Flash News
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
Tensione të forta në Lezhë, i mituri bie në tokë i gjakosur, pas ndjekjes nga policia (video)
Video/ "Ata janë fëmijët tanë", qytetari i del përballë efektivit: Shporruni! Kjo rini s’ka frikë
Alfred Lela
Kur Edi Rama deklaronte pa drojë dikur se rrinte deri në katër të mëngjesit zgjuar, për të parë Gangs of London, shumëkujt mund t’i jetë dukur si një trill ose shfrim i Kryeministrit me criminal fiction pas një dite të gjatë pune.
Edi Rama sa kishte filluar atëherë dhe, për ata që nuk e njihnin mirë, edhe gënjeheshin prej piruetave të tij.
Siç u dëshmua në sa e sa dosje, përgjime dhe episode të dhënieve e marrjeve kryeministrore, kur Rama shpallte faqebotës pëlqimin për Narcos, Escobar apo Gangs of London, ishte duke shpjeguar një prirje të brendshme, jo një kalimkohe, jo një parapelqim për një zhanër të ekranit apo kinematografisë.
Rama me anë të shijeve po shpaloste alter egon, fytyrën tjetër të narcisit.
Rasti më i fundit, i Ron Yeffet, i ngarkuar siç e thotë vetë izraeliti, për të bërë punët e pista të Ramës, na bën me dije se shefi i qeverisë pas çdo skandali. ku shpërfaqet kjo anë e tij e errët, nuk zmbrapset për t’u rikthyer me vone te prirja e brendshme, por shkon edhe më thellë abysit të asaj prirjeje.
Mendjeve normale do ua merrte mendja se pas ‘skandalit Agasi’ me filmime, përgjime, sekuestrime, qilarë vere, repertor të plotë dhune e shantazhesh, Rama do të bënte një kthesë taktike. Gabim!
Ai ndërroi një koordinator vendas të krimit me një të huaj.
Ky është, me sa duket, Ron Yeffet, izraeliti që u shfaq në përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj në “Çim Peka Live” të SyriTV. Ai është globalizimi i prirjes psikopatologjike të Ramës për noir-in, të errëtën, të ndaluarën, kriminalen.
Skema është e qartë dhe, si në rastet e Camorrës, Cosa Nostrës apo klaneve të tjera të krimit ndërkombëtar, përmban kompani që fshihen brenda kompanive të tjera, për të mbuluar aktivitete të paligjshme, duke krijuar guaska mbrojtëse ligjore dhe financiare. E veçanta e rastit Yeffet është se guaska-mëmë është shteti shqiptar i prirë nga Edi Rama. Pra, është “Kayo”, e karajfilit të PS, që vepron si mbrojtëse veprimesh të jashtëligjshme kompanish të tjera, regjistruar me juridiksionin, siglën dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë.
Çka e bën këtë rast specifik dhe të sofistikuar nuk është krimi, vjedhja dhe manipulimi në vetvete, por përpjekja e Ramës për të krijuar një guaskë mbrojtëse globale për veten. Të cilën mund ta përdorë si mjet lobimi, fshehje pasurie, mbrojtje nëpërmjet lidhjeve dhe financave, si në rastin kur i rrezikohet pushteti dhe integriteti, ashtu dhe në rastin e rikthimit në pushtet, nëse bie, nesër.
Rama me “Kayo”-n dhe kompanitë e aktivitetet e Yeffetit nuk është duke gostitur mikun izraelit, por është duke lidhur fije me një botë të nëndheshme ndërkombëtare të interesave dhe lidhjeve okulte për synime krejtësisht personale.
Në këtë transaksion Shqipëria, burimet, financat dhe interesat e saj janë lënë peng.
Kjo skemë është më perfide se të tjerat, sepse synon ta bëjë Ramën pjesë të një rrjeti global, një kabale shkëmbimesh të nëndheshm,e përfitimet e të cilave nxirren nga burime dhe aktorë shtetërorë dhe shkojnë në rezerva dhe aktorë privatë.
Ky është bitcoin-i virtual i Ramës në tregun imobiliar ndërkombëtar, ku pasuria më e patundshme është rrjeti dhe interesat që lidhen me të. Rama e ka nxjerrë Shqipërinë në ankand dhe këtë ka kapur me intuitë, më mirë se asgjë tjetër, inteligjenca kolektive e protesttës, kur shpalli që në fillim “Shqipëria nuk është në shitje!’.
Ka vetëm një mënyrë për ta ndalur këtë.
Të fundit
Tensionet në protestën e studentëve, mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
16 October 2026, 13:22
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
16 October 2026, 13:13
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
16 October 2026, 12:59
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
16 October 2026, 11:52
Video/ "Po shkoja në punë?", momenti kur policia shoqëron me forcë të riun
16 October 2026, 11:46
"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës
16 October 2026, 11:34
Protesta studentore, Këshilli Ndërfetar thirrje institucioneve: Qytetarët të dëgjohen
16 October 2026, 11:19
"Rama në burg, Beneti në burg"/ Sulmohet selia e PS-së në Shkodër
16 October 2026, 11:00
Video/ Efektivët tentojnë t'iu bëjnë pritë, studentët e Mjekësisë çajnë kordonin policor
16 October 2026, 10:53
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
16 October 2026, 10:41
“Kush je ti të më tregosh punën mua”/ Gazetari përplaset me drejtorin e Policisë së Tiranës
16 October 2026, 10:28
"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore
16 October 2026, 10:11
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
16 October 2026, 09:55
Video/ Kush janë personat e maskuar që futen në automjetet e policisë?
16 October 2026, 09:42
BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi
16 October 2026, 08:51
Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët
16 October 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 October 2026, 07:59
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital
15 October 2026, 22:58
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës
15 October 2026, 22:32
Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!
15 October 2026, 22:14
Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda
15 October 2026, 21:43
Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin
15 October 2026, 21:25
Iu thye këmba nga policia në protestë, flet i riu: Ndjeva që u përplasa fuqishëm
15 October 2026, 21:01
Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 20:39
Tensione te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës nga tarraca
15 October 2026, 20:24
Video/ Policia e Shtetit "kthehet në bandë" pa uniformë, "rrëmben" të riun me furgon pa logo
15 October 2026, 20:07
Efektivët shihen duke hedhur gurë drejt të rinjve protestues
15 October 2026, 19:40
Fotolajm/ Flakët përfshijnë Bulevardin, polici "ngrohet"
15 October 2026, 19:24
Fëmijët e të tjerëve
15 October 2026, 19:14
Digjet kioska përballë Piramidës, zjarrfikësja nuk ndërhyn
15 October 2026, 18:36
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
15 October 2026, 18:21
Sulmi me gaz lotsjellës, i riu humb ndjenjat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 18:08
Video/ Sërish tensione te Kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit me gurë
15 October 2026, 17:57
Gazi lotsjellës 'pushton' bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 17:36
Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm
15 October 2026, 16:34
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
15 October 2026, 15:57
Policia kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët
15 October 2026, 15:47
Sulmuan policin, efektivët tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër
15 October 2026, 15:37
Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
15 October 2026, 15:12
Mëngjesi, gjumi dhe aktiviteti fizik, si të përballoni më mirë stresin
15 October 2026, 15:08
Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon
15 October 2026, 14:55
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
15 October 2026, 14:46
Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së
15 October 2026, 14:26
Fotolajm/ Policia në mbrojtje të pushtetit, si u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë gjimnazistët
15 October 2026, 14:17
Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë
15 October 2026, 14:15
Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë së Arsimit
15 October 2026, 13:39
Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste
15 October 2026, 13:33
TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve
15 October 2026, 13:21
Tensione te bashkia e Shkodrës, policia shoqëron protestuesit
15 October 2026, 13:00
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa e mbarë shqiptarëve
15 October 2026, 12:52
Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për dhunën ndaj studentëve
15 October 2026, 12:35
Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik
15 October 2026, 12:28
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim për dhunën policore ndaj mediave
15 October 2026, 12:21
Tubimi përpara Parlamentit, policia i shpërndan me gaz protestuesit
15 October 2026, 12:12
Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po nga dhuna e shtetit kush do t’i mbrojë?
15 October 2026, 12:05
Thellohet kriza, bankat mbyllin degët në Tiranë
15 October 2026, 12:05
Protesta në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim
15 October 2026, 11:51
Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen: Nuk e jap dorëheqjen
15 October 2026, 11:46
Të rinjtë thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 11:39
Vijon revolta, studentët marshojnë drejt Kuvendit
15 October 2026, 11:35
Denoncimi i studentëve: Kujdes, civilët po ju filmojnë dhe ju pyesin ku do të shkoni
15 October 2026, 11:27
PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
15 October 2026, 11:10
Tensionohet protesta dhe në Korçë, të rinjtë shkatërrojnë sinjalistikën e rrugëve
15 October 2026, 10:53
Edi Rama braktis shtetin
15 October 2026, 10:47
Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë
15 October 2026, 10:29
Policia u vihet pas gjimnazistëve, i ndalon dhe iu kontrollon çantat
15 October 2026, 10:22
Protesta/ Të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës
15 October 2026, 10:12
Delegacioni i BE-së reagon pas përshkallëzimit të protestës
15 October 2026, 10:02
Rama përballë zemërimit të qytetarëve
15 October 2026, 09:55
SPAK sekuestron telefonin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
15 October 2026, 09:43
Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
15 October 2026, 09:37
Bojkot masiv! Studentët dhe gjimnazistët në revoltë; ç'po ndodh në Tiranë dhe rrethe
15 October 2026, 09:27
Zgjerohet protesta e të rinjve, nxënësit e “Ismail Qemalit” bojkotojnë mësimin
15 October 2026, 09:16