Flash News
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
Tensione të forta në Lezhë, i mituri bie në tokë i gjakosur, pas ndjekjes nga policia (video)
Video/ "Ata janë fëmijët tanë", qytetari i del përballë efektivit: Shporruni! Kjo rini s’ka frikë
“Sindroma Orbán” si alarm për BE-në/ Sa larg është qeveria Rama nga vija e kuqe?

Bashkimi Evropian kërkon garanci kundër një “Orbáni” të ri, ndërsa Shqipëria përballet me hetime që kanë prekur ministra, ish-ministra, kryebashkiakun e Tiranës, drejtues të institucioneve dhe tashmë edhe ish-kreun e shërbimit sekret.
Në të njëjtën ditë kur BE propozon mekanizma të rinj për të parandaluar regresin demokratik të vendeve të reja anëtare, duke përfshirë edhe mundësinë e pezullimit të të drejtave të votës apo fondeve në rast të shkeljeve serioze të vlerave të unionit, Shqipëria vijon të përballet me një seri hetimesh që kanë ngjitur shkallët e pushtetit.
Komisioni Evropian ka propozuar një periudhë deri në 15 vite gjatë së cilës vendet e reja anëtare mund të përballen me masa ndëshkuese nëse shfaqin regres serioz në shtetin e së drejtës dhe vlerat demokratike. Në qendër të këtij debati është eksperienca e Hungarisë së Viktor Orbán, ku BE-ja është përballur me vështirësinë për të reaguar ndaj një qeverie që, pasi u bë pjesë e Unionit, u akuzua për cenim të standardeve demokratike.
Shqipëria, një nga vendet që po ecën përpara në procesin e integrimit, gjendet në një situatë paradoksale: ndërsa Brukseli kërkon garanci që vendet e reja të mos bëjnë regres pas anëtarësimit, drejtësia e re shqiptare ka hyrë në një fazë ku hetimet për korrupsion kanë prekur figura të rëndësishme të administratës dhe politikës.
Nga dosja e inceneratorëve te koncesioni i sterilizimit, nga 5D te Erion Veliaj, Belinda Balluku, hetimi i AKSHI-t dhe më pas kreu i SHISH, Vlora Hyseni, panorama tregon një korrupsion që ka shkuar gjithnjë e më lart në hierarkinë shtetërore.
Por, sa e pavarur është drejtësia kur hetimet prekin njerëz të afërt me pushtetin dhe sa e gatshme është politika të përballet me pasojat e tyre?
Inceneratorët - afera që 'dogji' qeverinë
Një nga dosjet më të bujshme të hetimeve për korrupsionin në nivelet e larta të qeverisjes ishte ajo e inceneratorëve.
Hetimi i SPAK u shtri në disa procedime që lidhen me inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Në dhjetor 2021 u arrestua ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, nën akuzat për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Më pas hetimi u zgjerua edhe ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili u arrestua në vitin 2022. Në dosjet e SPAK u përfshinë gjithashtu biznesmenët Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, ndërsa çështjet u dërguan për gjykim me akuza që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave.
Por hetimi nuk u ndal te ish-ministri.
Në mars 2026, SPAK dërgoi për gjykim një tjetër procedim të lidhur me aferën e inceneratorëve, ku ndër të pandehurit ishte ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Sipas SPAK, ai akuzohet për nëntë raste korrupsioni pasiv dhe për përfitime që lidhen me apartamente, udhëtime, transaksione fiktive dhe një vilë në Hamallaj.
Ahmetaj ndodhet jashtë vendit, ndërsa çështja e tij tashmë është dërguar për gjykim.
Qëndrimi i Ramës gjatë kësaj historie ka qenë se përgjegjësia penale është individuale dhe se qeveria nuk mund të mbajë përgjegjësi për marrëdhënie korruptive që, sipas tij, zyrtarët mund të kenë krijuar pas procedurave shtetërore.
Sterilizimi/ Nga koncesioni te prangat
Një tjetër dosje e rëndësishme është koncesioni i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.
Hetimi nisi pas kallëzimeve të bëra për mënyrën se si ishte dhënë dhe zbatuar koncesioni, i cili ishte miratuar gjatë kohës kur Ilir Beqaj ishte ministër i Shëndetësisë.
SPAK e dërgoi çështjen në gjykim në mars 2024, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre në bashkëpunim, ish-zëvendësministrin Klodian Rjepaj për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, si edhe biznesmenin Ilir Rrapaj për mashtrim me pasoja të rënda.
Sipas SPAK, komisioni i koncesionit kishte përdorur të dhëna të rreme në procesin e përgatitjes së dokumentacionit dhe studimit financiar, ndërsa Beqaj kishte miratuar e firmosur kontratën në kundërshtim me rregullat.
Në mars 2026, Gjykata e Posaçme shpalli fajtorë Klodian Rjepajn dhe Ilir Rrapajn për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Ata u dënuan me nga gjashtë vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u reduktua në katër vite.
Çështja e Ilir Beqajt vijon veçmas. Ish-ministri ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar publikisht se nuk ka vjedhur.
5D/ Tenderët që fundosën zyrtarët
SPAK nisi procedimin në prill 2023, ndërsa në mars 2024 GJKKO caktoi masa sigurie ndaj disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve.
Në qendër ishin Redi Molla, ish-drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Mariglen Qato, ish-zyrtar i bashkisë dhe institucioneve të varësisë, si dhe Taulant Tushe, ish-drejtor i Punëve Publike.
Sipas SPAK, Molla dhe Qato ishin pronarët de facto të kompanisë “5D Konstruksion”, ndërsa pronësia formale ishte regjistruar në emra të tjerë.
Hetimi zbuloi, sipas SPAK, se kompania kishte përfituar një seri kontratash publike, ndërsa prokuroria identifikoi shkelje edhe në procedura të zhvilluara nga institucione të tjera në varësi të Bashkisë së Tiranës.
Në janar 2025, SPAK njoftoi përfundimin e hetimit për disa prej procedurave të prokurimit dhe deklaroi se “5D Konstruksion”, e njëjtë me “V.A.S. Konstruksion”, ishte përfituese e kontratave publike në kundërshtim me rregullat e prokurimit.
Veliaj: Nga Bashkia në paraburgim
Në shkurt 2025, SPAK urdhëroi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai u vendos në paraburgim, ndërsa më vonë SPAK e mbylli hetimin dhe e dërgoi çështjen për gjykim.
Sipas prokurorisë, Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa akuzohen se në disa raste kanë përfituar në mënyrë të parregullt nga kompani dhe organizata që më pas kanë marrë leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës.
Veliaj përballet me një seri akuzash, përfshirë korrupsionin pasiv në bashkëpunim, pastrimin e parave, fshehjen dhe mosdeklarimin e pasurisë dhe shpërdorimin e detyrës.
Në shkurt 2026, GJKKO e dërgoi çështjen në gjykim. Ndërkohë, në shtator 2026, Gjykata e Lartë la në fuqi vijimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
Arrestimi i Veliajt shënoi një nga momentet më të forta të përplasjes politike rreth SPAK-ut. Rama reagoi ashpër në ditët e para të arrestimit, duke vënë në pikëpyetje bazën e masës së arrestit dhe mënyrën se si ishte zhvilluar hetimi.
Balluku/ Testi që qeveria nuk e kaloi
Një tjetër moment kulmor ishte hetimi ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Ballukut.
Balluku u mor e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike në lidhje me tenderin për tunelin e Llogarasë. Më pas, hetimi u zgjerua edhe në procedura të tjera prokurimi.
Në qershor 2026, SPAK njoftoi se hetimi kishte përfshirë edhe dyshimet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash dhe se ishte vendosur sekuestro preventive ndaj një vile në Dhërmi.
Në mars 2026, Parlamenti refuzoi kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të Ballukut. Pak ditë më herët, më 26 shkurt 2026, Rama e kishte shkarkuar Ballukun nga detyrat e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky episod solli një përplasje të drejtpërdrejtë mes SPAK-ut dhe mazhorancës në Kuvend. Prokuroria kërkoi autorizimin për arrestimin e një prej figurave më të rëndësishme të qeverisë, ndërsa shumica parlamentare votoi kundër.
Pas këtij vendimi, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë theksoi se “respektimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE”, duke nënvizuar nevojën për krijimin e një klime që i mundëson SPAK-ut të kryejë në mënyrë efektive detyrën e tij.
Edhe Komisioni Evropian kishte kërkuar më herët që kërkesat për heqjen e imunitetit të trajtoheshin “pa vonesë”, ndërsa e cilësoi çdo presion apo ndërhyrje të papërshtatshme ndaj sistemit të drejtësisë si shqetësim serioz.
Në anën tjetër, Edi Rama e mbrojti Ballukun, duke këmbëngulur se ndaj saj nuk bëhej fjalë për korrupsion apo vjedhje, por për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, ndërsa kritikoi mënyrën se si SPAK kishte ndërtuar dyshimet ndaj saj.
AKSHI: Tenderët që hapën dosjen e madhe
Në vitin 2025, SPAK nisi një hetim të gjerë për procedurat e prokurimit dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Në procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025 u përfshinë zyrtarë të AKSHI-t dhe biznesmenë.
Mes emrave të hetuar ishin ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ish-zëvendësdrejtoresha Hava Delibashi, si dhe biznesmeni Ergys Agasi, ndër të tjerë. Hetimi lidhet me dyshime për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion, pastrim parash dhe veprimtari të një grupi të strukturuar kriminal.
Në prill 2026, SPAK njoftoi sekuestrimin e pasurive me vlerë mbi 40 milionë euro në kuadër të të njëjtit procedim, duke e zgjeruar ndjeshëm përmasën e hetimit.
Në maj 2026, masa e arrestit në shtëpi ndaj Karçanajt u zëvendësua me detyrimin për t’u paraqitur.
Rama e ka mbrojtur publikisht Karçanajn, duke vlerësuar punën e saj në transformimin digjital dhe duke thënë se vetëm drejtësia mund të përcaktojë nëse ka pasur shkelje. Por hetimi i AKSHI-t do të merrte një tjetër dimension disa muaj më vonë.
Hyseni-Agasi: 508 komunikime që tronditën SHISH
Në shtator 2026, hetimi i AKSHI-t preku një prej institucioneve më sensitive të shtetit shqiptar.
Gjykata e Posaçme vendosi arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për Vlora Hysenin, në atë kohë drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Sipas SPAK, Hyseni është nën hetim për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe zbulimit të të dhënave sekrete. Hetimi lidhet me dyshimet për zbulimin e të dhënave sekrete ndaj personave të paautorizuar, ku në qendër është edhe komunikimi me biznesmenin Ergys Agasi.
Por ajo që e bëri çështjen veçanërisht sensitive ishin komunikimet me Ergys Agasin, biznesmenin që ishte nën hetim dhe në kërkim nga drejtësia.
Sipas të dhënave të publikuara nga dosja hetimore, në telefonin e Agasit janë evidentuar 508 forma komunikimi me Hysenin vetëm për periudhën 28 qershor–26 gusht 2026. Bëhet fjalë për telefonata, video-thirrje, komunikime me zë dhe mesazhe.
Në të njëjtën periudhë janë evidentuar 70 telefonata hyrëse nga Hyseni drejt Agasit, 17 telefonata dalëse nga Agasi drejt Hysenit, 28 telefonata të humbura dhe 25 telefonata pa përgjigje.
Në materialet e dosjes të publikuara në media, komunikimi përshkruhet si periodik, i përditshëm dhe i tejzgjatur.
Në një automjet të lidhur me Agasin, sipas materialeve të dosjes të publikuara në media, u gjetën edhe materiale me diagrame që ngjasojnë me të dhëna të prodhuara nga SHISH.
Hyseni, e pyetur si person me dijeni, ka pranuar komunikimin e vazhdueshëm me Agasin, por ka mohuar takime fizike dhe faktin që ai të ketë marrë informacion nga SHISH. Ajo ka deklaruar se do të jepte një përgjigje zyrtare për origjinën e materialeve.
Shqipëria përballë testit që nis para anëtarësimit
Në fund, paralajmërimi i Brukselit për një “Orbán” të ri nuk ka të bëjë vetëm me atë se çfarë ndodh pasi një vend hyn në Bashkimin Evropian.
Shqipëria sot është ende në anën tjetër të kësaj dere. Por pikërisht tani po zhvillohet një test i rëndësishëm. Drejtësia e re ka kaluar nga dosjet e zyrtarëve të nivelit të mesëm te ministrat, ish-ministrat, kryebashkiak dhe drejtues të institucioneve të rëndësishme.
Pyetja është nëse ky proces do të vazhdojë i pavarur edhe kur hetimet prekin njerëzit më të fuqishëm të pushtetit dhe nëse politika do të dijë të bëjë atë që kërkon prej saj një shtet demokratik: të mos ndërhyjë kur drejtësia prek të vetët.
Sepse “sindroma Orbán” nuk nis ditën kur një vend përplaset me Brukselin. Nis shumë më herët, kur pushteti fillon të mendojë se institucionet duhet të ndalen pikërisht aty ku preken njerëzit e tij.
Dhe ky është testi që Shqipëria duhet të kalojë para se të kërkojë garanci nga Europa: a do të jenë institucionet më të forta se pushteti, apo pushteti do të gjejë sërish një mënyrë për t’i vendosur kufijtë drejtësisë?/ K.T., Politiko.al
Të fundit
Tensionet në protestën e studentëve, mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
16 October 2026, 13:22
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
16 October 2026, 13:13
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
16 October 2026, 12:59
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
16 October 2026, 11:52
Video/ "Po shkoja në punë?", momenti kur policia shoqëron me forcë të riun
16 October 2026, 11:46
"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës
16 October 2026, 11:34
Protesta studentore, Këshilli Ndërfetar thirrje institucioneve: Qytetarët të dëgjohen
16 October 2026, 11:19
"Rama në burg, Beneti në burg"/ Sulmohet selia e PS-së në Shkodër
16 October 2026, 11:00
Video/ Efektivët tentojnë t'iu bëjnë pritë, studentët e Mjekësisë çajnë kordonin policor
16 October 2026, 10:53
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
16 October 2026, 10:41
“Kush je ti të më tregosh punën mua”/ Gazetari përplaset me drejtorin e Policisë së Tiranës
16 October 2026, 10:28
"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore
16 October 2026, 10:11
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
16 October 2026, 09:55
Video/ Kush janë personat e maskuar që futen në automjetet e policisë?
16 October 2026, 09:42
BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi
16 October 2026, 08:51
Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët
16 October 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 October 2026, 07:59
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital
15 October 2026, 22:58
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës
15 October 2026, 22:32
Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!
15 October 2026, 22:14
Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda
15 October 2026, 21:43
Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin
15 October 2026, 21:25
Iu thye këmba nga policia në protestë, flet i riu: Ndjeva që u përplasa fuqishëm
15 October 2026, 21:01
Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 20:39
Tensione te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës nga tarraca
15 October 2026, 20:24
Video/ Policia e Shtetit "kthehet në bandë" pa uniformë, "rrëmben" të riun me furgon pa logo
15 October 2026, 20:07
Efektivët shihen duke hedhur gurë drejt të rinjve protestues
15 October 2026, 19:40
Fotolajm/ Flakët përfshijnë Bulevardin, polici "ngrohet"
15 October 2026, 19:24
Fëmijët e të tjerëve
15 October 2026, 19:14
Digjet kioska përballë Piramidës, zjarrfikësja nuk ndërhyn
15 October 2026, 18:36
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
15 October 2026, 18:21
Sulmi me gaz lotsjellës, i riu humb ndjenjat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 18:08
Video/ Sërish tensione te Kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit me gurë
15 October 2026, 17:57
Gazi lotsjellës 'pushton' bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 17:36
Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm
15 October 2026, 16:34
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
15 October 2026, 15:57
Policia kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët
15 October 2026, 15:47
Sulmuan policin, efektivët tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër
15 October 2026, 15:37
Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
15 October 2026, 15:12
Mëngjesi, gjumi dhe aktiviteti fizik, si të përballoni më mirë stresin
15 October 2026, 15:08
Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon
15 October 2026, 14:55
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
15 October 2026, 14:46
Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së
15 October 2026, 14:26
Fotolajm/ Policia në mbrojtje të pushtetit, si u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë gjimnazistët
15 October 2026, 14:17
Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë
15 October 2026, 14:15
Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë së Arsimit
15 October 2026, 13:39
Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste
15 October 2026, 13:33
TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve
15 October 2026, 13:21
Tensione te bashkia e Shkodrës, policia shoqëron protestuesit
15 October 2026, 13:00
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa e mbarë shqiptarëve
15 October 2026, 12:52
Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për dhunën ndaj studentëve
15 October 2026, 12:35
Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik
15 October 2026, 12:28
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim për dhunën policore ndaj mediave
15 October 2026, 12:21
Tubimi përpara Parlamentit, policia i shpërndan me gaz protestuesit
15 October 2026, 12:12
Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po nga dhuna e shtetit kush do t’i mbrojë?
15 October 2026, 12:05
Thellohet kriza, bankat mbyllin degët në Tiranë
15 October 2026, 12:05
Protesta në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim
15 October 2026, 11:51
Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen: Nuk e jap dorëheqjen
15 October 2026, 11:46
Të rinjtë thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 11:39
Vijon revolta, studentët marshojnë drejt Kuvendit
15 October 2026, 11:35
Denoncimi i studentëve: Kujdes, civilët po ju filmojnë dhe ju pyesin ku do të shkoni
15 October 2026, 11:27
PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
15 October 2026, 11:10
Tensionohet protesta dhe në Korçë, të rinjtë shkatërrojnë sinjalistikën e rrugëve
15 October 2026, 10:53
Edi Rama braktis shtetin
15 October 2026, 10:47
Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë
15 October 2026, 10:29
Policia u vihet pas gjimnazistëve, i ndalon dhe iu kontrollon çantat
15 October 2026, 10:22
Protesta/ Të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës
15 October 2026, 10:12
Delegacioni i BE-së reagon pas përshkallëzimit të protestës
15 October 2026, 10:02
Rama përballë zemërimit të qytetarëve
15 October 2026, 09:55
SPAK sekuestron telefonin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
15 October 2026, 09:43
Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
15 October 2026, 09:37
Bojkot masiv! Studentët dhe gjimnazistët në revoltë; ç'po ndodh në Tiranë dhe rrethe
15 October 2026, 09:27
Zgjerohet protesta e të rinjve, nxënësit e “Ismail Qemalit” bojkotojnë mësimin
15 October 2026, 09:16