Flash News

Ditari i Opozitës

Rënia e euros, Berisha: Shqipëria është kthyer në lavatriçe të parave të d*ogës

Rënia e euros, Berisha: Shqipëria është kthyer në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar rënien e euros në raport me lekun, duke e lidhur forcimin e monedhës vendase me atë që ai e cilëson si ndikim të parave të përfituara nga trafiku i drogës.

Gjatë një konference për mediat, Berisha përdori termin “narkos” për tiu referuar lekut duke akuzuar qeverinë se e ka kthyer Shqipërinë në një vend ku pastrohen paratë e aktiviteteve kriminale.

“EUROSTAT shpall se leku shqiptar thyen rekordin botëror në raport me zhvlerësimin prej tij të euros dhe dollarit, por EUROSTAT është marrë me euron. EUROSTAT ka studiuar raportin e euros me 40 monedhat kryesore të planetit. Leku është monedha më e fortë në botë në raport me euron. Çfarë gjen EUROSTAT nga studimi i 40 monedhave të planetit? Gjen se leku është monedha më e fortë në botë në raport me euron. Gjen se euro në Shqipëri është zhvlerësuar më shumë se në çdo vend tjetër 33 përqind.

Leku është shndërruar në narkos, nuk do quhet më 5 mijë lekë, por do quhet narkos. Me këtë studim të Eurostat, Shqipëria shpallet de facto lavatriçja e parave të drogës mbi tokë. Paraja e madhe vjen në Shqipëri, kontejnerët me euro dhe dollarë vijnë në vendin tonë. Shqipëria e Edi Ramës rezulton më narko-shtet se çdo vend tjetër. Narko-trafikun e paguajnë qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

Të fundit