Flash News

E SHPJEGUAR

"Orbán Syndrome" as an alarm for the EU/ How far is the Rama government from the red line?

"Orbán Syndrome" as an alarm for the EU/ How far is the Rama

The European Union is seeking guarantees against a new "Orbán" , while Albania faces investigations that have affected ministers, former ministers, the mayor of Tirana, heads of institutions and now even the former head of the secret service.

On the same day that the EU proposes new mechanisms to prevent democratic regression in new member states, including the possibility of suspending voting rights or funds in the event of serious violations of the union's values, Albania continues to face a series of investigations that have climbed the ladder of power.

The European Commission has proposed a period of up to 15 years during which new member states could face punitive measures if they show serious regression in the rule of law and democratic values. At the heart of this debate is the experience of Viktor Orbán's Hungary, where the EU has faced the difficulty of reacting to a government that, after joining the Union, was accused of violating democratic standards.

Albania, one of the countries that is moving forward in the integration process, finds itself in a paradoxical situation: while Brussels seeks guarantees that new countries will not regress after membership, the new Albanian judiciary has entered a phase where corruption investigations have affected important figures in the administration and politics.

From the incinerator file to the sterilization concession, from 5D to Erion Veliaj, Belinda Balluku, the AKSHI investigation and then the head of SHISH, Vlora Hyseni, the panorama shows a corruption that has gone higher and higher in the state hierarchy.

But how independent is justice when investigations affect people close to power, and how willing is politics to face their consequences?

Incinerators - the affair that 'burned' the government

One of the files that marked the turning point in the investigation of corruption at the highest levels of government was that of the incinerators.

SPAK's investigation extended to several proceedings related to the incinerators of Elbasan, Fier and Tirana. In December 2021, former Minister of Environment, Lefter Koka, was arrested on charges of passive corruption, abuse of office and money laundering.

The investigation was then expanded to include former Socialist Party MP Alqi Bllako, who was arrested in 2022. SPAK files also included businessmen Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, and Stela Gugallja, while the cases were sent for trial on charges related to corruption, abuse of office, and money laundering.

But the investigation did not stop at the former minister.

Në mars 2026, SPAK dërgoi për gjykim një tjetër procedim të lidhur me aferën e inceneratorëve, ku ndër të pandehurit ishte ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Sipas SPAK, ai akuzohet për nëntë raste korrupsioni pasiv dhe për përfitime që lidhen me apartamente, udhëtime, transaksione fiktive dhe një vilë në Hamallaj.

Ahmetaj ndodhet jashtë vendit, ndërsa çështja e tij tashmë është dërguar për gjykim.

Qëndrimi i Ramës gjatë kësaj historie ka qenë se përgjegjësia penale është individuale dhe se qeveria nuk mund të mbajë përgjegjësi për marrëdhënie korruptive që, sipas tij, zyrtarët mund të kenë krijuar pas procedurave shtetërore.

Rama ka këmbëngulur se përgjegjësia penale është individuale dhe se përgjegjësit për veprime korruptive duhet të përballen me drejtësinë.

Sterilizimi/ Nga koncesioni te prangat

Një tjetër dosje e rëndësishme është koncesioni i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Hetimi nisi pas kallëzimeve të bëra për mënyrën se si ishte dhënë dhe zbatuar koncesioni, i cili ishte miratuar gjatë kohës kur Ilir Beqaj ishte ministër i Shëndetësisë.

SPAK e dërgoi çështjen në gjykim në mars 2024, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre në bashkëpunim, ish-zëvendësministrin Klodian Rjepaj për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, si edhe biznesmenin Ilir Rrapaj për mashtrim me pasoja të rënda.

Sipas SPAK, komisioni i koncesionit kishte përdorur të dhëna të rreme në procesin e përgatitjes së dokumentacionit dhe studimit financiar, ndërsa Beqaj kishte miratuar e firmosur kontratën në kundërshtim me rregullat.

Në mars 2026, Gjykata e Posaçme shpalli fajtorë Klodian Rjepajn dhe Ilir Rrapajn për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Ata u dënuan me nga gjashtë vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u reduktua në katër vite.

Çështja e Ilir Beqajt vijon veçmas. Ish-ministri ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar publikisht se nuk ka vjedhur.

5D/ Tenderët që fundosën zyrtarët

SPAK nisi procedimin në prill 2023, ndërsa në mars 2024 GJKKO caktoi masa sigurie ndaj disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve.

Në qendër ishin Redi Molla, ish-drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Mariglen Qato, ish-zyrtar i bashkisë dhe institucioneve të varësisë, si dhe Taulant Tushe, ish-drejtor i Punëve Publike.

Sipas SPAK, Molla dhe Qato ishin pronarët de facto të kompanisë “5D Konstruksion”, ndërsa pronësia formale ishte regjistruar në emra të tjerë.

Hetimi zbuloi, sipas SPAK, se kompania kishte përfituar një seri kontratash publike, ndërsa prokuroria identifikoi shkelje edhe në procedura të zhvilluara nga institucione të tjera në varësi të Bashkisë së Tiranës.

Në janar 2025, SPAK njoftoi përfundimin e hetimit për disa prej procedurave të prokurimit dhe deklaroi se “5D Konstruksion”, e njëjtë me “V.A.S. Konstruksion”, ishte përfituese e kontratave publike në kundërshtim me rregullat e prokurimit.

Veliaj: Nga Bashkia në paraburgim

Në shkurt 2025, SPAK urdhëroi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai u vendos në paraburgim, ndërsa më vonë SPAK e mbylli hetimin dhe e dërgoi çështjen për gjykim.

Sipas prokurorisë, Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa akuzohen se në disa raste kanë përfituar në mënyrë të parregullt nga kompani dhe organizata që më pas kanë marrë leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Veliaj përballet me një seri akuzash, përfshirë korrupsionin pasiv në bashkëpunim, pastrimin e parave, fshehjen dhe mosdeklarimin e pasurisë dhe shpërdorimin e detyrës.

Në shkurt 2026, GJKKO e dërgoi çështjen në gjykim. Ndërkohë, në shtator 2026, Gjykata e Lartë la në fuqi vijimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Arrestimi i Veliajt shënoi një nga momentet më të forta të përplasjes politike rreth SPAK-ut. Rama reagoi ashpër në ditët e para të arrestimit, duke vënë në pikëpyetje bazën e masës së arrestit dhe mënyrën se si ishte zhvilluar hetimi.

Balluku/ Testi që qeveria nuk e kaloi

Një tjetër moment kulmor ishte hetimi ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Ballukut.

Balluku u mor e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike në lidhje me tenderin për tunelin e Llogarasë. Më pas, hetimi u zgjerua edhe në procedura të tjera prokurimi.

Në qershor 2026, SPAK njoftoi se hetimi kishte përfshirë edhe dyshimet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash dhe se ishte vendosur sekuestro preventive ndaj një vile në Dhërmi.

Në mars 2026, Parlamenti refuzoi kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të Ballukut. Pak ditë më herët, më 26 shkurt 2026, Rama e kishte shkarkuar Ballukun nga detyrat e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky episod solli një përplasje të drejtpërdrejtë mes SPAK-ut dhe mazhorancës në Kuvend. Prokuroria kërkoi autorizimin për arrestimin e një prej figurave më të rëndësishme të qeverisë, ndërsa shumica parlamentare votoi kundër.

Pas këtij vendimi, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë theksoi se “respektimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE”, duke nënvizuar nevojën për krijimin e një klime që i mundëson SPAK-ut të kryejë në mënyrë efektive detyrën e tij. 

Edhe Komisioni Evropian kishte kërkuar më herët që kërkesat për heqjen e imunitetit të trajtoheshin “pa vonesë”, ndërsa e cilësoi çdo presion apo ndërhyrje të papërshtatshme ndaj sistemit të drejtësisë si shqetësim serioz.

Në anën tjetër, Edi Rama e mbrojti Ballukun, duke këmbëngulur se ndaj saj nuk bëhej fjalë për korrupsion apo vjedhje, por për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, ndërsa kritikoi mënyrën se si SPAK kishte ndërtuar dyshimet ndaj saj.

AKSHI: Tenderët që hapën dosjen e madhe

Në vitin 2025, SPAK nisi një hetim të gjerë për procedurat e prokurimit dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Në procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025 u përfshinë zyrtarë të AKSHI-t dhe biznesmenë.

Mes emrave të hetuar ishin ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ish-zëvendësdrejtoresha Hava Delibashi, si dhe biznesmeni Ergys Agasi, ndër të tjerë.

Hetimi lidhet me dyshime për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion, pastrim parash dhe veprimtari të një grupi të strukturuar kriminal.

Në maj 2026, masa e arrestit në shtëpi ndaj Karçanajt u zëvendësua me detyrimin për t'u paraqitur.

Rama e ka mbrojtur publikisht Karçanajn, duke vlerësuar punën e saj në transformimin digjital dhe duke thënë se vetëm drejtësia mund të përcaktojë nëse ka pasur shkelje. Por hetimi i AKSHI-t do të merrte një tjetër dimension disa muaj më vonë.

Hyseni-Agasi: 508 komunikime që tronditën SHISH

Në shtator 2026, hetimi i AKSHI-t preku një prej institucioneve më sensitive të shtetit shqiptar.

Gjykata e Posaçme vendosi arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për Vlora Hysenin, në atë kohë drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Sipas SPAK, Hyseni është nën hetim për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe zbulimit të të dhënave sekrete. Hetimi lidhet me dyshimet për zbulimin e të dhënave sekrete ndaj personave të paautorizuar, ku në qendër është edhe komunikimi me biznesmenin Ergys Agasi.

Por ajo që e bëri çështjen veçanërisht sensitive ishin komunikimet me Ergys Agasin, biznesmenin që ishte nën hetim dhe në kërkim nga drejtësia.

Sipas të dhënave të publikuara nga dosja hetimore, në telefonin e Agasit janë evidentuar 508 forma komunikimi me Hysenin vetëm për periudhën 28 qershor–26 gusht 2026. Bëhet fjalë për telefonata, video-thirrje, komunikime me zë dhe mesazhe.

Në të njëjtën periudhë janë evidentuar 70 telefonata hyrëse nga Hyseni drejt Agasit, 17 telefonata dalëse nga Agasi drejt Hysenit, 28 telefonata të humbura dhe 25 telefonata pa përgjigje.

Në materialet e dosjes të publikuara në media, komunikimi përshkruhet si periodik, i përditshëm dhe i tejzgjatur.

Në një automjet të lidhur me Agasin, sipas materialeve të dosjes të publikuara në media, u gjetën edhe materiale me diagrame që ngjasojnë me të dhëna të prodhuara nga SHISH.

Hyseni, e pyetur si person me dijeni, ka pranuar komunikimin e vazhdueshëm me Agasin, por ka mohuar takime fizike dhe faktin që ai të ketë marrë informacion nga SHISH. Ajo ka deklaruar se do të jepte një përgjigje zyrtare për origjinën e materialeve.

 

Në fund, paralajmërimi i Brukselit për një “Orbán” të ri nuk ka të bëjë vetëm me atë se çfarë ndodh pasi një vend hyn në Bashkimin Evropian.

Shqipëria sot është ende në anën tjetër të kësaj dere. Por pikërisht tani po zhvillohet një test i rëndësishëm. Drejtësia e re ka kaluar nga dosjet e zyrtarëve të nivelit të mesëm te ministrat, ish-ministrat, kryebashkiak dhe drejtues të institucioneve të rëndësishme.

Pyetja është nëse ky proces do të vazhdojë i pavarur edhe kur hetimet prekin njerëzit më të fuqishëm të pushtetit dhe nëse politika do të dijë të bëjë atë që kërkon prej saj një shtet demokratik: të mos ndërhyjë kur drejtësia prek të vetët.

Because the "Orbán syndrome" doesn't start the day a country clashes with Brussels. It starts much earlier, when the government starts thinking that institutions should stop precisely where its people are affected.

And this is the test that Albania must pass before seeking guarantees from Europe: will the institutions be stronger than the government, or will the government once again find a way to set the limits of justice?/ KT, Politiko.al

Të fundit