Flash News

OPINEWS

A e keni pyetur ndonjëherë veten, kush e ka vënë interesin personal mbi interesin e Shqipërisë?!

A e keni pyetur ndonjëherë veten, kush e ka vënë interesin

Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar me një mesazh ironik në sfondin e protestave studentore, duke ngritur pikëpyetje mbi ata që shprehin shqetësim për të ardhmen e Shqipërisë, por edhe mbi raportin mes interesave personale dhe atyre kombëtare.

Përmes një pyetjeje të drejtpërdrejtë, Dervishi duket se vë në diskutim qëndrimet e atyre që flasin në emër të interesit të vendit, ndërsa reagimi i tij mund të lexohet edhe si një thumbim ndaj kryeministrit Edi Rama, në një kohë kur protesta dhe përplasjet në Tiranë kanë shtuar debatet politike.

“Këta që shqetësohen kaq shumë për fatin e Shqipërisë, a e kanë pyetur ndonjëherë veten se kush e ka vënë interesin personal mbi interesin e vendit?”, shkruan Dervishi.

Mesazhi i gazetarit vjen në një klimë të tensionuar politike, ku protestat e të rinjve dhe reagimet ndaj tyre kanë nxitur diskutime mbi përgjegjësinë e pushtetit dhe pakënaqësinë qytetare.

 

Të fundit