Flash News
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
Tensione të forta në Lezhë, i mituri bie në tokë i gjakosur, pas ndjekjes nga policia (video)
Video/ "Ata janë fëmijët tanë", qytetari i del përballë efektivit: Shporruni! Kjo rini s’ka frikë
Tentuan të rebelohen, si u kthyen Braçe dhe Spiropali në 'shashka pa zhurmë'

Reforma Territoriale u miratua në orën 1:15 të mëngjesit të 9 tetorit, me 85 vota pro të mazhorancës, pas një seance maratonë të shoqëruar me debate dhe tensione jo vetëm me opozitën, por edhe mes vetë socialistëve.
Por përtej rezultatit, vëmendjen e morën dy deputetë të mazhorancës, Erion Braçe dhe Elisa Spiropali të cilët kishin deklaruar publikisht qëndrimin e tyre kundër kësaj reforme. Mes emrave që kundërshtuan u përfol edhe socilisti Vullnet Sinaj, por ai edhe pse u rreshtua krah kartonëve jeshilë, deri tani as nuk e mohoi, as nuk e pranoi qëndrimin e tij.
Konkretisht, Braçe kundërshtoi hartën e re administrative-territoriale, ndërsa Elisa Spiropali vuri në diskutim nëse ndryshimi i numrit të bashkive mund të konsiderohej një reformë e mirëfilltë. Të dy kritikuan, me argumente të ndryshme, mënyrën se si po zhvillohej procesi, por kur erdhi momenti i votimit, të dy u bashkuan me mazhorancën.
Presioni i Ramës për votën
Përpara se reforma të shkonte në votim, kryesocialisti Rama zhvilloi një mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku kërkoi unifikimin e votave. Sipas raportimeve mediatike , kryeministri pati një debat që zgjati rreth 45 minuta me Erion Braçen, për të siguruar mbështetjen e tij për reformën.
Sipas raportimeve, gjatë mbledhjes Rama u kërkoi deputetëve të mbështesnin projektin dhe paralajmëroi se ata që nuk do të votonin pro duhej të largoheshin nga grupi parlamentar.
“Kush nuk voton reformën territoriale sot, le të iki”, mësohet të jetë shprehur kryeministri.
Publikisht, Braçer kishte deklaruar se ndryshimi i hartës administrative nuk garanton vetvetiu një reformë të qëndrueshme dhe se duhej të diskutohej më gjerësisht për kompetencat dhe financimin e pushtetit vendor.
“Qëndrueshmëria e reformave nuk vjen nga votat, por nga parimet”, deklaronte Braçe. Në thelb, kundërshtimi i tij lidhej me faktin se një reformë e tillë,nuk mund të reduktohej në bashkimin ose ndarjen e njësive vendore. Por pas debatit me Ramën dhe mbledhjes së grupit, Braçe votoi pro.

I pyetur pas seancës nëse kryeministri e kishte bindur, ai u përgjigj: “Nuk më bindi fare, jam kundër prapë”.
Për pyetjen se përse kishte votuar pro, deputeti tha se do ta shpjegonte më vonë: “Jua shpjegoj nesër”.
Pra, Braçe këmbënguli se nuk kishte ndryshuar qëndrim për hartën, por vota e tij përputhej me vendimin e mazhorancës. Në këtë pikë, kontrasti mes deklaratave dhe veprimit politik është i qartë, ndërsa motivi i plotë i vendimit mbetet për t'u shpjeguar prej tij.
'Nuk jemi kartona', por vota shkoi pro
Edhe deputetja e PS, Elisa Spiropali mbajti një fjalim kritik në Kuvend, për mënyrën se si po emërtohej reforma.

“Unë besoj se sot, Reforma Territoriale, nuk është një reformë. Duhet ta themi këtu hapur”, deklaroi ajo. Spiropali argumentoi se çështja nuk është thjesht sa bashki do të ketë vendi, por sa pushtet, kompetenca dhe autonomi duhet të kenë ato. Ajo kërkoi që përgjegjësia të mos shihej vetëm te kryetarët e bashkive, por në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Por kritika e saj më e drejtpërdrejtë ishte ndaj mënyrës se si drejtohen deputetët brenda partisë.
“Ne s’jemi as kartona, as njerëz pa përgjegjësi. Mënyra se si ju na drejtoheni është revoltuese. Ju thotë kryetari çfarë duhet të bëni dhe ju e bëni”, tha Spiropali.
Pra, fjalët e saj krijuan përshtypjen e një distancimi nga bindja ndaj vendimit të kryetarit, por kur erdhi momenti i votimit, Spiropali votoi pro reformës, dhe u rreshtua me ushtarët e tjerë të bindur.
Në fund, rebelimi në publik nuk e ndryshoi as rezultatin e votimit, as vendimin e mazhorancës.
Siç edhe u pa nga votimit, Braçe dhe Spiropali ngritën zërin, por kur erdhi momenti për të zgjedhur mes qëndrimit të shprehur dhe votës, iu nënshtruan urdhrit dhe presioneve të Edi Ramës duke na bindur më shumë se shashka e tyre u ndez në fjalime, por në votim nuk pati shpërthim./S.Gj-Politiko.al
Të fundit
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
16 October 2026, 13:37
Tensionet në protestën e studentëve, mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
16 October 2026, 13:22
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
16 October 2026, 13:13
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
16 October 2026, 12:59
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
16 October 2026, 11:52
Video/ "Po shkoja në punë?", momenti kur policia shoqëron me forcë të riun
16 October 2026, 11:46
"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës
16 October 2026, 11:34
Protesta studentore, Këshilli Ndërfetar thirrje institucioneve: Qytetarët të dëgjohen
16 October 2026, 11:19
"Rama në burg, Beneti në burg"/ Sulmohet selia e PS-së në Shkodër
16 October 2026, 11:00
Video/ Efektivët tentojnë t'iu bëjnë pritë, studentët e Mjekësisë çajnë kordonin policor
16 October 2026, 10:53
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
16 October 2026, 10:41
“Kush je ti të më tregosh punën mua”/ Gazetari përplaset me drejtorin e Policisë së Tiranës
16 October 2026, 10:28
"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore
16 October 2026, 10:11
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
16 October 2026, 09:55
Video/ Kush janë personat e maskuar që futen në automjetet e policisë?
16 October 2026, 09:42
BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi
16 October 2026, 08:51
Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët
16 October 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 October 2026, 07:59
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital
15 October 2026, 22:58
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës
15 October 2026, 22:32
Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!
15 October 2026, 22:14
Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda
15 October 2026, 21:43
Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin
15 October 2026, 21:25
Iu thye këmba nga policia në protestë, flet i riu: Ndjeva që u përplasa fuqishëm
15 October 2026, 21:01
Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 20:39
Tensione te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës nga tarraca
15 October 2026, 20:24
Video/ Policia e Shtetit "kthehet në bandë" pa uniformë, "rrëmben" të riun me furgon pa logo
15 October 2026, 20:07
Efektivët shihen duke hedhur gurë drejt të rinjve protestues
15 October 2026, 19:40
Fotolajm/ Flakët përfshijnë Bulevardin, polici "ngrohet"
15 October 2026, 19:24
Fëmijët e të tjerëve
15 October 2026, 19:14
Digjet kioska përballë Piramidës, zjarrfikësja nuk ndërhyn
15 October 2026, 18:36
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
15 October 2026, 18:21
Sulmi me gaz lotsjellës, i riu humb ndjenjat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 18:08
Video/ Sërish tensione te Kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit me gurë
15 October 2026, 17:57
Gazi lotsjellës 'pushton' bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 17:36
Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm
15 October 2026, 16:34
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
15 October 2026, 15:57
Policia kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët
15 October 2026, 15:47
Sulmuan policin, efektivët tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër
15 October 2026, 15:37
Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
15 October 2026, 15:12
Mëngjesi, gjumi dhe aktiviteti fizik, si të përballoni më mirë stresin
15 October 2026, 15:08
Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon
15 October 2026, 14:55
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
15 October 2026, 14:46
Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së
15 October 2026, 14:26
Fotolajm/ Policia në mbrojtje të pushtetit, si u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë gjimnazistët
15 October 2026, 14:17
Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë
15 October 2026, 14:15
Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë së Arsimit
15 October 2026, 13:39
Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste
15 October 2026, 13:33
TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve
15 October 2026, 13:21
Tensione te bashkia e Shkodrës, policia shoqëron protestuesit
15 October 2026, 13:00
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa e mbarë shqiptarëve
15 October 2026, 12:52
Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për dhunën ndaj studentëve
15 October 2026, 12:35
Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik
15 October 2026, 12:28
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim për dhunën policore ndaj mediave
15 October 2026, 12:21
Tubimi përpara Parlamentit, policia i shpërndan me gaz protestuesit
15 October 2026, 12:12
Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po nga dhuna e shtetit kush do t’i mbrojë?
15 October 2026, 12:05
Thellohet kriza, bankat mbyllin degët në Tiranë
15 October 2026, 12:05
Protesta në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim
15 October 2026, 11:51
Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen: Nuk e jap dorëheqjen
15 October 2026, 11:46
Të rinjtë thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 11:39
Vijon revolta, studentët marshojnë drejt Kuvendit
15 October 2026, 11:35
Denoncimi i studentëve: Kujdes, civilët po ju filmojnë dhe ju pyesin ku do të shkoni
15 October 2026, 11:27
PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
15 October 2026, 11:10
Tensionohet protesta dhe në Korçë, të rinjtë shkatërrojnë sinjalistikën e rrugëve
15 October 2026, 10:53
Edi Rama braktis shtetin
15 October 2026, 10:47
Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë
15 October 2026, 10:29
Policia u vihet pas gjimnazistëve, i ndalon dhe iu kontrollon çantat
15 October 2026, 10:22
Protesta/ Të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës
15 October 2026, 10:12
Delegacioni i BE-së reagon pas përshkallëzimit të protestës
15 October 2026, 10:02
Rama përballë zemërimit të qytetarëve
15 October 2026, 09:55
SPAK sekuestron telefonin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
15 October 2026, 09:43
Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
15 October 2026, 09:37
Bojkot masiv! Studentët dhe gjimnazistët në revoltë; ç'po ndodh në Tiranë dhe rrethe
15 October 2026, 09:27
Zgjerohet protesta e të rinjve, nxënësit e “Ismail Qemalit” bojkotojnë mësimin
15 October 2026, 09:16
