Flash News

Kosova

BE uron presidenten e re të Kosovës: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur

BE uron presidenten e re të Kosovës: Mbështetja jonë mbetet

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit, duke i përcjellë urimet për detyrën e re.

Përmes një mesazhi, Schuebel ka shprehur pritshmërinë për një periudhë të re stabiliteti politik dhe institucional në Kosovë, ndërsa ka theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re, institucionet dhe aktorët politikë të vendit.

Sipas tij, synimi është që Kosova të vijojë afrimin me Bashkimin Evropian.

“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, është shprehur ambasadori i BE-së.

Schuebel ka garantuar gjithashtu se mbështetja e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës do të mbetet e palëkundur.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës në orët e para të 7 tetorit, pasi mori 81 vota në raundin e parë të votimit në Kuvend. Pas zgjedhjes, ajo dha edhe betimin presidencial.

Të fundit