Flash News

Kosova

BE thirrje Kosovës: Formoni sa më shpejt institucionet, tejkaloni ngërçin politik

Screenshot 2026-08-27 132753.png

Shefja në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka përsëritur thirrjen e BE-së për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja në Kosovë dhe tejkalimin e ngërçit politik.

Në një mesazh pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Palatova theksoi se zhbllokimi i situatës politike është i domosdoshëm për vijimin e reformave dhe përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e shfrytëzimit të plotë të Planit të Rritjes së BE-së, i cili synon të mbështesë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Duke i dhënë lamtumirën Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë Eva Palatova përsëriti thirrjen e BE-së për formimin e institucioneve të Kosovës, tejkalimin e ngërçit politik, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes të BE-së për zhvillimin e Kosovës si një vend shumetnik që aspiron anëtarësimin në BE”, thuhet në mesazhin e saj.

Të fundit