Flash News

Ditari i Maxhorancës

Profilet e protestuesve/ Rama sulmon Demokratët Evropianë: Agjitatorë që përhapin marrëzira

rama-1.png

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Demokratëve Evropianë, pasi këta të fundit i kërkuan qeverisë shqiptare të japë shpjegime për mbylljen e rreth 200 profileve në rrjetet sociale që kanë pasqyruar protestat qytetare.

Në një postim në platformën X, Rama i ka cilësuar si agjitatorë dhe ka hedhur poshtë çdo përfshirje të qeverisë në çaktivizimin apo kufizimin e llogarive në rrjetet sociale.

Kryeministri shkruan se qeveria shqiptare jo vetëm që nuk ka ndërhyrë në këto llogari, por nuk disponon as kapacitetin teknik për të ndërmarrë një operacion të tillë.

"Si mund ta quajnë veten demokratë këta agjitatorë, ndërkohë që publikojnë një insinuatë vizuale kaq të turpshme? 

Kam jetuar me lojërat e fajësimit dhe të turpërimit nga kundërshtarët e mi për aq kohë sa jam në politikë. Por kur kjo formë e ulët propagande vjen nga njerëz që hiqen si demokratë europianë, është vërtet për të ardhur keq.

Po sikur e gjithë kjo farsë të vijë nga të njëjtat burime dashakeqe që ushqyen të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”, shumë prej të cilave ushqyen gjithashtu kaosin në Ceuta? Pse? E thjeshtë: për t’i dhënë sërish jetë një “revolucioni” që tashmë është shfryrë. A nuk ka kuptim kjo? Sigurisht që po. Por, me sa duket, jo për këta demokratë vetëm në emër.

Prandaj, më lejoni të jem i qartë: ne nuk kemi të bëjmë aspak me çaktivizimin apo kufizimin e ndonjë llogarie në rrjetet sociale dhe as nuk zotërojmë kapacitetin teknik për të kryer një operacion të këtij lloji.

Turp për gjithë këtë tufë dështakësh që përhapin marrëzira të tilla", shkruan Rama. 

Të fundit