Flash News

POLITIKOFF

U filmua fshehurazi në momente intime nga Adi Hila, flet këngëtarja: E doja, e mbivlerësova si Zot

U filmua fshehurazi në momente intime nga Adi Hila, flet

Këngëtarja Blerina Matraku ka folur për shkak të përfshirjes së saj në videot intime të lidhura me kompozitorin Adi Hila. Ajo tha se dëshiron të tregojë versionin e saj të ngjarjeve, duke theksuar se situata nuk është ashtu siç duket, teksa u shpreh ka paguar 10 mijë euro për një album dhe se nuk ka asnjë borxh mes tyre për këngët.

Duke iu kthyer fillimit të marrëdhënies profesionale me kompozitorin, Matraku tregoi se e kishte kërkuar për disa muaj për të bashkëpunuar me të, për shkak të reputacionit dhe seriozitetit të tij në fushën e muzikës.

Sipas këngëtares, në vitin 2007 ajo i kërkoi Adi Hilës të realizonin një album dhe e pagoi shumën prej 10 mijë eurosh. Ajo shpjegoi se paratë i kishte mbledhur nga puna në evente, dasma dhe nga angazhimi si stjuardesë, ndërsa për këtë investim kishte marrë ndihmë edhe nga miqtë e saj.

“Ke një person të zhveshur nga çdo lloj morali dhe, edhe pse nuk e kam merituar deri në këtë pikë, duke mbajtur përgjegjësitë e mia, ke përballë vetes një person të vdekur që po frymon, e kryqëzuar. Sot jam këtu për të thënë të vërtetën time, për të mbajtur peshën që më takon dhe për të ndarë me ju një pjesë të historisë, me të cilën njerëzit mund të kuptojnë që ‘prit se ky njeri nuk është fajtor aq sa e kanë fajësuar’. Ne të gjithë bëjmë gabime, ose na ngelet një situatë në dorë që ngelem fajtor edhe nëse nuk jemi. Unë jam gati që të mos dalë asgjë tjetër dhe të mbroj veten time, gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Mund të them që kompozitorin Adi Hilën e kam kërkuar me muaj me radhë për të bashkëpunuar, në sajë të profesionalizmit dhe seriozitetit që ai kishte, për emrin që kishte si kompozitor, në vitin 2007. Ai ishte njeri shumë serioz, kur u takova, me të cilin unë mund të bashkëpunoja gjatë. I kërkova një album dhe e pagova me 10 mijë euro, për të cilat unë ato lekë i kam kursyer me eventet, dasmat dhe punë si stjuardesë që bëja në atë kohë; më kanë ndihmuar edhe miq të mi, sepse ishin shumë lekë për mua. I mblodha. Nuk i kam absolutisht asnjë lloj borxhi ndaj këngëve të mia dhe as nuk më ka. Menduam që të merrnim pjesë në kompeticione të ndryshme me këto këngë. E kam të vështirë që të flas për jetën personale me të, duke qenë se bashkëpunon gjatë me një person, kemi bashkëpunuar 4 vite”, u shpreh ajo ekskluzivisht në “Goca dhe Gra”.

"I loved this man, I overestimated this man and exaggerated him and placed him among the most trusted people, thinking that this was God, the family and then myself. I created feelings and they were very true, pure and sincere and I was ready to make this man happy, calm, to fulfill the part that was in charge. There were professional responsibilities. I can't mention many things, because I don't want to hurt a family. At that time, I knew he was separated, the moment I found out that he wasn't like that, I withdrew. That forgiveness was not complete, no one deserves these terrible forgivenesses, this puts me in front of the responsibility of the mass. I am indignant, I would not have done that if I knew that a separation would happen. I knew absolutely nothing. I was betrayed in this, but not as a partner, I was used, sold as a figure that he created. He raised me professionally, a man who spoke to me about seriousness, "I didn't think a person could have the moral irresponsibility to put security cameras in rooms in the house without my knowledge. If I had known that there was a security camera there, I would have known very well that a security camera could be monitored from somewhere else. I knew about the alarm system. I didn't know there was a security camera there. Since there was a theft at the time," Matraku said.

Të fundit