Flash News

E-TJERA

Rama largohet i qeshur, Braçe vë duart në kokë, prapaskenat si u miratua Reforma Territoriale në mesnatë

Rama largohet i qeshur, Braçe vë duart në kokë,

Miratimi i Reformës Territoriale në orët e vona të natës së mbrëmshme u shoqërua me tensione dhe përplasje në sallën e Kuvendit. Pas një seance maratonë, mazhoranca arriti të sigurojë 85 vota pro, ndërsa opozita votoi kundër me 34 vota.

Rama largohet i qeshur, Braçe vë duart në kokë,

Një nga momentet më të 'nxehta' ishte shfaqja në sallë e zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila prej disa seancash kishte munguar në Parlament.

Rama largohet i qeshur, Braçe vë duart në kokë,

Prania e saj në momentin e votimit të reformës shkaktoi reagime të forta nga deputetët demokratë, të cilët e pritën me thirrje si “hajdute”, “e korruptuar”, “dil jashtë” dhe “në burg”.

Rama largohet i qeshur, Braçe vë duart në kokë,

Situata u tensionua më tej kur deputetët e opozitës nisën protestën brenda sallës dhe Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, hodhi bidonë me ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke lagur edhe disa deputetë socialistë.

Rama largohet i qeshur, Braçe vë duart në kokë,

Ndërkohë, Klevis Balliu zgjodhi një tjetër mënyrë për të protestuar, duke përdorur një bori kamioni dhe duke krijuar zhurmë në sallën e seancave plenare.

Rama largohet i qeshur, Braçe vë duart në kokë,

Në krahun e mazhorancës, kamerat fiksuan edhe momente të tjera gjatë votimit, kur deputeti Erion Braçe u pa me duar në kokë, ndërsa Elisa Spiropali qëndroi në këmbë gjatë procesit të votimit.

Rama largohet i qeshur, Braçe vë duart në kokë,

Pavarësisht tensioneve, votimi përfundoi me miratimin e Reformës Territoriale me 85 vota pro dhe 34 kundër.

Pas përfundimit të votimit, kryeministri Edi Rama u largua nga salla i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe kreu i Kuvendit, Niko Peleshi. Rama u shfaq duke qeshur dhe ndaloi për disa çaste së bashku me ta, ndërsa zhvillonin një bisedë.

Rama largohet i qeshur, Braçe vë duart në kokë,Rama largohet i qeshur, Braçe vë duart në kokë,

Kështu, pas disa orësh debatesh dhe përplasjesh politike në Kuvend si dhe protesta periodike si para parlamentit, ashtu edhe në dias rrethe të vendit, mazhoranca arriti të kalojë reformën që ndryshon hartën administrative të vendit, e cila parashikon reduktimin e bashkive nga 64 në 46. 

Të fundit