Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Çfarë saktësie”/ Propaganda e Ballës del blof, publikon video nga Ohio si “sukses” shqiptar

Screenshot 2026-08-19 214858.png

Një video nga Ohio u publikua si “sukses” shqiptar në luftën ndaj zjarreve.

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka ndarë në rrjetet sociale pamje të një helikopteri që hedh ujë mbi një vatër zjarri në një zonë malore, duke i shoqëruar me mesazhin “Çfarë saktësie”, hashtagun #nëkryetëdetyrës dhe flamurin shqiptar.

Por me një vrifikim të thjeshtë rezulton se pamjet nuk janë filmuar në Shqipëri.

Siç edhe shihet, videoja i përket një zjarri në Ohio, SHBA, dhe ishte publikuar më herët në rrjetet sociale nga qytetarë amerikanë rreth katër javë përpara postimit të Ballës.

Screenshot 2026-08-19 214816.png

Kështu, një video e realizuar në SHBA është përdorur për të shoqëruar një mesazh që krijon përshtypjen se bëhet fjalë për një operacion të zhvilluar nga autoritetet shqiptare.

Në një kohë kur vendi po përballet me vatra të shumta zjarri, përdorimi i pamjeve të huaja për të ilustruar performancën e autoriteteve shqiptare ka nxjerrë blof propagandën e Ballës. 

Të fundit