Flash News
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
Tensione të forta në Lezhë, i mituri bie në tokë i gjakosur, pas ndjekjes nga policia (video)
Video/ "Ata janë fëmijët tanë", qytetari i del përballë efektivit: Shporruni! Kjo rini s’ka frikë

Aida Baro është përkthyese e njohur dhe redaktore letrare. Përzgjedhja e saj për Politiko.al vijon si më poshtë:

1. “Të mbyturit dhe të shpëtuarit” nga Primo Levi është një lexim i detyrueshëm për këdo që do të kuptojë më mirë natyrën njerëzore në stadin e saj më të errët. Tashmë pas dy librave të parë “A është vallë njeri” dhe “Armëpushimi”, ku rrëfehet përvoja personale në Lagerin nazist, Primo Levi, përmes tetë eseve, na sjell një reflektim të thellë mbi marrëdhëniet e njeriut me kujtesën e poshtërimit, mbi atë shtresë të burgosurish të privilegjuar që Levi e quan “zona gri”, mbi dhunën e padobishme, të ushtruar e të pësuar, mbi gjendjen e intelektualit në Aushvic, komunikimin dhe stereotipet etj.

2. “Jeta e shkurtër e Lukas Santanës”, shkruar nga Elvira Dones, është një rrëfim prekës dhe një reflektim mbi të drejtën e jetës. Lukasi, një djalosh i ri, një gangster i vogël, dënohet me vdekje për një krim që nuk e ka kryer. Në roman gërshetohen dashuria e jashtëzakonshme e dy të rinjve, Lukasit dhe Beatrisit me probleme të thella sociale si dhuna në familje, emigracioni, pamundësia e shtresave të margjinalizuara t’i shpëtojnë mjerimit ku kanë rënë etj. Një lexim që do ta sugjeroja fort për adoleshentët.

3. “E ardhmja” nga Marc Auge, përkthyer nga Mikaela Minga. Në një shoqëri konsumi, ku vetmia bëhet përditë e më e madhe, ku njerëzit më shumë i referohen së shkuarës, ose nuk kanë asnjë ide për çfarë do të ndodhë nesër, “E ardhmja” kolektive duket seriozisht e rrezikuar. Një reflektim me stil filozofik mbi të nesërmen e njerëzimit.

4. “Jetë burgu”, shkruar nga Fatos Lubonja. Janë 12 rrëfime, kujtime të tijat, për “personazhe” do t’i quaja, por në fakt janë njerëz me të cilët Lubonja ka jetuar dhe ka ndarë 17 vjetët e kaluar në burgjet e diktaturës. Janë njerëz “të çuditshëm”, por të mbushur me një humanizëm të jashtëzakonshëm. Është një lexim i detyrueshëm për të gjithë shqiptarët, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur gjatë diktaturës, por edhe për të mos harruar të shkuarën. Përtej dëshmisë për jetën e përditshme në burg, të mjerë dhe të tmerrshme nga çdo pikëpamje, këto rrëfime kanë dhe një përmasë letrare të spikatur.

5. “Solo”, poezi nga Alfred Lela. Një befasi shumë e bukur ky vëllim me poezi, ku mendimi dhe ndjenja gërshetohen më së miri. Vëllimi është i ndarë në cikle dhe dallohet qartë ndryshimi që ka pësuar autori ndër vite. Qysh në ciklin e universitetit ndihet mendimi i thellë, përpunimi i ngjarjeve disi hermetikisht (në disa poezi, sidomos për nga forma dhe ritmi, më kujton Ungaretti-n), duke e ngritur ngjarjen a ndjesinë nga përditshmëria dhe rëndomësia e duke e shndërruar në poezi.

6. “Erërat që trazojnë mjegullat”, roman i shkrimtarit të ri Ervin Nezha. Me një stil tërheqës, herë ironik, herë epik, autori na risjell një lexim ndryshe të legjendës së Gjergj Elez Alisë.

7. “Një dashuri”, letrat e shkëmbyera mes shkrimtarit Petro Marko dhe bashkëshortes së tij, Safos. Është zbulimi i një lidhjeje të fortë shpirtërore, që do të ishte kolona mbajtëse e një familjeje të shënjuar nga fataliteti.

8. “Caro Pier Paolo”, shkruar nga Dacia Maraini, në kujtim të intelektualit të jashtëzakonshëm italian Pier Paolo Pasolini. Miqësia mes tij, Marainit dhe Alberto Moravia-s, rrëfime mbi dashurinë e kulluar me Maria Callas-in, mbi natyrën e tij të koklavitur si njeri e si intelektual. Një rrëfim thellësisht poetik dhe mallëngjyes për Pasolini-n.

9. “Jo-vendet” nga Marc Auge, përkthyer nga Ledi Shamku-Shkreli. Në një botë supermoderne, superfrenetike, ku çdo gjë zëvendësohet sakaq nga gjëra të tjera, ku nuk kemi kohë të lidhemi pas sendeve, pas vendeve, pas kujtimeve, rendim nëpër avionë e makina për të ikur s’dimë se ku, duke u gjendur në vende që ndiejmë se nuk u përkasim, në jo-vende ku ndihemi të huaj.

10. “Provinca” shkruar nga Liridon Mulaj. Është një roman, ku do ta gjejnë veten shumë prej lexuesve. Si është të çlirohesh nga mbërthimi rrënues i provincës fizike dhe asaj që kemi brenda nesh? Arrijmë dot vërtet të çlirohemi prej saj dhe të rilindim si njerëz të tjerë? Por së pari, duhet t’i bëjmë llogaritë me frikërat tona, me komplekset tona, shkurt, të shohim veten në sy dhe t’i themi të vërtetën.
Të fundit
Tensionet në protestën e studentëve, mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
16 October 2026, 13:22
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
16 October 2026, 13:13
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
16 October 2026, 12:59
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
16 October 2026, 11:52
Video/ "Po shkoja në punë?", momenti kur policia shoqëron me forcë të riun
16 October 2026, 11:46
"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës
16 October 2026, 11:34
Protesta studentore, Këshilli Ndërfetar thirrje institucioneve: Qytetarët të dëgjohen
16 October 2026, 11:19
"Rama në burg, Beneti në burg"/ Sulmohet selia e PS-së në Shkodër
16 October 2026, 11:00
Video/ Efektivët tentojnë t'iu bëjnë pritë, studentët e Mjekësisë çajnë kordonin policor
16 October 2026, 10:53
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
16 October 2026, 10:41
“Kush je ti të më tregosh punën mua”/ Gazetari përplaset me drejtorin e Policisë së Tiranës
16 October 2026, 10:28
"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore
16 October 2026, 10:11
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
16 October 2026, 09:55
Video/ Kush janë personat e maskuar që futen në automjetet e policisë?
16 October 2026, 09:42
BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi
16 October 2026, 08:51
Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët
16 October 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 October 2026, 07:59
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital
15 October 2026, 22:58
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës
15 October 2026, 22:32
Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!
15 October 2026, 22:14
Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda
15 October 2026, 21:43
Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin
15 October 2026, 21:25
Iu thye këmba nga policia në protestë, flet i riu: Ndjeva që u përplasa fuqishëm
15 October 2026, 21:01
Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 20:39
Tensione te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës nga tarraca
15 October 2026, 20:24
Video/ Policia e Shtetit "kthehet në bandë" pa uniformë, "rrëmben" të riun me furgon pa logo
15 October 2026, 20:07
Efektivët shihen duke hedhur gurë drejt të rinjve protestues
15 October 2026, 19:40
Fotolajm/ Flakët përfshijnë Bulevardin, polici "ngrohet"
15 October 2026, 19:24
Fëmijët e të tjerëve
15 October 2026, 19:14
Digjet kioska përballë Piramidës, zjarrfikësja nuk ndërhyn
15 October 2026, 18:36
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
15 October 2026, 18:21
Sulmi me gaz lotsjellës, i riu humb ndjenjat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 18:08
Video/ Sërish tensione te Kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit me gurë
15 October 2026, 17:57
Gazi lotsjellës 'pushton' bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 17:36
Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm
15 October 2026, 16:34
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
15 October 2026, 15:57
Policia kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët
15 October 2026, 15:47
Sulmuan policin, efektivët tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër
15 October 2026, 15:37
Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
15 October 2026, 15:12
Mëngjesi, gjumi dhe aktiviteti fizik, si të përballoni më mirë stresin
15 October 2026, 15:08
Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon
15 October 2026, 14:55
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
15 October 2026, 14:46
Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së
15 October 2026, 14:26
Fotolajm/ Policia në mbrojtje të pushtetit, si u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë gjimnazistët
15 October 2026, 14:17
Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë
15 October 2026, 14:15
Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë së Arsimit
15 October 2026, 13:39
Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste
15 October 2026, 13:33
TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve
15 October 2026, 13:21
Tensione te bashkia e Shkodrës, policia shoqëron protestuesit
15 October 2026, 13:00
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa e mbarë shqiptarëve
15 October 2026, 12:52
Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për dhunën ndaj studentëve
15 October 2026, 12:35
Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik
15 October 2026, 12:28
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim për dhunën policore ndaj mediave
15 October 2026, 12:21
Tubimi përpara Parlamentit, policia i shpërndan me gaz protestuesit
15 October 2026, 12:12
Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po nga dhuna e shtetit kush do t’i mbrojë?
15 October 2026, 12:05
Thellohet kriza, bankat mbyllin degët në Tiranë
15 October 2026, 12:05
Protesta në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim
15 October 2026, 11:51
Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen: Nuk e jap dorëheqjen
15 October 2026, 11:46
Të rinjtë thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 11:39
Vijon revolta, studentët marshojnë drejt Kuvendit
15 October 2026, 11:35
Denoncimi i studentëve: Kujdes, civilët po ju filmojnë dhe ju pyesin ku do të shkoni
15 October 2026, 11:27
PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
15 October 2026, 11:10
Tensionohet protesta dhe në Korçë, të rinjtë shkatërrojnë sinjalistikën e rrugëve
15 October 2026, 10:53
Edi Rama braktis shtetin
15 October 2026, 10:47
Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë
15 October 2026, 10:29
Policia u vihet pas gjimnazistëve, i ndalon dhe iu kontrollon çantat
15 October 2026, 10:22
Protesta/ Të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës
15 October 2026, 10:12
Delegacioni i BE-së reagon pas përshkallëzimit të protestës
15 October 2026, 10:02
Rama përballë zemërimit të qytetarëve
15 October 2026, 09:55
SPAK sekuestron telefonin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
15 October 2026, 09:43
Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
15 October 2026, 09:37
Bojkot masiv! Studentët dhe gjimnazistët në revoltë; ç'po ndodh në Tiranë dhe rrethe
15 October 2026, 09:27
Zgjerohet protesta e të rinjve, nxënësit e “Ismail Qemalit” bojkotojnë mësimin
15 October 2026, 09:16