Flash News
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
Tensione të forta në Lezhë, i mituri bie në tokë i gjakosur, pas ndjekjes nga policia (video)
Video/ "Ata janë fëmijët tanë", qytetari i del përballë efektivit: Shporruni! Kjo rini s’ka frikë
Arkiva/ A ka thënë Bismarku “Shqipëria është një ‘shprehje gjeografike’ apo është shpikje serbe?
nga JUSUF BUXHOVI
Ky shkrim është pjesë e rubrikës “Arkiva PRINT” që hap Politiko.al me materiale të nxjerrë nga fondet e Periodikut dhe të Librit të Biblikotekës Kombëtare. Botuar në Gazeta “RD”, e shtunë 4 mars 1995, faqe 2. Marrë nga gazeta “Rilindja” e Kosovës.
Ka kohë që thuhet se kancelari i parë gjerman, Bismarku, gjatë kongresit të Berlinit gjoja ka thënë se “Shqipëria është vetëm koncept gjeografik, ndërsa shqiptarët nuk ekzistojnë”!
Faktet historike tregojnë se Bismarku në mbledhjen e shtatë të Kongresit të Berlinit dhe atë të trembëdhjetë shqiptarët i zë ngoje “si popull etnik evropian që ka hapësirën e vet, e cila duhet të ruhet e paprekur në kuadër të Perandorisë otomane”.
U bënë më shumë se njëqind vjet që kur spekullohet me një thënie të kancelarit të parë gjerman, Bismarkut, se gjoja ka thënë se “Shqipëria është vetëm koncept gjeografik, ndërsa shqiptarët nuk ekzistojnë”! Farkëtuesit e këtij konstatimi, në radhë të parë historianët serbomëdhej në krye me Çubriloviqin, Haxhivasilevin, Garashaninin e të tjerë që vijnë deri në ditët tona, gjithnjë kanë cituar një “studim’ të Vladan Gjorgjeviqit (përndryshëm kryeministër i Serbisë në prag të Luftës së Parë botërore), ku ai një libër pamflet kundër shqiptarëve, të botuar në vitin 1913 në disa gjuhë dhe në disa qendra evropiane, sjell mendimin e Bismarkut “të cituar nga dokumentet e Kongresit të Berlinit. Këtë “zbulim spektakolar historik” Gjorgjeviqi e përdori qëllimisht për t’i ushqyer qarqet e prirura antishqiptare gjatë dhe pas mbajtjes së mbledhjes së Konferencës së ambasadorëve në Londër (1913), në mënyrë që ata të kenë “një argument’ më tepër që të mos u lejohej shqiptarëve shteti, sepse diçka e tillë nuk ka qenë asnjëherë në projektet e kancelarive evropiane që nga Kongresi i Berlinit e tutje, kur është hartuar harta e re e Ballkanit.
E vërteta, megjithatë, është tjetërfarë. Gjykuar nga dokumentet origjinale të kongresit të Berlinit që ruhen në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë gjermane në Bon, si dhe nga dokumentet që u botuan në Gjermani me rastin e kremtimit të njëqindvjetorit të mbajtjes së Kongresit të Berlinit në një vëllim të madh nga “Herald Boldt Geiss”, mund të thuhet se ky “konstatim” i Gjorgjeviqit nuk ekziston fare. Në seancën e dhjetë, së cilës i referohet Gjorgjeviqi, shihet qartë se çështja shqiptare nuk është zënë ngoje fare. Përkundrazi, për shqiptarët dhe problemet e tyre që lidhen me Serbinë dhe Malin e Zi bëhet fjalë në dy seanca të tjera: në atë të shtatën dhe në të trembëdhjetën. Në seancën e shtatë, të datës 26 qershor 1878, në të cilën u bë fjalë për Serbinë dhe kufirin e saj të ri në drejtim të Bosnjes dhe të Portës në pikën katër të vendimeve të seancës, në mënyrë deçizive Bismarku formulon këtë konstatim.
“Kazatë shqiptare: Vushtria, Karshumlia, Yrkyp (Prokuple) dhe Leskovici nuk duhen të ndahen nga Porta. Nëse Kongresi do të vendoste që një pjesë e kësaj hapësire të shkëputet, pjesa Prepolac-Shluht (Takhali Khan Getsidi) pjesët midis Karshumlisë dhe Prishtinës duhet të mbesin në Turqi, në mënyrë që të ruhet rrethi i Prishtinës dhe i Vranjës, të cilat njëherë duhet të paraqesin pjesën veriore të kufirit të Portës”.
Ky pasus i protokollit të Kongresit gjendet edhe në botimin komplet të materialeve të Kongresit të Berlinit, botuar nga Imanuel Geiss (në faqen 238).
Në paragrafin shtesë të protokollit të tetë, në pikën dy, po ashtu Bismarku gjatë dokumentit fjalëpërfjalë angazhohet që “Rrethet shqiptare Rozhaja dhe Gucija, si dhe Malësia e Hotit dhe e Kelmendit, po ashtu të banuara me popullatë shqiptare, t’i mbesin Portës”, (shih faqe 258). Në pikën c të të njëjtit protokoll prapë ndeshim propozimin e Bismarkut në këtë formë decidive që i është paraqitur kongresit, e ku thuhet:
“Pasi qe rrethi i Tivarit, bashkë me qytetin banohet eskluzivisht prej shqiptarëve, duhet të mbetet nën mbikqyrjen e Portës” (shih faqe 259).
Nga protokolli i seancës së shtatë dhe anekset që iu bënë protokollit të seancës së tetë, angazhimet e Bismarkut janë të qarta në të mirë të ruajtjes së etnisë shqiptare. Ato që gjenden në proceset e mbledhjeve flasin se Bismarku ka qenë tepër precis dhe decidiv në përcaktimin e territoreve shqiptare dhe të etnisë shqiptare. Në seancën e shtatë të datës 26 qershor ai i përcakton si shqiptarë “për nga popullata dhe etnia” kazatë e Vushtrisë, Kurshumlisë, Shkupit, dhe të Leskocit, si dhe propozon që ato të mbesin edhe më tutje nën mbikqyrjen e Portës, pikërisht pse ato janë të banuara me shqiptarë. Në protokollin e seancës së dymbëdhjetë të datës 4 korrik Bismarku kërkon që përfaqësuesi i Turqisë në Kongres, Mehmet Ali Pasha, të deklarohet se Turqia do të mbrojë popujt joturq në Ballkan, në radhë të parë shqiptarët, sllavët dhe hebrenjtë dhe se duhet të angazhohet që Porta të rifillojë sa më parë reformën territoriale dhe politike të Perandorisë për t’i mbrojtur këta popuj, të cilët sipas konceptit gjerman, duhej të mbeteshin edhe një kohë në kuadër të Portës, në mënyrë që të mos copëtoheshin midis shteteve sllave të Ballkanit. Përfaqësuesi turk Mehmet Ali pasha, në mbledhjen e 4 korrikut, pas insistimit të Bismarkut, do të deklarojë, e kjo do të shënohet në protokoll “se Porta do të respektojë veçoritë etnike të qyteteve dhe krahinave shqiptare si Plava, Gucia, Tivari...” Në të njëjtin protokoll madje shënohet fjala përfundimtare e Mehmet Ali Pashës ku thuhet: Tivari shqiptar nuk mund t’i shkëputet Shqipërisë (faqe 296).
Në seancën e trembëdhjetë të Kongresit, të mbajtur me 5 korrik, ku bëhet fjalë për disa privilegje dhe njëfarë si autonomi të Mirditës, që kërkohet nga Austro-Hungaria dhe Franca, Bismarku diskutimin e hap me fjalët: “Duhet të bisedojmë edhe për një përmasë të çështjes shqiptare”. Pra, ai edhe veçimin e qëllimshëm të Mirditës nga ana e Austro-Hungarisë dhe Francës, që kërkonin të shtrohej në “kuadër të disa privilegjeve”, e konsideronte si segment të çështjes shqiptare. Po të ishte, siç pohon Vladan Gjorgjeviqi dhe historiografia serbe, Bismarku fare nuk do t’i zinte në gojë rrethet shqiptare, qytetet shqiptare apo edhe te fliste për dimensionin e një përmase shqiptare, siç e konsideronte çështjen e Mirditës.
Në dobi të këtij konstatimi flet edhe një material tjetër që ruhet në Arkivin Shtetëror gjerman në Bon. Fjala është për hartën e re të Ballkanit dhe të pjesës evropiane të Perandorisë Otomane, që iu prezantua diplomatëve në Berlin nga ana e Bismarkut pas mbylljes së Kongresit. Në këtë hartë shihet qartë përkufizimi etnik i tokave shqiptare dhe i Shqipërisë së mbetur në kuadër të Portës – në veri shkon deri te Vranja- në lindje, zbret kah Tetova deri në Ohër dhe shkon në jug deri në Janinë dhe Artë. Kjo hartë ka qëndruar një kohë të gjatë në kabinetin e Bismarkut.
Megjithatë, spekulimi i qëllimshëm i Gjorgjeviqit dhe i historiografisë rreth Bismarkut është bërë “fakt historik” edhe për shumë historianë shqiptarë, të cilët edhe sot e gjithë ditën citojnë atë që nuk e ka thënë kancelari gjerman. Nga mosnjohja e fakteve, veçmas e materialeve origjinale të Kongresit të Berlinit dhe dokumenteve të tjera që janë botuar rreth kësaj konference tepër të rëndësishme për Ballkanin dhe për ne, historiografia shqiptare këtë kapitull ende e trajton në bazë të ngarkesave ideologjike apo të referencave spekulative të marra nga të huajt. Është koha që të hulumtohen që të gjitha dokumentet dhe të dilet me një qëndrim të qartë, të plotë dhe shkencor rreth Kongresit të Berlinit dhe çështjeve të tjera, të cilat ende gjithnjë janë të mistifikura, të pandriçuara apo të keqinterpretuara.
Të fundit
Tensionet në protestën e studentëve, mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
16 October 2026, 13:22
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
16 October 2026, 13:13
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
16 October 2026, 12:59
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
16 October 2026, 11:52
Video/ "Po shkoja në punë?", momenti kur policia shoqëron me forcë të riun
16 October 2026, 11:46
"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës
16 October 2026, 11:34
Protesta studentore, Këshilli Ndërfetar thirrje institucioneve: Qytetarët të dëgjohen
16 October 2026, 11:19
"Rama në burg, Beneti në burg"/ Sulmohet selia e PS-së në Shkodër
16 October 2026, 11:00
Video/ Efektivët tentojnë t'iu bëjnë pritë, studentët e Mjekësisë çajnë kordonin policor
16 October 2026, 10:53
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
16 October 2026, 10:41
“Kush je ti të më tregosh punën mua”/ Gazetari përplaset me drejtorin e Policisë së Tiranës
16 October 2026, 10:28
"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore
16 October 2026, 10:11
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
16 October 2026, 09:55
Video/ Kush janë personat e maskuar që futen në automjetet e policisë?
16 October 2026, 09:42
BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi
16 October 2026, 08:51
Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët
16 October 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 October 2026, 07:59
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital
15 October 2026, 22:58
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës
15 October 2026, 22:32
Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!
15 October 2026, 22:14
Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda
15 October 2026, 21:43
Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin
15 October 2026, 21:25
Iu thye këmba nga policia në protestë, flet i riu: Ndjeva që u përplasa fuqishëm
15 October 2026, 21:01
Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 20:39
Tensione te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës nga tarraca
15 October 2026, 20:24
Video/ Policia e Shtetit "kthehet në bandë" pa uniformë, "rrëmben" të riun me furgon pa logo
15 October 2026, 20:07
Efektivët shihen duke hedhur gurë drejt të rinjve protestues
15 October 2026, 19:40
Fotolajm/ Flakët përfshijnë Bulevardin, polici "ngrohet"
15 October 2026, 19:24
Fëmijët e të tjerëve
15 October 2026, 19:14
Digjet kioska përballë Piramidës, zjarrfikësja nuk ndërhyn
15 October 2026, 18:36
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
15 October 2026, 18:21
Sulmi me gaz lotsjellës, i riu humb ndjenjat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 18:08
Video/ Sërish tensione te Kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit me gurë
15 October 2026, 17:57
Gazi lotsjellës 'pushton' bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 17:36
Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm
15 October 2026, 16:34
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
15 October 2026, 15:57
Policia kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët
15 October 2026, 15:47
Sulmuan policin, efektivët tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër
15 October 2026, 15:37
Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
15 October 2026, 15:12
Mëngjesi, gjumi dhe aktiviteti fizik, si të përballoni më mirë stresin
15 October 2026, 15:08
Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon
15 October 2026, 14:55
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
15 October 2026, 14:46
Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së
15 October 2026, 14:26
Fotolajm/ Policia në mbrojtje të pushtetit, si u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë gjimnazistët
15 October 2026, 14:17
Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë
15 October 2026, 14:15
Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë së Arsimit
15 October 2026, 13:39
Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste
15 October 2026, 13:33
TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve
15 October 2026, 13:21
Tensione te bashkia e Shkodrës, policia shoqëron protestuesit
15 October 2026, 13:00
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa e mbarë shqiptarëve
15 October 2026, 12:52
Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për dhunën ndaj studentëve
15 October 2026, 12:35
Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik
15 October 2026, 12:28
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim për dhunën policore ndaj mediave
15 October 2026, 12:21
Tubimi përpara Parlamentit, policia i shpërndan me gaz protestuesit
15 October 2026, 12:12
Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po nga dhuna e shtetit kush do t’i mbrojë?
15 October 2026, 12:05
Thellohet kriza, bankat mbyllin degët në Tiranë
15 October 2026, 12:05
Protesta në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim
15 October 2026, 11:51
Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen: Nuk e jap dorëheqjen
15 October 2026, 11:46
Të rinjtë thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 11:39
Vijon revolta, studentët marshojnë drejt Kuvendit
15 October 2026, 11:35
Denoncimi i studentëve: Kujdes, civilët po ju filmojnë dhe ju pyesin ku do të shkoni
15 October 2026, 11:27
PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
15 October 2026, 11:10
Tensionohet protesta dhe në Korçë, të rinjtë shkatërrojnë sinjalistikën e rrugëve
15 October 2026, 10:53
Edi Rama braktis shtetin
15 October 2026, 10:47
Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë
15 October 2026, 10:29
Policia u vihet pas gjimnazistëve, i ndalon dhe iu kontrollon çantat
15 October 2026, 10:22
Protesta/ Të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës
15 October 2026, 10:12
Delegacioni i BE-së reagon pas përshkallëzimit të protestës
15 October 2026, 10:02
Rama përballë zemërimit të qytetarëve
15 October 2026, 09:55
SPAK sekuestron telefonin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
15 October 2026, 09:43
Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
15 October 2026, 09:37
Bojkot masiv! Studentët dhe gjimnazistët në revoltë; ç'po ndodh në Tiranë dhe rrethe
15 October 2026, 09:27
Zgjerohet protesta e të rinjve, nxënësit e “Ismail Qemalit” bojkotojnë mësimin
15 October 2026, 09:16