Flash News
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
Tensione të forta në Lezhë, i mituri bie në tokë i gjakosur, pas ndjekjes nga policia (video)
Video/ "Ata janë fëmijët tanë", qytetari i del përballë efektivit: Shporruni! Kjo rini s’ka frikë
Ron Yeffet, audiopërgjimi dhe raketat/ Deklaratat “bombë” të Arben Ahmetajt në intervistën e pestë

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është rikthyer me një seri të re akuzash në intervistën e tij të pestë me gazetarin Çim Peka në Syri TV. Në një intervistë të gjatë, Ahmetaj ka folur për një sërë çështjesh, duke nisur nga Eco Parku, procedurat e shpronësimeve dhe pretendimet për përfitime nga fëmijët e zyrtarëve, te hetimet e SPAK-ut, portet e Durrësit dhe Vlorës, Kadastra, energjia, AKSHI, Data Center-at dhe sektori i mbrojtjes.
Një pjesë e veçantë e intervistës iu kushtua kompanive Timak, Timak Defense dhe KAYO, si dhe një audiopërgjimi që, sipas Ahmetajt, daton në janar të vitit 2026. Ish-zëvendëskryeministri bëri gjithashtu pretendime për trafik të mundshëm armësh dhe përmendi rastin e një furgoni me raketa të kapur në Itali.
Në qendër të deklaratave të tij ishte sërish kryeministri Edi Rama, të cilin Ahmetaj e përshkroi me terma të ashpër, ndërsa ndaj SPAK-ut ngriti akuza për mënyrën se si po zhvillohen hetimet dhe për atë që ai e quan funksionim të “segmenteve” të drejtësisë.
“Fëmija i kreut të organizatës ka marrë para nga Eco Parku”
Një prej akuzave më të forta të ngritura nga Ahmetaj lidhet me Eco Parkun.
Duke iu referuar dokumenteve që thotë se ka në dispozicion, ish-zëvendëskryeministri pretendon se fëmija i kryeministrit ka përfituar para dhe se procedurat përkatëse janë firmosur nga vetë Rama.
“Eko Parkun. Ku e kanë Eko Parkun? Fëmija i kreut të organizatës ka marrë para, imagjino të merrte Livia ime një para nga inceneratorët. E ka firmosur kreu i organizatës për fëmijën e tij. Paratë kanë shkuar te fëmija e tij, përpara se... dhe urdhëron të bëhet edhe me procedurë të përshpejtuar ky, Oktavian Augusti.”
“18 raporte të KLSH-së, dëmi 9 miliardë euro”
Një tjetër pjesë e rëndësishme e intervistës ishte kritika ndaj institucioneve të drejtësisë dhe mënyrës se si po trajtohen abuzimet me fondet publike.
Ahmetaj tha se gjatë kohëve të fundit ka lexuar 18 raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe se në këto raporte bëhet fjalë për një dëm që, sipas përllogaritjes së tij, arrin në rreth 9 miliardë euro.
Në mënyrë të veçantë, Ahmetaj përmendi Geron Meçen, duke pretenduar se çështjet që lidhen me AKSHI-n po tentohen të “zbuten”.
“Unë kam lexuar këto kohë 18 raporte të KLSH-së. Dëmi është 9 miliardë euro. Në ato 18. KLSH-ja ka bërë 100 e ca e kusure, 200, 300. Unë jam ulur për sektorë të ndryshëm, me shëndetësinë, me shëndetësinë te këto çudira te oksigjeni, te rimbursimi...
Çudira! Çudira, te rrugët ke çudira, te energjia ke çudira, tek kadastra ke çudira, te AKSHI vazhdon Geron Meçe tani të ngrejë kokën, sepse kanë tentuar ta zbusin. Se mendojnë që shiko: "Ja futëm Gysit tashi ta zbusim një çikë, variantin e Erion Velisë, ja futëm Ben Ahmetaj, tani hajde pimë uiski se shpëtuam." Këtë, kujt ia tregoni këtë?.”
Pse SPAK nuk ndërhyn në Marinën e Durrësit dhe Kadastrën?
Ahmetaj pyeti publikisht se përse SPAK, nuk ndërhyn te projekti i Marinës së Durrësit dhe pse fokusi i hetimeve shkon në drejtime të tjera. Duke iu referuar Portit të Vlorës, ish-zv.kryeministri tha se ka pasur tendenca për t'ia dhënë atë një subjekti privat dhe duke e lidhur këtë me çështjen e arbitrazhit.
Në të njëjtën linjë, ai ngriti pyetje edhe për ish-drejtoreshën e Kadastrës, duke pretenduar se gjatë periudhës së saj janë deformuar çështje pronësie dhe janë grabitur prona.
“Këta janë, kush punon te porti i Durrësit, pse nuk ndërhyn SPAK-u atje, pse nuk e bllokon ky? Marinën e Durrësit? Apo shkon, pse merret me portin e Vlorës ti, do ta grabisë? E di dhe ku, ka pasë tendencë për t'ia dhënë. E tani vjen vërdallë se i ngelet në dorë, se Behgjet Pacollin apo kushdo që të jetë, ka për të shkuar në arbitrazh. Ore, ke dëmtuar buxhetin e shtetit 132 milionë euro, ti, me SMS-të e tua.
Edhe këta të segmentit të SPAK-ut të thonë dëmin që i kanë bërë unë buxhetit të shtetit. T'i thonë shqiptarëve çfarë dëmi kam bërë unë, një firmë ime.
Ti shkon edhe kërkon për plaçkitësen që ka bërë, është kalibër spektakolar në raport me vjedhjen, ti kërkon pezullim. Ore, çfarë e ke këtë pezullim? Unë e thashë, pezullimi nuk është autoriteti yt, pavarësisht se ligji dhe reforma e drejtësisë është konfuzuar, siç është konfuzuar gjithë pseudo-reforma. Ç'punë ke ti? Ajo është tagër e kreut të organizatës, që shkon te Bajrami dhe pastaj shkon në parlament. Shko kërko imunitetin.
Pse s'e marrin, ish-drejtoreshën e Kadastrës? E dini ti që janë të deformuar, prona, janë grabitur prona. Pse s'e marrin? E pse Benet Becin, e që është një detyrë, duhet të kishte një parim. Parimi ishte, iki nga detyra. Pse ia grisi Ben Kraja dhe Altin Dumani urdhrin e arrestit? Pse normalisht, dhe shumë mirë, Plarent Ndreca është gjykuar në liri? Pse Ilir Meta është hequr zvarrë? Pse Erion Veliajn e morën zvarrë nga zyra? Pse solle urdhër-arresti për dy muaj, deputet isha unë?.”
“Balluku emëron dhe kërcënon ministra”
Në intervistë, Ahmetaj ngriti akuza edhe ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku pretendoi se ish-zv.kryeministrja ka ndikim në emërimet ministrore dhe se ushtron presion ndaj ministrave.
Madje, sipas Ahmetajt ish-ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, duke pretenduar se ajo është “masakruar” politikisht për shkak të një ligji që, sipas tij, synonte të krijonte një mekanizëm monopolistik në sektor.
“Belinda Balluku emëron ministra. Emëron ministra dhe e kërcënon, në qoftë se ia prek ministrat. E kërcënon, e masakruan ish-ministren e Shëndetësisë për një ligj që do të bëjë ky një kartel të vetin. Po flasim për narko-shtet! Po flasim, s'ekzistojnë më tendera, nuk ekziston më ekonomi e lirë, ka 15 oligarkë që ky i fut, gjitha andej nga të dojë, o bashkangjit, njërit i bashkangjit KAYO, tjetrit i jep Jet-Bank, tjetrit portin e Durrësit, tjetrit portin e Vlorës, tjetrit andej, tjetrit tej... 15-të, këta janë.”
“Kush është Sani?”/ Ahmetaj ngre akuza për Data Center-at dhe energjinë
Një tjetër pjesë e intervistës u fokusua te Data Center-at dhe konsumi i energjisë.
Ahmetaj përmendi një person që e quan “Sani” dhe pretendoi se përmes skemave që lidhen me energjinë dhe Data Center-at mund të devijohen para nga buxheti i shtetit drejt kompanive private.
Sipas Ahmetajt, paratë dhe burimet publike po kanalizohen drejt kompanive private.
“Pra, kemi përsëri, Duranën, asgjë, janë devijuar paratë e buxhetit të shtetit nëpërmjet heqjes së taksave të paligjshme, e pastaj do vejë Sani te Durana, do prodhojë këtë Data Center-in me çmime të, dhe do gëlltisë 3.2 megavat për orë në një Data Center që ka shumë mundësi që me aq të prodhojë dhe kripto, dhe pastaj të kanalizohen lart qoftë te Jet Bank-u dhe, ëë, pastaj të atashohen edhe biznesmenë vendas të shpurës, dhe t'i jepet çmimi i cash-it.
Po sikur të vijnë 100 Data Center-a, ja jep dot çmimin e cash-it ti? Çfarë do bësh ti? E di ti sa kërkon data center, 400, sa konsumojnë? 400 pishina olimpike, energji. Si guxon ti t'ia japësh me çmimin e cash-it? Le të shkojë ta blejë në tregun e lirë ai! Pse kështu? Çfarë është ky Sani? Çfarë është ky për ty? Çfarë është ky? Është izraeliti që i referoheshe te shëndetësia? Po, s'kam asnjë gjë me Sanin, le të bëjë biznes sa të dojë. Po jo të marrë paratë e shqiptarëve ky e t'ia kalojë Sanin. Tjetra. Pse nuk jep tek, te Aruba, emrin e personit nga qeveria?.”
“Pasqyra” e “Besa” - tallje me shqiptarët
Ahmetaj ashpërsoi akuzat ndaj Ramës teksa e quajti një “manipulator” dhe e sulmoi për mënyrën se si qeveria po përpiqet të menaxhojë protestat.
Ai foli për platformat “Pasqyra” dhe “Besa”, të cilat i cilësoi si “tallje” me shqiptarët.
“Në shesh është shpirti i shqiptarëve. Është zgjuar ndërgjegjja kombëtare, e falënderoj atë gjeneratë që na dha të gjithëve një mësim të mirë. Na dha të gjithëve një mësim të mirë. U mbyt protesta, mbaroi Shqipëria. Kaq po ju them. Për këtë jam shumë, shumë i bindur.
Këto pasqyra, besa, këto janë talljet e këtij me shqiptarët. I quan... E pe ti si i nxori në protestë ky? Si tha: "Këta janë edhe..." I ka ecur manipulimi, se është manipulator kombëtar dhe ndërkombëtar, shumë më i zoti sesa manipulatorët më të mëdhenj që kemi parë ndonjëherë.”
Audio-përgjimi/ Ron Yefet, Ergys Agasi dhe kompania Timak Defense
Një prej pjesëve më të bujshme të intervistës ishte ajo që Ahmetaj e lidhi me Ron Yefet.
Ish-zëvendëskryeministri e përshkroi Yefetin si një person me shtetësi amerikane, izraelite dhe shqiptare dhe pretendoi se ai ka një marrëdhënie të hershme me kryeministrin Edi Rama, që daton sipas tij që prej vitit 2008. Ahmetaj përmendi kompaninë Timak sh.p.k. dhe tha se Yefeti zotëron 49% të saj.
Një nga deklaratat më të forta të tij ishte kur e quajti Ron Yefetin “Ergys Agasi anglishtfolës”, duke pretenduar se bëhet fjalë për një personazh që, sipas tij, është i ngjashëm me atë që ai e quan Gysi Agasi në Shqipëri.
“Bëhet fjalë për audiopërgjimin, se s'dua t'i mbaj në suspensë askënd, se nuk është ky qëllimi. Bëhet fjalë për personazhin shumë të njohur në Shqipëri tashmë, amerikano-izraelito-shqiptarin Ron Yefet. Çfarë është Ron Yefet? Ron Yefet është parë në Shqipëri në vitin 2008 dhe ka një marrëdhënie të hershme me kreun e organizatës.
Është personi që unë kam denoncuar, që ka kërkuar kreu i organizatës t'i mbyllë borxhin e Shqipërisë. Ky është pikërisht personi që Ditmir Bushatit i është kërkuar t'i dorëzohet ambasada e Nju Jork-ut tonë, për ndërtim, për Ron Yefetin. Dhe sot ka shumë elementë.
Po dua përpara të shpjegoj. Ron Yefeti është zotëruesi 49% i kompanisë Timak sh.p.k. Timak sot zotëron 80% të kompanisë Timak Defense, ndërsa 20% zotërohen nga KAYO. Pra, ne e kemi denoncuar konceptin KAYO. Do dëgjoni në audiopërgjim, koncepti KAYO si koncept kriminal shtrihet sot në të gjithë damarët financiarë të shtetit në mënyrë kriminale. Unë Ron Yefetin sot e quaj Ergys Agasi anglishtfolës. Ky personazh është identik Gysi Agasi ndërkombëtar. Identik.”
Raketat e kapura në Itali, Ahmetaj kërkon hetim nga gazetarët
Në pjesën e fundit të denoncimit, Ahmetaj bëri një pretendim edhe më serioz.
Ai u kërkoi gazetarëve investigativë të shohin rastin e një furgoni të kapur në Itali me raketa dhe sugjeroi se mund të ekzistojë një lidhje me trafikun e armëve nga Greqia drejt Shqipërisë. Ai tha se rasti duhet parë më nga afër dhe se mund të nxjerrë në dritë elementë të tjerë.
“Unë i ftoj gazetarët investigativë, shihni pak atë rastin kur në Itali u kap një furgon me raketa. Mund të zbuloni mbrapa gjëra shumë interesante të trafikut të armëve nga Greqia për në Shqipëri. Tani shikoni Timak Defense, pasqyrën financiare. Kanë marrë nga buxheti i shtetit miliarda lekë paradhënie pa pasur asnjë investim nga vetë kapitali i tyre. Është një kancer në trupin e shtetit.
Është vazhdimi i logjikës së trafikut të armëve. Dhe po ta dëgjosh, prapë i referohet tenderave. Ky... Roni, gjithmonë flet për pa tendera, sepse kreu i organizatës ja kalon paratë, do t'i shohim më pas, dhe paradhënie, pa tender. Shiheni një çikë këtë rastin ku në Itali është kapur një furgon me raketa... lufte. Pra shikojeni, se mund të ketë lidhje. Janë disa raketa që janë kapur nga autoritetet italiane në jug të Italisë që vinin nga Greqia, për të... për të prodhuar në Shqipëri.”
Të fundit
Tensionet në protestën e studentëve, mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
16 October 2026, 13:22
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
16 October 2026, 13:13
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
16 October 2026, 12:59
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
16 October 2026, 11:52
Video/ "Po shkoja në punë?", momenti kur policia shoqëron me forcë të riun
16 October 2026, 11:46
"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës
16 October 2026, 11:34
Protesta studentore, Këshilli Ndërfetar thirrje institucioneve: Qytetarët të dëgjohen
16 October 2026, 11:19
"Rama në burg, Beneti në burg"/ Sulmohet selia e PS-së në Shkodër
16 October 2026, 11:00
Video/ Efektivët tentojnë t'iu bëjnë pritë, studentët e Mjekësisë çajnë kordonin policor
16 October 2026, 10:53
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
16 October 2026, 10:41
“Kush je ti të më tregosh punën mua”/ Gazetari përplaset me drejtorin e Policisë së Tiranës
16 October 2026, 10:28
"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore
16 October 2026, 10:11
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
16 October 2026, 09:55
Video/ Kush janë personat e maskuar që futen në automjetet e policisë?
16 October 2026, 09:42
BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi
16 October 2026, 08:51
Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët
16 October 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 October 2026, 07:59
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital
15 October 2026, 22:58
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës
15 October 2026, 22:32
Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!
15 October 2026, 22:14
Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda
15 October 2026, 21:43
Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin
15 October 2026, 21:25
Iu thye këmba nga policia në protestë, flet i riu: Ndjeva që u përplasa fuqishëm
15 October 2026, 21:01
Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 20:39
Tensione te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës nga tarraca
15 October 2026, 20:24
Video/ Policia e Shtetit "kthehet në bandë" pa uniformë, "rrëmben" të riun me furgon pa logo
15 October 2026, 20:07
Efektivët shihen duke hedhur gurë drejt të rinjve protestues
15 October 2026, 19:40
Fotolajm/ Flakët përfshijnë Bulevardin, polici "ngrohet"
15 October 2026, 19:24
Fëmijët e të tjerëve
15 October 2026, 19:14
Digjet kioska përballë Piramidës, zjarrfikësja nuk ndërhyn
15 October 2026, 18:36
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
15 October 2026, 18:21
Sulmi me gaz lotsjellës, i riu humb ndjenjat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 18:08
Video/ Sërish tensione te Kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit me gurë
15 October 2026, 17:57
Gazi lotsjellës 'pushton' bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 17:36
Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm
15 October 2026, 16:34
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
15 October 2026, 15:57
Policia kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët
15 October 2026, 15:47
Sulmuan policin, efektivët tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër
15 October 2026, 15:37
Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
15 October 2026, 15:12
Mëngjesi, gjumi dhe aktiviteti fizik, si të përballoni më mirë stresin
15 October 2026, 15:08
Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon
15 October 2026, 14:55
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
15 October 2026, 14:46
Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së
15 October 2026, 14:26
Fotolajm/ Policia në mbrojtje të pushtetit, si u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë gjimnazistët
15 October 2026, 14:17
Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë
15 October 2026, 14:15
Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë së Arsimit
15 October 2026, 13:39
Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste
15 October 2026, 13:33
TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve
15 October 2026, 13:21
Tensione te bashkia e Shkodrës, policia shoqëron protestuesit
15 October 2026, 13:00
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa e mbarë shqiptarëve
15 October 2026, 12:52
Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për dhunën ndaj studentëve
15 October 2026, 12:35
Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik
15 October 2026, 12:28
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim për dhunën policore ndaj mediave
15 October 2026, 12:21
Tubimi përpara Parlamentit, policia i shpërndan me gaz protestuesit
15 October 2026, 12:12
Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po nga dhuna e shtetit kush do t’i mbrojë?
15 October 2026, 12:05
Thellohet kriza, bankat mbyllin degët në Tiranë
15 October 2026, 12:05
Protesta në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim
15 October 2026, 11:51
Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen: Nuk e jap dorëheqjen
15 October 2026, 11:46
Të rinjtë thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 11:39
Vijon revolta, studentët marshojnë drejt Kuvendit
15 October 2026, 11:35
Denoncimi i studentëve: Kujdes, civilët po ju filmojnë dhe ju pyesin ku do të shkoni
15 October 2026, 11:27
PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
15 October 2026, 11:10
Tensionohet protesta dhe në Korçë, të rinjtë shkatërrojnë sinjalistikën e rrugëve
15 October 2026, 10:53
Edi Rama braktis shtetin
15 October 2026, 10:47
Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë
15 October 2026, 10:29
Policia u vihet pas gjimnazistëve, i ndalon dhe iu kontrollon çantat
15 October 2026, 10:22
Protesta/ Të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës
15 October 2026, 10:12
Delegacioni i BE-së reagon pas përshkallëzimit të protestës
15 October 2026, 10:02
Rama përballë zemërimit të qytetarëve
15 October 2026, 09:55
SPAK sekuestron telefonin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
15 October 2026, 09:43
Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
15 October 2026, 09:37
Bojkot masiv! Studentët dhe gjimnazistët në revoltë; ç'po ndodh në Tiranë dhe rrethe
15 October 2026, 09:27
Zgjerohet protesta e të rinjve, nxënësit e “Ismail Qemalit” bojkotojnë mësimin
15 October 2026, 09:16