Flash News

Bota

BE ashpërson masat ndaj Rusisë, 1,600 sanksione të reja kundër industrisë ushtarake

BE ashpërson masat ndaj Rusisë, 1,600 sanksione të reja

Bashkimi Evropian ka miratuar gati 1,600 sanksione të reja ndaj Rusisë, me fokus të veçantë te kompleksi ushtarako-industrial i Moskës.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, gjatë Forumit të Sigurisë në Varshavë. Sipas saj, më shumë se gjysma e masave të reja lidhen me zinxhirin e prodhimit të raketave balistike.

“Më shumë se gjysma lidhen me zinxhirin e prodhimit të raketave balistike”, deklaroi Kallas gjatë forumit.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së kanë ratifikuar të hënën marrëveshjen për masat e reja, e cila ishte arritur paraprakisht të mërkurën e kaluar.

Paketa e re synon të rrisë presionin ndaj sektorëve që lidhen me kapacitetet ushtarake të Rusisë, në një kohë kur BE vijon politikën e sanksioneve ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

Në të njëjtin forum në Varshavë ka folur edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili u ndal te procesi i anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Zelensky tha se Ukraina po vijon punën për përmbushjen e kërkesave të nevojshme për anëtarësim, duke shprehur bindjen se vendi i tij po afrohet me BE-në.

“E ardhmja evropiane e Ukrainës është afër”, deklaroi presidenti ukrainas.

Të fundit