Flash News
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
Tensione të forta në Lezhë, i mituri bie në tokë i gjakosur, pas ndjekjes nga policia (video)
Video/ "Ata janë fëmijët tanë", qytetari i del përballë efektivit: Shporruni! Kjo rini s’ka frikë
Arkiva/ Qershor ’93: Letra e Berishës pas dëbimit të priftit Stamos dhe ‘Fshesës’ greke drejtuar krerëve botërorë
Pjesë e rubrikës së “PRINT” që hap Politiko.al me materiale të nxjerrë nga fondet e Periodikut dhe të Librit të Biblikotekës Kombëtare. Gazeta “RD”, Tiranë, më 28.06.1993
Presidenti i Republikës Sali Berisha u dërgoi sot një letër, ku shpjegonte rrethanat e largimit të qytetarit grek Stamos dhe informonte për operacionin masiv për spastrimin e refugjatëve shqiptarë në Greqi Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Boutros -Ghali, Kryetarit të Këshillit të Sigurimit, Janes Barnuevo, Sekretarit të Përgjithshëm të KSBE, Vilhelm Hojnck, Komisioneres së Lartë për Refugjatët të Kombeve të Bashkuara, Sadako Ogata, Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Katerinë Lalumiere, Presidentit të Komisionit të Komunitetit Evropian, Zhak Delors.
Photo credit: LOUISA GOULIAMAKI/AFP via Getty Images)
Shkëlqesia Juaj,
Qëllimi i kësaj letre është t’ju bëjmë të njohur një veprim që autoritetet greke ndërmorën më 28 Qershor 1993. Policia greke filloi operacionin e dëbimit masiv të refugjatëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi duke dhënë një ndihmë për veten e familjet e tyre. Ata kanë kontribuar edhe në pasurimin e Greqisë gjë që është njohur nga qeveria greke. Deri tani, 4000 vetë janë kapur, keqtrajtuar, rrahur, grisur dokumentet dhe dëbuar me forcë për në Shqipëri pa mundur të marrin paratë e fituara dhe as plaçkat e tyre. Një shumicë e madhe e tyre ishte e pajisur me viza e leje qëndrimi të rregullta të lëshuara nga autoritetet greke.
Preteksti i një veprimi të tillë nga autoritetet greke ishte largimi nga autoritetet shqiptare lokale të Gjirokastrës të priftit grek Kosta Stamos, veprimtaria e të cilit e ka tejkaluar sferën fetare. Në këtë aktivitet ai, së bashku me qarqe të tjera politike dhe fetare greke, është angazhuar në pretendime të hapura territoriale, shpërndarje klandestine të hartave, trakteve dhe broshurave që paraqesin ose kërkojnë helenizimin dhe bashkimin e Shqipërisë së Jugut me Greqinë. Këtij aktiviteti i bëjnë jehonë edhe transmetimet e radiostacioneve greke në Korfuz e Janinë. Qëllimi i kësaj politike është minimi i vullnetit të mirë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve, paqes dhe stabilitetit, për të cilin ka aq nevojë rajoni ynë. Ajo është një shprehje e qartë e intolerancës dhe miopisë, e cila nxit armiqësinë dhe hakmarrjen në Ballkan. Për fat të keq, kësaj politike i bashkëngjiten edhe disa diplomatë e politikanë grekë duke dëmtuar kështu klimën e mirë të marrëdhënieve miqësore dypalëshe.
Gjithashtu theksojmë se qytetari grek Kosta Stamos është vetëm një arkimandrit i vetëshpallur i qytetit shqiptar të Gjirokastrës, sepse një funksion të tillë atij nuk ia lejon ta ushtrojë statuti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Për këtë sqarojmë se një vit më parë, patriarku i Stambollit në kundërshtim të plotë me statutin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe pa u konsultuar me autoritetet fetare apo shtetërore të vendit emëroi në Shqipëri katër priftërinj grekë, kryepeshkopin dhe tre arkimandritë. Pas diskutimesh, u ra dakord me kryepeshkopin që ai të qëndronte provizorisht si kryepeshkop i Shqipërisë, ndërsa emërimet e arkimandritëve të anulloheshin. Autoritetet qeveritare greke, të cilat çuditërisht kanë insistuar shumë në këtë, kanë marrë nga ne të njëjtën përgjigje.
Duke gjykuar veprimtarinë e z. Stamos në kundërshtim me ligjin kushtetues të vendit dhe statutin e Kishës Autoqefale Shqiptare, të dëmshëm për integritetin e vendit dhe për marrëdhëniet bilaterale me Greqinë, autoritetet shqiptare morën vendimin që ai të largohej nga Shqipëria. Ky vendim iu bë i njohur më parë autoriteteve greke, nëpërmjet Konsullatës së Përgjithshme greke në Gjirokastër, e cila e pranoi këtë vendim. Incidenti që u krijua gjatë zbatimit të këtij vendimi i detyrohet kryesisht qëndrimit jokorrekt të zyrtarëve të Konsullatës së Përgjithshme greke në Gjirokastër dhe autoriteteve kishtare që ndodheshin aty.
Druaj se rasti i qytetarit grek Kosta Stamos është vetëm një pretekst i një zinxhiri veprimesh hakmarrëse të një politike që mund të ketë për rrjedhojë destabilizimin e mëtejshëm të situatës në Ballkan.
Qeveria shqiptare ka pasur preokupim kryesor që në kuadrin e zbatimit të të drejtave të njeriut, t’i kushtohet një vëmendje e madhe të drejtave të pakicës greke. Ky minoritet bëhet si i tillë, mund të lëvizë lirisht, të arsimohet në gjuhën mëmë, të ushtrojë fenë e tij në gjuhën greke dhe aktualisht të shumtë janë priftërinjtë që kanë ardhur nga Greqia dhe kryejnë lirisht shërbesat fetare kudo në institucionet e kultit ortodoks pa asnjë pengesë, të ketë mediat e vetë etj. Të tëra këto të drejta, janë të realizuara në praktikë, siç e kanë vëzhguar edhe delegacione të ndryshme zyrtare të huaja.
Në këtë kontekst, dëbim masiv i shqiptarëve nga Greqia, veçanërisht i asaj shumice të madhe që është i pajisur me dokumente të rregullta si pasaporta, viza të lëshuara nga autoritetet zyrtare greke, arrestimi dhe keqtrajtimi përbën një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, të parashikuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, në konventën e 1951 dhe Protokollin e 1967 mbi Refugjatët, në Dokumentin e Kopenhagës dhe Kartën e Parisit, në konventat kundër torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, çnjerëzore apo degraduese.
Së fundi, dua të pohoj edhe njëherë se Greqia dhe populli grek i kanë dhënë një ndihmë të madhe Shqipërisë gjatë kësaj periudhe të vështirë që po kalon. Ndaj dhe ne ju kemi shprehur atyre mirënjohjen tonë. Por, natyrisht do të ishte e pakonceptueshme që ne të pranonim kushtëzimin e kësaj ndihme me cenimin e sovranitetit të vendit. Zhvillimet e tanishme, cenojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira bilaterale, të ndërtuara mbi bazën e vullnetit të mirë, për të cilat jemi të angazhuar seriozisht me kryeministrin grek z. Micotaqis.
Duke ju shprehur edhe njëherë vendosmërinë time për të punuar me përkushtim për zhvillimin e marrëdhënieve e miqësisë me Greqinë e popullin grek, kërkoj ndërhyrjen e autoritetit Tuaj dhe të organizatës që përfaqësoni në mënyrë që kësaj situate t’i jepet fund sa më parë.
Duke ju falënderuar për ndihmën tuaj, lutemi Shkëlqesia Juaj, të pranoni sigurimet e konsideratës sime më të lartë.
SALI BERISHA
Të fundit
Tensionet në protestën e studentëve, mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
16 October 2026, 13:22
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
16 October 2026, 13:13
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
16 October 2026, 12:59
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
16 October 2026, 11:52
Video/ "Po shkoja në punë?", momenti kur policia shoqëron me forcë të riun
16 October 2026, 11:46
"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës
16 October 2026, 11:34
Protesta studentore, Këshilli Ndërfetar thirrje institucioneve: Qytetarët të dëgjohen
16 October 2026, 11:19
"Rama në burg, Beneti në burg"/ Sulmohet selia e PS-së në Shkodër
16 October 2026, 11:00
Video/ Efektivët tentojnë t'iu bëjnë pritë, studentët e Mjekësisë çajnë kordonin policor
16 October 2026, 10:53
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
16 October 2026, 10:41
“Kush je ti të më tregosh punën mua”/ Gazetari përplaset me drejtorin e Policisë së Tiranës
16 October 2026, 10:28
"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore
16 October 2026, 10:11
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
16 October 2026, 09:55
Video/ Kush janë personat e maskuar që futen në automjetet e policisë?
16 October 2026, 09:42
BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi
16 October 2026, 08:51
Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët
16 October 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 October 2026, 07:59
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital
15 October 2026, 22:58
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës
15 October 2026, 22:32
Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!
15 October 2026, 22:14
Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda
15 October 2026, 21:43
Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin
15 October 2026, 21:25
Iu thye këmba nga policia në protestë, flet i riu: Ndjeva që u përplasa fuqishëm
15 October 2026, 21:01
Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 20:39
Tensione te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës nga tarraca
15 October 2026, 20:24
Video/ Policia e Shtetit "kthehet në bandë" pa uniformë, "rrëmben" të riun me furgon pa logo
15 October 2026, 20:07
Efektivët shihen duke hedhur gurë drejt të rinjve protestues
15 October 2026, 19:40
Fotolajm/ Flakët përfshijnë Bulevardin, polici "ngrohet"
15 October 2026, 19:24
Fëmijët e të tjerëve
15 October 2026, 19:14
Digjet kioska përballë Piramidës, zjarrfikësja nuk ndërhyn
15 October 2026, 18:36
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
15 October 2026, 18:21
Sulmi me gaz lotsjellës, i riu humb ndjenjat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 18:08
Video/ Sërish tensione te Kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit me gurë
15 October 2026, 17:57
Gazi lotsjellës 'pushton' bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 17:36
Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm
15 October 2026, 16:34
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
15 October 2026, 15:57
Policia kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët
15 October 2026, 15:47
Sulmuan policin, efektivët tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër
15 October 2026, 15:37
Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
15 October 2026, 15:12
Mëngjesi, gjumi dhe aktiviteti fizik, si të përballoni më mirë stresin
15 October 2026, 15:08
Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon
15 October 2026, 14:55
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
15 October 2026, 14:46
Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së
15 October 2026, 14:26
Fotolajm/ Policia në mbrojtje të pushtetit, si u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë gjimnazistët
15 October 2026, 14:17
Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë
15 October 2026, 14:15
Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë së Arsimit
15 October 2026, 13:39
Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste
15 October 2026, 13:33
TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve
15 October 2026, 13:21
Tensione te bashkia e Shkodrës, policia shoqëron protestuesit
15 October 2026, 13:00
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa e mbarë shqiptarëve
15 October 2026, 12:52
Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për dhunën ndaj studentëve
15 October 2026, 12:35
Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik
15 October 2026, 12:28
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim për dhunën policore ndaj mediave
15 October 2026, 12:21
Tubimi përpara Parlamentit, policia i shpërndan me gaz protestuesit
15 October 2026, 12:12
Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po nga dhuna e shtetit kush do t’i mbrojë?
15 October 2026, 12:05
Thellohet kriza, bankat mbyllin degët në Tiranë
15 October 2026, 12:05
Protesta në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim
15 October 2026, 11:51
Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen: Nuk e jap dorëheqjen
15 October 2026, 11:46
Të rinjtë thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 11:39
Vijon revolta, studentët marshojnë drejt Kuvendit
15 October 2026, 11:35
Denoncimi i studentëve: Kujdes, civilët po ju filmojnë dhe ju pyesin ku do të shkoni
15 October 2026, 11:27
PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
15 October 2026, 11:10
Tensionohet protesta dhe në Korçë, të rinjtë shkatërrojnë sinjalistikën e rrugëve
15 October 2026, 10:53
Edi Rama braktis shtetin
15 October 2026, 10:47
Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë
15 October 2026, 10:29
Policia u vihet pas gjimnazistëve, i ndalon dhe iu kontrollon çantat
15 October 2026, 10:22
Protesta/ Të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës
15 October 2026, 10:12
Delegacioni i BE-së reagon pas përshkallëzimit të protestës
15 October 2026, 10:02
Rama përballë zemërimit të qytetarëve
15 October 2026, 09:55
SPAK sekuestron telefonin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
15 October 2026, 09:43
Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
15 October 2026, 09:37
Bojkot masiv! Studentët dhe gjimnazistët në revoltë; ç'po ndodh në Tiranë dhe rrethe
15 October 2026, 09:27
Zgjerohet protesta e të rinjve, nxënësit e “Ismail Qemalit” bojkotojnë mësimin
15 October 2026, 09:16