Flash News

E-TJERA

Mbyllja e profileve të protestuesve, Demokratët Evropianë: Të mbrohen zërat kritikë!

121.jpg

Demokratët Evropianë kanë reaguar pas raportimeve në media për mbylljen ose kufizimin e rreth 200 profileve në Instagram, të cilat u përkasin personave që kanë marrë pjesë në protestat kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kanë publikuar materiale nga tubimet.

Në një deklaratë, PDE/EDP kërkon sqarime nga qeveria shqiptare dhe autoritetet përkatëse,pasi një veprim i tillë mund të prekë lirinë e shprehjes dhe të drejtën për të shfaqur publikisht mospajtimin politik.

Sipas demokratëve evropianë, profilet e prekura u përkisnin protestuesve dhe aktivistëve që dokumentonin zhvillimet gjatë demonstratave.

“Dje, protestuesit dhe grupet e aktivistëve në Shqipëri raportuan se rreth 200 profile në Instagram të lidhura me njerëz që merrnin pjesë në demonstrata dhe i dokumentonin ato ishin çaktivizuar ose kufizuar.

Këto akuza kërkojnë përgjigje të menjëhershme nga qeveria e Edi Ramës dhe autoritetet shqiptare. Liria e shprehjes dhe mospajtimi politik janë të drejta thelbësore demokratike. Një vend që përparon drejt anëtarësimit në BE duhet të mbrojë çdo zë kritik paqësor.”, thuhet në reagim.

Të fundit