Flash News
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
Tensione të forta në Lezhë, i mituri bie në tokë i gjakosur, pas ndjekjes nga policia (video)
Video/ "Ata janë fëmijët tanë", qytetari i del përballë efektivit: Shporruni! Kjo rini s’ka frikë
Tri arsye pse rikthimi i Berishës në SHBA nuk përbën vetëm një fitore personale
Gent Gaba
Rikthimi i Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e në veçanti në Konventën e Partisë Republikane të 9 dhe 10 shtatorit 2026, është mishërimi i shprehjes së famshme latine “Audentes fortuna iuvat”, që fjalë për fjalë do të thotë: “Fati i ndihmon të guximshmit”. Berisha luftoi dhe e sundoi fatin e tij të keq, duke mundur kundërshtarin e tij në këtë betejë, atë që ia kishte paralajmëruar sanksionimin përmes nënkuptimit me fjalinë e famshme “Sali, me dash, e kalon dot oqeanin?”.
Po ashtu, edhe dizajnuesit e këtij akti politik në administratën e mëparshme amerikane; por edhe ata që nuk u pajtuan me rikthimin e tij, mes tyre edhe autorin e këtyre radhëve. Përmes forcës politike, identifikimit te theksuar partiak dhe fuqisë simbolike që figura e tij historike mbartte tek elektorati opozitar dhe, mbi të gjitha, votës, Berisha e bëri së pari të paqenë politikisht sanksionimin në perceptimin publik, derisa stigma, e përsëritur me qindra mijëra herë nëpër media dhe rrjete sociale, kishte humbur kuptimin politik.
Duhet thënë gjithashtu se suksesi i një vendimi politik, si ai i ish-Sekretarit të Shtetit Blinken, matet me pasojat që prodhon. Nëse qëllimi i sanksionimit të Berishës ishte largimi i tij nga politika, ai dështoi, sepse prodhoi të kundërtën, rikthimin. I vetmi përfitues i atij sanksionimi mbeti Edi Rama.
Demokratët i panë vetëm sherrin, të flakur pa vullnetin e tyre në një lojë më të madhe se ata, duke sjellë përçarjen dhe kostot politike; ndërsa kryeministri konsolidoi padrejtësisht edhe më shumë pushtet, zullumi i të cilit u rrit në masë eksponenciale.
Natyrisht, kritika politike nuk është dogmë dhe, modestisht, si njëri prej atyre, ndër jo pak, që e kundërshtuan publikisht rikthimin e tij, duhet pranuar, me qetësinë që dhurojnë koha dhe distanca nga ngjarjet e së kaluarës, se heqja e sanksionimit është një zhvillim pozitiv për opozitën dhe për ekuilibrin demokratik në Shqipëri.
Ndërsa qëndresa pesëvjeçare e Berishës, përtej dakordësive apo mosdakordësive politike me të, mbetet një shembull i forcës së bindjes në politikë, edhe kur bota duket se është e gjitha kundër teje.
Sigurisht që ky rikthim ka një komponent personal, një fitore që galvanizon Berishën dhe mbështetësit e tij, të cilët qëndruan pranë tij prej ditës së parë, sepse, deri në shpikjen e politikës pa lider, udhëheqësi i një partie është një individ, me të mirat dhe të këqijat e tij, që i jep asaj trajtat e natyrës së vet karakteriale, ideore dhe të përpjekjeve që formësohen thellë në egon e çdo politikani. Kjo nuk është një veçanti shqiptare, edhe pse historia dhe kultura jonë politike janë thelbësisht të lidhura me liderët e forte. Për të mos u lodhur me shembuj të shumtë nga vendet demokratike, mjafton të kujtojmë Silvio Berlusconin në Itali dhe presidentin Trump në SHBA, të cilët kanë drejtuar dhe drejtojnë, me lidership karizmatik, parti që kanë edhe tiparet e lëvizjes dhe që gjejnë tek udhëheqësit e tyre një shtysë për të milituar në to.
Liderë të tillë janë medoemos polarizues; në fakt, të tilla janë edhe partitë politike, pasi, në esencë, janë pakica të organizuara që synojnë qeverisjen e një vendi. Por, nëse marrim si etalon Konventën e Republikanëve në të cilën mori pjesë Berisha, mund të shohim një shembull nga demokracia më e vjetër në botë se si përballja politike nuk ka kuptim jashtë realitetit dhe raportit të forcave. Në atë stadium të përshtatur për të mbajtur takimin e republikanëve, njëri pas tjetrit iu drejtuan militantëve të tyre Donald Trump, rikthimi i të cilit dukej po aq i pamundur pas vitit 2020 dhe përplasjeve në Kapitol, dhe J. D. Vance, zëvendëspresidenti i tij, që, përpara se t’i bashkohej fushatës presidenciale fituese të vitit 2024, ishte ndeshur me të si një nga kritikët më të ashpër publikë të presidentit amerikan.
Edhe pse nuk është e thënë se receta të ngjashme mund të kenë të njëjtin rezultat në kontekste të ndryshme, politika është arti i së mundurës dhe këtu mund të gjejmë disa arsye, të paktën tri, pse rikthimi i Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk përbën vetëm një fitore personale.
E para, nisur nga shembulli i J. D. Vance, pas ndryshimit të vullnetit politik në SHBA kundrejt Berishës, ky moment i ri politik është një shans për të bashkuar opozitën. Jo detyrimisht nën një logo, por kjo ngjarje shkrin akullin artificial te faktorë dhe aktorë politikë, e gjithashtu te partitë e reja, që kanë parë te qëndrimi i administratës së mëparshme amerikane një kufi për bashkëpunimin e brendshëm politik me Berishën dhe Partinë Demokratike. Zgjedhjet e vitit 2025 treguan se PD-ja ishte qendra e rëndesës së opozitës, mirëpo mungesa e një koalicioni të gjerë bëri joefektive qindra mijëra vota që mund të kishin bërë diferencën në garën elektorale, për të mos shtuar humbjen e mundësisë për të krijuar perceptimin publik të një opozite të bashkuar, që, përmes asaj që në zhargonin e politologëve quhet “ngjitja në karrocën e fitimtarit”, do t’i kishte maksimalizuar edhe më shumë votat anti-Rama.
Kjo nuk do të thotë se të gjitha partitë e reja do të jenë gati të kapin dorën e shtrirë të PD-së, por se tashmë nuk është më vetëm përgjegjësia e demokratëve të justifikojnë mosarsyet politike të aleatëve potencialë. Heqja e këtij preteksti do të lejojë të kuptojmë nëse kanë mësuar gjë nga zgjedhjet e kaluara (jo vetëm që luftuan marrëzisht njëri-tjetrin mes të rinjve, por se, të ndarë, humbjen e kanë në xhep), duke çelur perspektivën e ndërtimit të marrëdhënieve racionale dhe realiste mes partive opozitare, me marrëdhënie negociuese të bazuara mbi një program esencial të përbashkët, të formësuar si raport forcash politike që burojnë nga vota.
E dyta është e lidhur me ekuilibrin demokratik në vend, i cili ka nevojë për një simetri të aktorëve politikë në marrëdhëniet me vendet e rëndësishme perëndimore e, në veçanti, me SHBA-në. Ndryshimi i statusit të Berishës është një mundësi për të thyer monopolin e pamerituar që Edi Rama mbante në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontaktet mes demokratëve dhe administratës, kongresmenëve dhe grupeve të interesit të atjeshme nuk kanë munguar këto vite, por marrëdhënia e re e Berishës me SHBA-në lejon ridimensionimin e tyre në nivele më të larta, duke e kthyer këtë në një mundësi të artë, në muajt dhe vitet në vijim, për gjithë opozitën, për të pasur kështu një zë të fortë e të pandërmjetësuar.
E treta, dhe ndoshta më e rëndësishmja, ka të bëjë me krizën reale të Shqipërisë, zgjedhjet e lira dhe dialektikën e rregullt politike. Nga raportimet mediatike të takimeve të Berishës me përfaqësues republikanë të Kongresit dhe administratës Trump, është vërejtur një këmbëngulje te problematikat e shumta që zgjedhjet e organizuara nga pushteti i Ramës kanë regjistruar vitet e fundit, e po ashtu te lidhjet mes politikës dhe trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, çështje kjo e ndjeshme për veshët e administratës “America First”. Cilësia e zgjedhjeve në Shqipëri nuk është më vetëm një shqetësim i opozitës; krimet zgjedhore gjejnë pasqyrim të rregullt në raportet e OSBE/ODIHR-it dhe të Parlamentit Europian, ku fjalia më domethënëse, që hedh poshtë çdo proces zgjedhor, është ajo që e përshkruan si inekzistente vijën ndarëse mes partisë në pushtet dhe shtetit. Kjo autokraci elektorale, siç e cilëson edhe instituti prestigjioz V-Dem, nuk është vetëm problem i Partisë Demokratike, por një çështje me interes kombëtar që kërkon zgjidhje urgjente, e cila mund të gjejë rrugë në këtë marrëdhënie të re të Berishës, si kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend, me Shtetet e Bashkuara.
Larg cinizmit, hatërmbetjeve apo garave për të fituar rolin e “murgut” apo të “virgjëreshës” në këtë fshatin tonë politik (për kësi rastesh ndihmon një fjali e pamëshirshme e politikanit italian Pietro Nenni: “Nëse garon për të qenë i pastër, gjithmonë do të gjesh dikë më të pastër se ti që do të të pastrojë”) arsyet për ta parë me optimizëm vizitën e Berishës në SHBA janë më të shumta se ato të atyre që, në të drejtën e tyre, do të duan të struken në barrikadën e bindjeve të tyre monolite.
Por, kur faktet ndryshojnë, nuk mund të themi aq më keq për faktet.
Të fundit
Tensionet në protestën e studentëve, mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
16 October 2026, 13:22
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
16 October 2026, 13:13
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
16 October 2026, 12:59
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
16 October 2026, 11:52
Video/ "Po shkoja në punë?", momenti kur policia shoqëron me forcë të riun
16 October 2026, 11:46
"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës
16 October 2026, 11:34
Protesta studentore, Këshilli Ndërfetar thirrje institucioneve: Qytetarët të dëgjohen
16 October 2026, 11:19
"Rama në burg, Beneti në burg"/ Sulmohet selia e PS-së në Shkodër
16 October 2026, 11:00
Video/ Efektivët tentojnë t'iu bëjnë pritë, studentët e Mjekësisë çajnë kordonin policor
16 October 2026, 10:53
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
16 October 2026, 10:41
“Kush je ti të më tregosh punën mua”/ Gazetari përplaset me drejtorin e Policisë së Tiranës
16 October 2026, 10:28
"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore
16 October 2026, 10:11
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
16 October 2026, 09:55
Video/ Kush janë personat e maskuar që futen në automjetet e policisë?
16 October 2026, 09:42
BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi
16 October 2026, 08:51
Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët
16 October 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 October 2026, 07:59
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital
15 October 2026, 22:58
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës
15 October 2026, 22:32
Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!
15 October 2026, 22:14
Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda
15 October 2026, 21:43
Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin
15 October 2026, 21:25
Iu thye këmba nga policia në protestë, flet i riu: Ndjeva që u përplasa fuqishëm
15 October 2026, 21:01
Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 20:39
Tensione te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës nga tarraca
15 October 2026, 20:24
Video/ Policia e Shtetit "kthehet në bandë" pa uniformë, "rrëmben" të riun me furgon pa logo
15 October 2026, 20:07
Efektivët shihen duke hedhur gurë drejt të rinjve protestues
15 October 2026, 19:40
Fotolajm/ Flakët përfshijnë Bulevardin, polici "ngrohet"
15 October 2026, 19:24
Fëmijët e të tjerëve
15 October 2026, 19:14
Digjet kioska përballë Piramidës, zjarrfikësja nuk ndërhyn
15 October 2026, 18:36
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
15 October 2026, 18:21
Sulmi me gaz lotsjellës, i riu humb ndjenjat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 18:08
Video/ Sërish tensione te Kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit me gurë
15 October 2026, 17:57
Gazi lotsjellës 'pushton' bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 17:36
Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm
15 October 2026, 16:34
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
15 October 2026, 15:57
Policia kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët
15 October 2026, 15:47
Sulmuan policin, efektivët tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër
15 October 2026, 15:37
Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
15 October 2026, 15:12
Mëngjesi, gjumi dhe aktiviteti fizik, si të përballoni më mirë stresin
15 October 2026, 15:08
Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon
15 October 2026, 14:55
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
15 October 2026, 14:46
Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së
15 October 2026, 14:26
Fotolajm/ Policia në mbrojtje të pushtetit, si u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë gjimnazistët
15 October 2026, 14:17
Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë
15 October 2026, 14:15
Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë së Arsimit
15 October 2026, 13:39
Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste
15 October 2026, 13:33
TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve
15 October 2026, 13:21
Tensione te bashkia e Shkodrës, policia shoqëron protestuesit
15 October 2026, 13:00
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa e mbarë shqiptarëve
15 October 2026, 12:52
Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për dhunën ndaj studentëve
15 October 2026, 12:35
Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik
15 October 2026, 12:28
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim për dhunën policore ndaj mediave
15 October 2026, 12:21
Tubimi përpara Parlamentit, policia i shpërndan me gaz protestuesit
15 October 2026, 12:12
Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po nga dhuna e shtetit kush do t’i mbrojë?
15 October 2026, 12:05
Thellohet kriza, bankat mbyllin degët në Tiranë
15 October 2026, 12:05
Protesta në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim
15 October 2026, 11:51
Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen: Nuk e jap dorëheqjen
15 October 2026, 11:46
Të rinjtë thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 11:39
Vijon revolta, studentët marshojnë drejt Kuvendit
15 October 2026, 11:35
Denoncimi i studentëve: Kujdes, civilët po ju filmojnë dhe ju pyesin ku do të shkoni
15 October 2026, 11:27
PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
15 October 2026, 11:10
Tensionohet protesta dhe në Korçë, të rinjtë shkatërrojnë sinjalistikën e rrugëve
15 October 2026, 10:53
Edi Rama braktis shtetin
15 October 2026, 10:47
Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë
15 October 2026, 10:29
Policia u vihet pas gjimnazistëve, i ndalon dhe iu kontrollon çantat
15 October 2026, 10:22
Protesta/ Të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës
15 October 2026, 10:12
Delegacioni i BE-së reagon pas përshkallëzimit të protestës
15 October 2026, 10:02
Rama përballë zemërimit të qytetarëve
15 October 2026, 09:55
SPAK sekuestron telefonin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
15 October 2026, 09:43
Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
15 October 2026, 09:37
Bojkot masiv! Studentët dhe gjimnazistët në revoltë; ç'po ndodh në Tiranë dhe rrethe
15 October 2026, 09:27
Zgjerohet protesta e të rinjve, nxënësit e “Ismail Qemalit” bojkotojnë mësimin
15 October 2026, 09:16