Flash News
Video/ E rrëzojnë, e tërheqin zvarrë dhe e shkelmojnë në këmbë, pamjet e dhunës policore ndaj të riut
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
Tensione të forta në Lezhë, i mituri bie në tokë i gjakosur, pas ndjekjes nga policia (video)
AI nga burgu/ Veliaj ndjek shembullin e Imran Khan. Ku përfundon komunikimi dhe ku nis manipulimi?

Erion Veliaj duket se po përpiqet të ruajë praninë e tij në jetën publike të Tiranës edhe nga qelia, këtë herë përmes një versioni të vetes të krijuar me inteligjencë artificiale.
Kryebashkiaku, i cili ndodhet në paraburgim në pritje të gjykimit për akuzat e korrupsionit, u është drejtuar qytetarëve përmes një videoje virtuale, ku deklaroi se do të vazhdojë të komunikojë me ta për sa kohë që do të jetë i privuar nga liria.

Rasti ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave te huaja amerikane, te cilat e trajtojnë këtë rast në kontekstin e përdorimit të inteligjencës artificiale në politikë.
Rasti i Veliajt ka sjellë në vëmendje rasti e ish-kryeministrit pakistanez Imran Khan, i cili në vitin 2023, ndërsa ndodhej në burg, përdori një video të krijuar me inteligjencë artificiale për t'u bërë thirrje qytetarëve të votonin për partinë e tij.
Megjithatë, përtej ngjashmërisë në përdorimin e teknologjisë, dy rastet ngrenë një dilemën se çfarë ndodh kur politikanët përdorin imazhe artificiale për të ruajtur ndikimin e tyre te publiku, edhe kur nuk mund të shfaqen fizikisht?
Nga qelia në ekran
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Veliaj shfaqet përmes një imazhi të gjeneruar nga inteligjenca artificiale dhe u drejtohet banorëve të Tiranës, për punën e bërë në shkolla e çerdhe pas tërmetit, si dhe duke premtuar dreka falas për nxënësit.
Në fund të mesazhit, ai deklaron se do të vazhdojë të punojë edhe nga qelia ku ndodhet i mbyllur. “Pavarësisht se sa shumë duan të më mbajnë larg qytetit dhe larg jush, Tirana është nderi i jetës sime. Për ta shpërblyer këtë nder, do të vazhdoj të punoj edhe nga qelia ku më kanë mbyllur”, shprehet Veliaj në mesazhin e tij.
Ai e ka bërë të qartë se videoja është krijuar me inteligjencë artificiale, duke e justifikuar këtë zgjedhje me pamundësinë për t'iu drejtuar qytetarëve personalisht.
Por, ndërsa Veliaj e paraqet videon si një mënyrë për të mbajtur gjallë komunikimin me qytetarët, formati i zgjedhur e zhvendos vëmendjen nga përmbajtja e mesazhit te mënyra se si ai ndërtohet dhe përcillet.
Një imazh virtual mund të riprodhojë fytyrën, zërin dhe gjestet e një personi, por nuk e zëvendëson praninë fizike dhe as nuk e ndryshon situatën ligjore në të cilën ndodhet ai.
Imran Khan, një precedent nga Pakistani
Përdorimi i inteligjencës artificiale nga Veliaj nuk është rasti i parë kur një politikan i burgosur i drejtohet publikut përmes teknologjisë. Në vitin 2023, ish-kryeministri pakistanez Imran Khan përdori një video të krijuar me inteligjencë artificiale për të mobilizuar mbështetësit e tij përpara zgjedhjeve.
Technology Used By PTI - As Imran Khan was not available so conveyed his message via AI Clone Voice Of Him. #PTIVirtualJalsa #imrankhan #پہلا_آنلائن_پاورشو https://t.co/YrRMPVnHEU
— Rizvi Tweets 🇵🇰🇮🇹 (@Shah_Rizvi97) December 18, 2023
Në atë rast, teknologjia u përdor për të përcjellë një mesazh politik në kushtet kur Khan ndodhej në burg. Rasti tregoi se kufizimet fizike nuk e pengojnë domosdoshmërisht një politikan të vazhdojë të komunikojë me mbështetësit e tij, nëse ka akses te mjetet dixhitale dhe një rrjet që shpërndan mesazhet.
Edhe në rastin e Veliajt, inteligjenca artificiale krijon mundësinë që ai të shfaqet para publikut pa qenë fizikisht i pranishëm. Por ngjashmëria mes dy rasteve nuk do të thotë se rrethanat politike dhe ligjore janë të njëjta.
Ku përfundon komunikimi dhe ku nis manipulimi?
Dilema nuk qëndron vetëm te fakti që një politikan përdor inteligjencën artificiale për të folur me qytetarët. Nëse përmbajtja është e identifikuar qartë si e gjeneruar nga AI, publiku mund ta vlerësojë mesazhin duke e ditur se nuk po sheh një regjistrim të zakonshëm.
Problemi lind kur imazhi artificial përdoret për të krijuar përshtypjen e një pranie që në realitet nuk ekziston, ose kur forma teknologjike bëhet një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga çështjet që kërkojnë përgjigje.
Në rastin e Veliajt, kjo dilemë merr një dimension tjetër për shkak të pozicionit të tij si kryebashkiak i Tiranës dhe të procesit penal në të cilin ndodhet. Ai vazhdon t'u drejtohet qytetarëve, të flasë për punët e bashkisë dhe të prezantojë premtime për të ardhmen, ndërkohë që mbetet në paraburgim për akuzat e lidhura m,e korrupsionin.
Ndaj kjo metode natyshëm ngre pyetje se a po informohen qytetarët përmes një mjeti të ri komunikimi, apo po ndërtohet një skenë virtuale që e paraqet politikanin si aktiv dhe të pranishëm, pavarësisht rrethanave.
Keshtu, rasti i Veliajt dhe precedenti i Imran Khan tregojnë se burgu nuk e ndërpret domosdoshmërisht komunikimin politik. Por teknologjia që u jep politikanëve mundësinë të shfaqen virtualisht nuk e zëvendëson llogaridhënien dhe as nuk e ndryshon realitetin ligjor. S.Gj-Politiko.al
Të fundit
Video/ Efektivët e policisë kapin dhe tërheqin zvarrë të riun protestues
16 October 2026, 14:21
Fotolajm/ Studentët sfidojnë policinë, ulen këmbëkryq përballë autobotit
16 October 2026, 14:04
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
16 October 2026, 13:37
Tensionet në protestën e studentëve, mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
16 October 2026, 13:22
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
16 October 2026, 13:13
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
16 October 2026, 12:59
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
16 October 2026, 11:52
Video/ "Po shkoja në punë?", momenti kur policia shoqëron me forcë të riun
16 October 2026, 11:46
"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës
16 October 2026, 11:34
Protesta studentore, Këshilli Ndërfetar thirrje institucioneve: Qytetarët të dëgjohen
16 October 2026, 11:19
"Rama në burg, Beneti në burg"/ Sulmohet selia e PS-së në Shkodër
16 October 2026, 11:00
Video/ Efektivët tentojnë t'iu bëjnë pritë, studentët e Mjekësisë çajnë kordonin policor
16 October 2026, 10:53
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
16 October 2026, 10:41
“Kush je ti të më tregosh punën mua”/ Gazetari përplaset me drejtorin e Policisë së Tiranës
16 October 2026, 10:28
"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore
16 October 2026, 10:11
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
16 October 2026, 09:55
Video/ Kush janë personat e maskuar që futen në automjetet e policisë?
16 October 2026, 09:42
BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi
16 October 2026, 08:51
Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët
16 October 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 October 2026, 07:59
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital
15 October 2026, 22:58
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës
15 October 2026, 22:32
Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!
15 October 2026, 22:14
Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda
15 October 2026, 21:43
Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin
15 October 2026, 21:25
Iu thye këmba nga policia në protestë, flet i riu: Ndjeva që u përplasa fuqishëm
15 October 2026, 21:01
Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 20:39
Tensione te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës nga tarraca
15 October 2026, 20:24
Video/ Policia e Shtetit "kthehet në bandë" pa uniformë, "rrëmben" të riun me furgon pa logo
15 October 2026, 20:07
Efektivët shihen duke hedhur gurë drejt të rinjve protestues
15 October 2026, 19:40
Fotolajm/ Flakët përfshijnë Bulevardin, polici "ngrohet"
15 October 2026, 19:24
Fëmijët e të tjerëve
15 October 2026, 19:14
Digjet kioska përballë Piramidës, zjarrfikësja nuk ndërhyn
15 October 2026, 18:36
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
15 October 2026, 18:21
Sulmi me gaz lotsjellës, i riu humb ndjenjat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 18:08
Video/ Sërish tensione te Kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit me gurë
15 October 2026, 17:57
Gazi lotsjellës 'pushton' bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 17:36
Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm
15 October 2026, 16:34
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
15 October 2026, 15:57
Policia kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët
15 October 2026, 15:47
Sulmuan policin, efektivët tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër
15 October 2026, 15:37
Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
15 October 2026, 15:12
Mëngjesi, gjumi dhe aktiviteti fizik, si të përballoni më mirë stresin
15 October 2026, 15:08
Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon
15 October 2026, 14:55
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
15 October 2026, 14:46
Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së
15 October 2026, 14:26
Fotolajm/ Policia në mbrojtje të pushtetit, si u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë gjimnazistët
15 October 2026, 14:17
Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë
15 October 2026, 14:15
Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë së Arsimit
15 October 2026, 13:39
Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste
15 October 2026, 13:33
TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve
15 October 2026, 13:21
Tensione te bashkia e Shkodrës, policia shoqëron protestuesit
15 October 2026, 13:00
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa e mbarë shqiptarëve
15 October 2026, 12:52
Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për dhunën ndaj studentëve
15 October 2026, 12:35
Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik
15 October 2026, 12:28
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim për dhunën policore ndaj mediave
15 October 2026, 12:21
Tubimi përpara Parlamentit, policia i shpërndan me gaz protestuesit
15 October 2026, 12:12
Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po nga dhuna e shtetit kush do t’i mbrojë?
15 October 2026, 12:05
Thellohet kriza, bankat mbyllin degët në Tiranë
15 October 2026, 12:05
Protesta në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim
15 October 2026, 11:51
Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen: Nuk e jap dorëheqjen
15 October 2026, 11:46
Të rinjtë thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 11:39
Vijon revolta, studentët marshojnë drejt Kuvendit
15 October 2026, 11:35
Denoncimi i studentëve: Kujdes, civilët po ju filmojnë dhe ju pyesin ku do të shkoni
15 October 2026, 11:27
PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
15 October 2026, 11:10
Tensionohet protesta dhe në Korçë, të rinjtë shkatërrojnë sinjalistikën e rrugëve
15 October 2026, 10:53
Edi Rama braktis shtetin
15 October 2026, 10:47
Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë
15 October 2026, 10:29
Policia u vihet pas gjimnazistëve, i ndalon dhe iu kontrollon çantat
15 October 2026, 10:22
Protesta/ Të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës
15 October 2026, 10:12
Delegacioni i BE-së reagon pas përshkallëzimit të protestës
15 October 2026, 10:02
Rama përballë zemërimit të qytetarëve
15 October 2026, 09:55