtetit pas dhunës ndaj 19-vjeçarit Ledion Balla, i cili pësoi frakturë të rëndë në këmbë gjatë protestës së studentëve në Tiranë.

I riu u tërhoq me forcë nga disa efektivë policie, pavarësisht se u pohonte vazhdimisht se nuk ishte pjesë e protestës. Nga forca e ushtruar, 19-vjeçari pësoi frakturë dhe ra pa ndjenja, ndërsa pamjet e ngjarjes shkaktuan reagime të forta publike.

Por, në vend që të ndalet te dhuna e ushtruar ndaj të riut, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zgjedhur të theksojë se rasti nuk duhet të përdoret kundër institucionit të Policisë së Shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë vizitën e ministres së Arsimit, Klodiana Spahiu, në Spitalin e Traumës, ku po trajtohet Ledion Balla, socialisti shkruan: “Kurrsesi ky rast nuk duhet të përdoret kundër Policisë së Shtetit si institucion”.

Të fundit