Flash News

Ditari i Maxhorancës

86 ditë protestë kundër qeverisë, Rama e quan “dhuratë”: Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje

Ka përfunduar mbledhja e Ramës me qeverinë dhe drejtuesit politikë, e zhvilluar prej dy ditësh në Pogradec.

Në një video-live pas mbledhjes, Rama foli për diskutimet e zhvilluara në tryezën e mbledhur me socialistët, duke vijuar propagandën me nismat e tij të fundit.

Protestat që vijojnë prej 86 ditësh, Rama i cilësoi një “dhuratë” dhe sfidë për qeverisjen e tij, kur tha se “ka qenë e vërtetë një dhuratë ajo që ka ndodhur, për të fituar atë që na ka munguar për një kohë të gjatë, se nuk kemi pasur një opozitë që të na sfidojë realisht dhe kjo protestë na ka sfiduar realisht”.

Ironia vijon më tej, kur Rama shprehet se Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë në shitje, edhe pse “dhurata” për të cilën ai flet, është një revolt pikërisht kundër shitjes së vendit.

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, nuk ka qenë kurrë më e vlerësuar, e mbështetur në mundësi reale për të bërë më shumë dhe kjo ka një arsye themelore, sepse Shqipëria nuk ka qenë më një vend në shitje, sepse nuk ka vend në shitje dhe në shitje që mbështetet, që shton mundësitë për njerëzit e vetë dhe që rritet çdo ditë. Të gjitha përpjekjet i kemi bërë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë”, u shpreh Rama.

Rama vijoi edhe me një tjetër nga nismat e tij të prezantuara me gjuhën e “revolucionit teknologjik”, duke folur për “Pasqyra Albania” si një dritare të re mes qytetarit dhe shtetit. Por, pas emërtimit modern dhe premtimeve për transparencë, fshihet sërish e njëjta retorikë e ricikluar e “Shqipërisë që duam” dhe e qeverisjes së së ardhmes.

“Baza teknologjike e E-Albania, që i shtohet edhe baza Pasqyra Albania. Është një dritare ku secili ka autonominë e vetë, për të pasur kontaktin direkt të qytetarit me atë pushtet. Nuk është thjesht halli, kërkesa e qytetarit që do të konceptohet si një pako që çohet me postë dhe statusi që ndiqet në kohë reale, që mbart përgjegjësinë e afateve, por është edhe pjesa tjetër që shkon qeveria te qytetari për të mos e lënë të papërgatitur dhe të paarmatosur me argumente përballë atij ndërmjetësi të padukshëm që ka hyrë në jetët tona, që është algoritmi. Nuk flas për një portal propagandistik, një portal se çfarë do të bëjmë ne në të ardhmen, por flasim për një pasqyrë ku shteti tregon se çfarë po bën”, tha Rama.

 

Të fundit