Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Agasit, Këlliçi: Mesazh i Ballukut për Edi Ramën, luftë bandash brenda PS

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi, duke e cilësuar atë jo si një sukses të institucioneve ligjzbatuese, por si pjesë të një përplasjeje të brendshme mes grupeve brenda Partisë Socialiste.

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, Këlliçi deklaroi se arrestimi i Agasit duhet parë në kontekstin e zhvillimeve të fundit politike dhe të përplasjeve brenda mazhorancës.

Sipas tij, aktualisht në epërsi është grupimi i drejtuar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

“E kam konsideruar një përplasje klanesh, një luftë bandash brenda PS-së, ku për momentin në epërsi rezulton të jetë banda e Ballukut”, deklaroi Këlliçi.

Deputeti demokrat hodhi akuza të forta edhe ndaj Policisë së Shtetit, duke pretenduar se Agasi kishte qenë prej muajsh në Shqipëri, pavarësisht se ishte në kërkim.

“Ka tetë muaj që Ergys Agasi është në arrati, ka tetë muaj që Partia Demokratike, gazetarë të ndryshëm në vend, media të ndryshme, portale investigative, informacione të ndryshme bëjnë me dije se Ergys Agasi qëndron në Shqipëri dhe lëvizte në aksin Durrës-Elbasan”, u shpreh ai.

Këlliçi tha se kjo ishte një lëvizje e kalkuluar për t’i dhënë një mesazh Ramës, në një kohë kur ndaj Ballukut po shtohet presioni i drejtësisë.

“Dhe në momentin që arrihet të arrestohet me urdhër të saj njeriu më besnik dhe më i afërt i kryeministrit të Shqipërisë, ditën kur kryeministri i Shqipërisë largohet nga vendi, pra në një ditë të vetme që ai s'ka qenë në Shqipëri, kjo tregon se ajo ka dhënë një mesazh të qartë se me të nuk mund të bëhet”, tha Këlliçi.

Të fundit