Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha dënon dhunën policore në protestë: “Padrino” i Shqipërisë tejkaloi Ramiz Alinë, le të bashkohemi me studentët

Berisha dënon dhunën policore në protestë:

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar mbrëmjen e së martës pas protestës studentore të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, e cila agracoi në një dhunë të rëndë policore.

Berisha dënoi sjelljet e policisë, dhunimin që iu bënë protestuesve dhe gazetarëve, duke deklaruar se me aktet e fundit, "Edvin Kristaq Koleka, tejkaloi në dhunën e egër dhe shtazore që ushtroi ndaj studentëve në protestë paqësore, dhunën e diktatorit Ramiz Alia në dhjetor të '90 ndaj studentëve çlirimtarë".

Berisha kërkoi nga qytetarët që të mbështesin studentët në këtë protestë.

Berisha: Dita e sotme dhe nata ishin dita e dhunës më të egër shtazore të regjimit ndaj rinisë studentore që nga dhjetori '90 e gjer sot. Sot 'Padrino' i Shqipërisë, Edvin Kristaq Koleka, tejkaloi në dhunën e egër dhe shtazore që ushtroi ndaj studentëve në protestë paqësore, dhunën e diktatorit Ramiz Alia në dhjetor të '90 ndaj studentëve çlirimtarë. Në një akt kriminal dhe pa asnjë motiv, studentë dhe studente, qytetarë të moshave të thyera, gazetare dhe gazetarë që bënin detyrën e tyre u agresuan në mënyrën më barbare. U thyen gjymtyrët, u gjakosën, u çanë në kokë, u goditën dhe morën plagë në gjoks dhe në gjithë trupin, në dhjetëra e dhjetëra raste. 

Dëshmitarë okularë kanë dërguar video të cilat faktojnë barbarinë mbi qytetarin duke i thyer gjymtyrët, në kohë kur ai nuk po kryente në mënyrë absolute asnjë akt ndaj askujt, dhe e morën pa ndjenja, e plasën në makinën e tyre. Të tjerëve, banorëve, u kanë hedhur në ballkon bomba të gazit. Gazetarëve të tjerë u kanë çarë kokën. Situata sonte ishte ajo e një terrori të paparë. Protesta studentore e thirrur nga studentët dhe sindikata e universiteteve mori mbështetje të gjerë popullore nga qytetarët. Dhe Edi Rama, i tmerruar, zgjodhi dhunën e egër ndaj studentëve. Shprehu urrejtjen e tij të pakufishme ndaj tyre.

Studentët kanë nevojë për mbrojtjen e qytetarëve, për mbështetje. Ndaj dhe le të bashkohemi nesër student, prindër, të rinj, qytetarë, si të pamposhtur, siç qëndruan sot studentët që sfiduan të vërtetë, mbrojtën kërkesat e tyre. 

Të fundit