Flash News
Policia hedh gaz lotsjellës drejt protestuesve në bulevard, plagoset një vajzë
Dhunë barbare ndaj protestuesit, grupi i policëve e godasin papushim
“Na rrëmbyen në mes të sheshit”/ Amerikani denoncon: Burra me të zeza dhe shkopinj morën të rinjtë
Vijon dhuna policore! I riu po qëndronte pa lëvizur, efektivi e përplas në tokë me forcë
Video/ E rrëzojnë, e tërheqin zvarrë dhe e shkelmojnë në këmbë, pamjet e dhunës policore ndaj të riut
Balliu: Dështoi skenari i Dhimitraq Ziut, PD nuk tërhiqet nga beteja krah studentëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar përmes një videomesazhi pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme.
Balliu e cilësoi ngjarjen pjesë të një skeme të mirëorganizuar, duke akuzuar struktura të Policisë së Shtetit dhe grupime që pretendojnë se janë opozitare, por veprojnë në shërbim të mazhorancës.
Balliu deklaroi se, rreth orës 17:00, nga selia e Partisë Demokratike kishte denoncuar dhunën që policia kishte ushtruar ndaj studentëve protestues. Ai akuzoi drejtues të policisë se po përpiqen të mbulojnë ngjarjet përmes deklaratave publike.
Duke iu referuar incidentit, deputeti demokrat përmendi strukturat e operacionales së policisë, si dhe persona të tjerë, mes tyre Ergys Agasin dhe grupime politike të rreshtuara në shërbim të kryeministrit Rama.
Balliu mohoi pretendimet se ishte goditur fizikisht, por konfirmoi se kishte pasur një përplasje dhe se qytetarët ishin sulmuar gjatë incidentit.
“Nuk është e vërtetë që më kanë goditur, është e vërtetë që kemi pasur një përplasje dhe që janë sulmuar qytetarët në atë moment”, u shpreh ai.
Deputeti i PD-së theksoi se, pavarësisht skemës së organizuar nga strukturat e policisë dhe grupime politike, Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga mbështetja për studentët që protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës.
“Nuk ka skemë të operacionales, skemë të Edi Ramës, skemë të qorrave që do të mund të më ndalojë mua apo Partinë Demokratike që të mbështesim me të gjitha fuqitë studentët”, deklaroi Balliu, duke paralajmëruar se mbështetja do të vijojë deri në fund.
Videomesazhi i plotë:
Me zhurmën e fundit mediatike të mediave të qeverisë, më duhet të sqaroj sa vijon. Së pari, sot rreth orës 5 nga selia e Partisë Demokratike kam denoncuar dhunën e tmerrshme dhe kriminale të ushtruar nga policia e shtetit drejt studentëve. Pa diskutim kjo erdhi si rrjedhojë e një reagimi të detyrueshëm nga deklaratat e turpshme të Dimitraq Ziu, i cili kërkonte të fshihte aktet kriminale të policisë kriminale të Edi Ramës ndaj studentëve.
Së dyti, është e vërtetë që patëm një incident të mirëorganizuar nga operacionalja e policisë së Dimitraq Ziu, Skënder Hitaj, Ilir Prodës, Ergys Agasit dhe të gjithë banditëve të tjerë, të cilët përdorin aty partitë e qorrave që sillen si opozitarë po janë në shërbim total nga mëngjesi deri në darkë të mazhorancës dhe të Edi Ramës. Nuk ka diskutim që njësoj si të gjithë të tjerët, ata do të marrin përgjigjen e merituar siç kanë marrë shpesh herë çdo bandit që ka dhunuar apo ka guxuar të përplaset me qytetarët e lirë të këtij vendi. Nuk është e vërtetë që më kanë goditur, është e vërtetë që kemi patur një përplasje dhe që janë sulmuar qytetarët në atë moment. Por e padiskutueshme që nuk ka skemë të operacionales, skemë të Edi Ramës, skemë të qorrave që do të vihen para përgjegjësisë që do mund të më ndalojë mua apo Partinë Demokratike apo cilindo demokrat që të mbështesim me të gjitha fuqitë studentët që po përballen me narkoregjimin e Edi Ramës. Dhe nuk ka diskutim që kjo është një betejë e fituar dhe që Rama është në ditët e tij të fundit. Vazhdojmë përpara me studentët deri në fund.
https://www.facebook.com/share/v/19pGTJki5U/?mibextid=wwXIfr
Të fundit
Revolta studentore/ Eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama
16 October 2026, 21:58
Të rinjtë u japin ujë policëve, ndërhyn shefi: Nuk kanë nevojë!
16 October 2026, 21:39
Çfarë ndodh kur trupi përpunon ushqimet ultra të përpunuara?
16 October 2026, 21:23
Efektivët dhunojnë me shkop gome reporterin e medias së huaj
16 October 2026, 21:10
Çfarë i bashkon protestuesit në Tiranë?
16 October 2026, 20:38
Berlini: Qeveria shqiptare të përmbushë detyrimet
16 October 2026, 20:19
Shkurte Fejza mesazh Ramës për protestën e studentëve: Dëgjojini të rinjtë
16 October 2026, 19:58
Rama largon serverat dhe dosjet nga kryeministria
16 October 2026, 19:41
Policia hedh gaz lotsjellës drejt protestuesve në bulevard, plagoset një vajzë
16 October 2026, 19:21
I riu në protestë: Ata kanë vila e bëjnë jetë luksi, ne mendojmë çfarë do hamë!
16 October 2026, 18:58
Dhunë barbare ndaj protestuesit, grupi i policëve e godasin papushim
16 October 2026, 18:39
Monopoli që fshihet pas kioskave të Tiranës
16 October 2026, 18:33
Protestuesi plagoset në kokë pranë Kryeministrisë, dëshmitari: Ia çau polici me shkop
16 October 2026, 18:12
Spiropali i bën moral Ramës: Mos u fshih pas 82 mandateve! Po votat e tua, Elisa?
16 October 2026, 18:01
Sot është turp të jesh socialist !
16 October 2026, 17:48
I çahet koka protestuesit në bulevard
16 October 2026, 17:43
Policia heton thirrje online për akte terroriste, por nuk jep prova për ndërhyrje nga jashtë
16 October 2026, 17:38
Protesta/ Katër persona te Trauma, mes tyre dy të mitur
16 October 2026, 17:21
Protestuesit thyejnë dritaret e Kryesisë së Kuvendit, policia hedh gaz lotsjellës
16 October 2026, 16:44
A i keni parë pamjet e dhunës? Drejtori i policisë anashkalon përgjigjen
16 October 2026, 16:30
Protestuesit djegin derën e Ministrisë së Ekonomisë
16 October 2026, 16:16
Studentët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne!
16 October 2026, 15:44
Dhuna ndaj të rinjve në protestë, ambulanca mbërrin në Bllokun e Sigurisë me të shoqëruarit
16 October 2026, 15:38
Tritoli në Gjirokastër, dy të arrestuar për vrasjen e Beqir Devollit
16 October 2026, 15:18
Studentët protestojnë para Bashkisë dhe Drejtorisë së Policisë së Durrësit
16 October 2026, 15:04
PD vendos avokatët në dispozicion të protestuesve, Logu: Do të ankimojmë masat e sigurisë
16 October 2026, 15:00
Vijon dhuna policore! I riu po qëndronte pa lëvizur, efektivi e përplas në tokë me forcë
16 October 2026, 14:49
Video/ Efektivët e policisë kapin dhe tërheqin zvarrë të riun protestues
16 October 2026, 14:21
Fotolajm/ Studentët sfidojnë policinë, ulen këmbëkryq përballë autobotit
16 October 2026, 14:04
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
16 October 2026, 13:37
Tensionet në protestën e studentëve, mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
16 October 2026, 13:22
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
16 October 2026, 13:13
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
16 October 2026, 12:59
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
16 October 2026, 11:52
Video/ "Po shkoja në punë?", momenti kur policia shoqëron me forcë të riun
16 October 2026, 11:46
"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës
16 October 2026, 11:34
Protesta studentore, Këshilli Ndërfetar thirrje institucioneve: Qytetarët të dëgjohen
16 October 2026, 11:19
"Rama në burg, Beneti në burg"/ Sulmohet selia e PS-së në Shkodër
16 October 2026, 11:00
Video/ Efektivët tentojnë t'iu bëjnë pritë, studentët e Mjekësisë çajnë kordonin policor
16 October 2026, 10:53
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
16 October 2026, 10:41
“Kush je ti të më tregosh punën mua”/ Gazetari përplaset me drejtorin e Policisë së Tiranës
16 October 2026, 10:28
"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore
16 October 2026, 10:11
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
16 October 2026, 09:55
Video/ Kush janë personat e maskuar që futen në automjetet e policisë?
16 October 2026, 09:42
BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi
16 October 2026, 08:51
Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët
16 October 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 October 2026, 07:59
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital
15 October 2026, 22:58
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës
15 October 2026, 22:32
Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!
15 October 2026, 22:14
Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda
15 October 2026, 21:43
Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin
15 October 2026, 21:25
Iu thye këmba nga policia në protestë, flet i riu: Ndjeva që u përplasa fuqishëm
15 October 2026, 21:01
Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 20:39
Tensione te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës nga tarraca
15 October 2026, 20:24
Video/ Policia e Shtetit "kthehet në bandë" pa uniformë, "rrëmben" të riun me furgon pa logo
15 October 2026, 20:07
Efektivët shihen duke hedhur gurë drejt të rinjve protestues
15 October 2026, 19:40
Fotolajm/ Flakët përfshijnë Bulevardin, polici "ngrohet"
15 October 2026, 19:24
Fëmijët e të tjerëve
15 October 2026, 19:14
Digjet kioska përballë Piramidës, zjarrfikësja nuk ndërhyn
15 October 2026, 18:36
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
15 October 2026, 18:21
Sulmi me gaz lotsjellës, i riu humb ndjenjat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 18:08
Video/ Sërish tensione te Kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit me gurë
15 October 2026, 17:57
Gazi lotsjellës 'pushton' bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 17:36
Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm
15 October 2026, 16:34
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
15 October 2026, 15:57
Policia kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët
15 October 2026, 15:47
Sulmuan policin, efektivët tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër
15 October 2026, 15:37
Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
15 October 2026, 15:12
Mëngjesi, gjumi dhe aktiviteti fizik, si të përballoni më mirë stresin
15 October 2026, 15:08
Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon
15 October 2026, 14:55
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
15 October 2026, 14:46