Flash News
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
Tensione të forta në Lezhë, i mituri bie në tokë i gjakosur, pas ndjekjes nga policia (video)
Video/ "Ata janë fëmijët tanë", qytetari i del përballë efektivit: Shporruni! Kjo rini s’ka frikë
10 libra më të mirë në shqip të vitit 2023; një përzgjedhje e të përzgjedhurve të Politiko

10 tekstet e Elsa Demos: Nga librat e fqinjit te tregimet e Koliqit “që i kursyen 10 vjet psikanalizë”

Familja ime nuk ka pasur bibliotekë, qoftë dhe një raft librash. Bibliotekën e vërtetë e kishte fqinji ynë, që kishte qenë student letërsie në Tiranë në vitet ’70. Ai ishte përjashtuar nga universiteti dhe ishte punësuar në naftë pa dëshirë, në qytetin e vogël të Patosit që mblidhte njerëz të shpërngulur. Më tërhiqnin kopertinat bojëgjaku dhe volumet si artefakte jo të zakonta që krijonte ai njeri. Kopertinat ishin kolazhe surreale, që do t’i gjeja më vonë te dadaistët dhe artistë të avangardave të fillimshekullit të njëzetë.
Në brendësi kishte realizëm: Balzak total me “Komedinë njerëzore” apo Stendal total me “Lysien Lëvenin”, “Vanina Vaninin”, “E kuqja dhe e zeza”, të lidhur në një libër të vetëm. Këtë të fundit sot e ruan familja ime, ndërsa unë ruaj prej asaj biblioteke “Iliadën”, “Odisenë” dhe “Olivier Tuistin”, që nuk puqet fare me kopertinat e “Naim Frashërit” apo me lehtësitë e sotme. Librat me kopertinë artizanale nuk kishin tituj dhe autorë (kishte seri veprash si ajo e Shekspirit, që ai njeri nuk e kishte cenuar).
I zoti i gjente në raft symbyllazi. Kopertinat, punuar me dorë, me karton të fortë, i vishte me një pastiche fragmentesh gjeografike, shtypshkrimi e dizajni, të prera nga revistat, që nuk kishin kurrëfarë lidhjeje mes tyre. Një kaos i organizuar, ashtu si libri i mirë organizon kaosin, kaosin e çdo lloji, brenda dhe jashtë nesh.
1.Tregimet e Koliqit kanë pasur tek unë efektin e një takimi mistik në Veriun malësor dhe në atë qytetar (“Nusja e mrekullueshme”, “Ândërr e nji mbasditje vere”, “A ta laçë?...”, “Hanë gjaku”). Aty ka një fuqi shortare që tërheq personazhet e të rinjve, të rrëmbyer nga malli për vera të fikuna e stinë të largta. Janë të rinj me shpirt të vjetër. Kjo e bën modern Koliqin. Një tregim si “Kumbulla përtej murit” më ka kursyer dhjetë vjet shkuarje te psikanalisti. Atë efekt shërues kam përjetuar.
2. Fëminija nuk mund të jetë parajsë e shkëputur nga bota e të rriturve, bota e gënjeshtrës, e marrëveshjeve të heshtura, që e bëjnë moralin e kafshëve të shkëlqejë para atij të njerëzve, si te “Stina e stinëve - Këngë fëmijërie” e Kasëm Trebeshinës. Kjo novelë, që mund të klasifikohej në zhanrin e “coming of age”, për mua është nga më të arrirat në letërsinë shqipe. Ka nën të një përrua të virgjër sensualiteti për bukurinë e femrës dhe jetës pa turpin e shtirë. Më kujtohen fjalët e djaloshit-narrator: Preka ato pjesë të trupit të saj që nuk ngjanin me të miat.
3. Shqipëria vuan nga mungesa e një imazhi të saktë për veten. Prandaj, lexuesi që kërkon ta shohë të shëruar këtë vend, le të lexojë serinë e romaneve (2008-2012) të Idlir Azizaj - Nivik, nga të cilat po përmend: “Katër ose një film i fundit mbi komunizmin tonë”, “Gazetarja e kulturës vetvritet, shpirti i saj në drejtim të paditur”, “Ti doje të shkruaje një fugë”, që mund të lexohen si një tekst i vetëm. Gjuha dhe stili shkojnë në harmoni me përmbajtjen, me sindromat parodike shqiptare. E kam përjetuar leximin e kësaj serie si festë të gjallë dhe të egër kulture.
4. Përtej prezantimit si “vrasëse fëmijësh”, Medea është figura që vazhdoj ta ndjek me kuriozitet në letërsi dhe arte, nga Euripidi, Pasolini, Lars von Trieri e deri tek versioni për skenë i Idlir Azizajt. Por Christa Wolf-i, me rishkrimin mjeshtëror të mitit në romanin “Medea”, bën një kapërcim të mprehtë sa konceptual - me hapësirën që i ka dhënë çdo zëri në histori - aq edhe politik me trajtimin e fajit kolektiv. Krimi është gjithmonë politik edhe kur duket si vetëm krim brenda familjes.
5. “Vepra në të zezë” e Marguerite Yourcenar-it është historia e Zenonit, një aventurier në kërkim të dijes në shek. XVI, në epokën e përparimit të Turkut, herezisë dhe e mungesës së lirisë së mendimit. Sot, individë si Zenoni janë të kërcënuar nga doktrina e teknologjisë së lartë dhe përparësia e numrit. Thënë me fjalët e Yourcenar-it, vegjëlia mezi pret ta shohë në turrën e druve të ngjashmin e Zenonit dhe “është e rrezikshme të mos ia japësh qenit të stanit kockën që ia ke tundur para turirit”. Leximi i këtij romani më krijoi një urë lidhëse me tmerrin e botës që shfaqet në pikturën e Hieronymus Bosch-it dhe me epokën e Erazmit të Roterdamit, Kampanelës e Xhordano Brunos, dy të fundit të dënuar nga Inkuizicioni. Nga Brunoja kam në dorë aktualisht “La cena de le ceneri”.
6. “Djathi dhe krimbat. Bota e një mullisi të shekullit XVI” është historia e Menokut, i ekzekutuar nga inkuizicioni për herezi, sepse kishte një kozmogoni të vetën. Shenjtëria ishte për të vetëm një mënyrë jetese e sjelljeje praktike. Ai vlerësonte vullnetin për të bërë mirë dhe besimin se shpirti i Zotit ndodhet tek gjithkush dhe se të duash tjetrin është gjë më e lartë se të duash Zotin. Ai nuk përsëriste si papagall mendimet dhe tezat e të tjerëve dhe frika nuk ia ndrydhi pavarësinë intelektuale. Leximi i këtij libri i bën jehonë jetës në një trup parakristian, thënë ndryshe, jetës pa doktrinë.
7. Ka libra vlera e të cilëve del në dritë për shkak të rrethanave. “Siddhart’ha” e Herman Hesses hyn te kjo listë prej motrës sime. Në vitet e saj të fundit, figura e Siddhart’ha-s ishte si një i tretë mes nesh. Kisha shpresë se ajo, ime motër, do të gjente një lloj qëllimi për t’u çliruar nga ëndrrat e makthit dhe hidhërimi, për t’u prehur me zemër të zbrazur dhe që pastaj t’i zgjohej ai thelb i thellë prej misteri të madh, ashtu si te Siddhart’ha.
8. Nga vëllimi gjermanisht-shqip “Nuk mund të jetë zi” i Gottfried Benn-it kujtoj poezitë “Radio” dhe “Epo njerëz janë”. Poezinë nuk mund ta tregosh, po aq e vështirë është edhe të thuash se çfarë të ka bërë të përjetosh. Ky libër më kujton saktësisht stinën, vendin, orën kur e kam lexuar me dikë, kokë më kokë, nën dritën e një neoni të vogël. Të dy kemi qeshur dhe i jemi gëzuar humorit të zi të Benn-it, këtij mjeku i bërë poet, nga më të çuditshmit e gjuhës gjermane. Ky kujtim më tërheq sot te këto vargje të Benn-it: “Të mbaj si një plagë/mbi ballin tim, e cila nuk mbyllet/Nuk dhemb gjithmonë. Nuk rrjedh/prej saj zemra sa të vdes./Veç nganjëherë më erren befas sytë/dhe ndiej në gojë gjak.”
9. Leximi i disa veprave të Elfriede Jelinek-ut ndryshoi tek unë kërkesën ndaj librit: çfarë do të thotë “i bukur”; çfarë është “e bukur” në fjalë dhe mendim. Romani i saj “Dashnoret”, që nuk ka të bëjë me melodramën e raporteve intime, kalimtare, të fshehta apo jashtëmartesore, përkundrazi, bën publik përdorimin nga varësitë njerëzore e çdo lloji, qofshin këto natyrale apo jo, si puna, rinia, martesa, fëmijëlindja. Prej këtyre varësive burrat dhe gratë shkojnë bashkë drejt vdekjes së ngadaltë.
10. Nuk kam lexuar akoma një vepër që ta tejkalojë “Kështjellën” e Franc Kafkës, autor që e kam ndjekur në vite, nga botimet e para në revistën “Nëntori” tek më të fundit. “Kështjella” mbetet për mua një vepër për poshtërimin njerëzor, një lloj poshtërimi ku tjetri nuk është i vetëdijshëm që po poshtërohet, sepse poshtërimi apo shnderimi pa dhunë fizike - ndërkohë që arti i sotëm i mainstream-it e ka të vështirë ta shmange paraqitjen pa dhunë - është forma më perfide për ta asgjësuar njeriun.
10 libat e vitit 2023 nga autori Ndriçim Kulla

“Bota e Sofia-s”, nga Jostein Gaarder
Prej shumë dekadash vazhdon te jetë një roman best-seller që gjithmonë arrin të na udhëheqë drejt rizbulimit të filozofisë nëpërmjet syve kuriozë dhe ëndërrimtarë të një vajze të re. Një libër ideal për t’i afruar lexuesit me mendimin filozofik dhe shërbestarinë e tij për jetën dhe refleksionet ndaj saj.
“1984”, nga George Oruell
Një përfaqësim i kthjellët dhe tronditës i totalitarizmit dhe njëri nga librat më të mirë të shkruar ndonjëherë për politikën, komunikimin njerëzor, propagandën dhe të ardhmen e njerëzimit. Një libër i domosdoshëm, sidomos për njeriun shqiptar.
“Don Kishoti” nga Migel Servantes.
Përtej historisë së dashurisë dhe bëmave kalorsiake të autorit, ky roman është monumenti i përjetshëm që Servantesi ka dashur të ngrejë për të dëshmuar krizën e besimit jo vetëm të kohës së tij, por të të gjitha kohrave, për njerëzit e kulturës dhe fisnikërisë që përballen dhe rrëzohen përpara një bote që nuk cmon dhe vlerëson më idealet.
“Përtej së mirës dhe së keqes”, nga Fridrih Niçe
Pavarësisht se “Kështu foli Zarathustra” është libri më i madh i Niçes, kryevepra e tij e mendimit, që e pasqyron tërësisht botën e tij filozofike karshi botës dhe kombeve të Europës, konsiderohet pikërisht ky libër. Për autorin, të gjitha doktrinat filozofike gjenden të shtrënguara në darën e moralit. Zgjidhja që ai jep është një filozofi që nxit dhe promovon shpirtërat e lirë.
“Bashkëpirja” nga Platoni
Në dukje një vepër e kushtuar erosit dhe dashurisë, e në veçanti qasjeve të ndryshme ndaj tyre, ky dialog nga më të famshmit e Platonit, vendos në qendër konceptin e retorikës, të kuptuar jo thjesht si një art. Përkundrazi, vlera e veprës qëndron më shumë nëse arrin të na bëjë të kuptojmë sidomos dinamikat interesante ku ngërthehen tema të tilla universal si pushteti dhe konsensusi.
“Moderniteti i lëngshëm”nga Zygmunt Bauman
I shndërruar sot në njërin nga termat objektivisht më të njohur dhe domethënës, moderniteti i lëngshëm është një koncept i krjuar enkas nga sociologu polak për të përshkruar epokën tonë.
Bëhet fjalë për një teori brilante, që sintetizon të gjithë karakterin e paqëndrueshëm dhe gati relative të kohës ku po jetojmë prej dekadash, ku ndryshimi është e vetmja gjë e qëndrueshme dhe pasiguria, e vetmja siguri.
“Arti i të dashuruarit” nga Erich Fromm
Njëri nga librat më ndikues të psikologjisë që njihet si një kod i pashkatërrueshëm për ta jetuar dhe brendësuar dashurinë si një komponent zhvillues për jetën e çdo njeriu në raport me shoqërinë. E kjo për faktin se të dashurosh do të thotë të mos posedosh, të lësh të lirë e të ndihmosh në zhvillimin total të personalitetit të tjetrit, brenda një plotërie të gjithanshme dashurie në të gjitha dimensionet.
“Inteligjenca emotive”, nga Daniel Coleman
Njëri nga autorët më përfaqësues të kohës në fushën e psikologjië, Coleman ka arritur të frymëzojë njerëz në të gjithë botën për të zhvilluar një ndërgjegjie akoma dhe më të lartë emotive për të përmirësuar kështu marrëdhëniet ndërpersonale të njerëzimit.
“Komedia hyjnore” nga Dante
E njohur prej më shumë se 7 shekujsh si një kryevepër, aktualiteti i kësaj vepre qëndron në faktin se Dante na mëson gjithmonë të shohim përtej realitetit të jetës dhe për të rrokur brenda këtij realiteti simbolet e asaj që nuk është reale, dhe për të shpalosur kështu një ide, një mendim, një ëndërr. E gjitha kjo na mëson njëherësh edhe se cfarë është në të vërtetë një mëkat dhe se si ne arrijmë të refuzojmë njohjen e së mirës dhe së keqes, si mundësi të vetme të shpëtimit.
“Lufta dhe paqja”, nga Lev Tolstoj
Magjepsës, unik, i paanë, këto janë disa nga cilësorët që i janë mveshur këtij libri. Megjithatë, ai nuk duhet të konsiderohet si një libër që flet vetëm për Rusinë dhe epokën e Napoleonit. Përkundrazi, ai rrëfen më në thellësi të gjithë përbërësit e luftës dhe të paqes që zhvillohet jo vetëm midis shtresës së lartë, por edhe shtresës së ulët, madje edhe brenda mureve të cdo familjeje. Në këtë perspektivë, ky libër, befasisht, shpjegon shumë edhe diçka për ty, për familjen tënde dhe vëndin e saj në shoqëri.
“Profeti” nga Kahlil Gibran
Një kryevepër e ndërthurjes së mencurisë filozofike me sugjestionin poetik, Gibran eksploron të gjitha temat universal të njeriut, nga dashuria, fati dhe spiritualiteti, me një ndjeshmëri të thellë dhe me një gjuhë të rrallë e mbresëlënëse. Pa rënë në dogmatizëm, po duke i lënë hapësirë interpretimit të lirë të lexuesit, “Profeti” ka arritur të mbetet një vepër që i drejtohet përjetësisë dhe që në breza do prekë të gjithë kordat më të fshehta të shpirtit njerëzor.
10 librat e vitit 2023 sipas botuesit David Hudhri

1. Mendo dhe pasurohu (Think and Grow Rich) – Napoleon Hill
Botues: Pema
Përkthyes: Ridvan Bunjaku
Ky është një libër klasik i përmirësimit vetjak, botuar në vitin 1937. Autori ka intervistuar njerëzit më të mëdhenj të kohës dhe përmes parimeve të tyre të ndryshon rrënjësisht mendësinë, duke të ndihmuar të kuptosh se rrethanat në jetën tënde mund t’i krijosh ti, jo të jesh viktimë e tyre, si dhe të ndihmon të kuptosh fuqinë e mendjes tënde dhe si ta shfrytëzosh.
2. Katër marrëveshjet (The Four Agreements) – Don Miguel Rui
Botues: Minerva
Përkthyes: Ilir Pustina
Një libër i vogël dhe i mrekullueshëm spiritual për lirinë dhe rritjen personale. Tregon se si që të vegjël na rrënjosen nga prindërit, mësuesit, shoqëria e media, sjellje dhe bindje të cilat i marrim të mirëqena dhe mund të na shkaktojnë vuajtje të panevojshme, ndjenja negative, mungesë vetëbesimi e vetëvlerësimi. Të ndihmon të shpëtosh prej tyre në mënyrë që të provosh liri mendore e shpirtërore, lumturi e dashuri, e për rrjedhojë të ndërtosh raporte më të mira me veten dhe të tjerët.
3. Baba i pasur, baba i varfër (Rich Dad, Poor Dad) – Robert Kiyosaki
Botues: Argeta LMG
Përkthyes: Çeltina Lloshi
Një libër i shkëlqyer që të ndihmon të marrësh në dorë financat personale, duke krahasuar si mendojnë e veprojnë të varfrit dhe pasanikët, si të kuptosh asetet dhe detyrimet. Rrëzon normat tipike se duhet të diplomohesh, të gjesh vend pune, të blesh shtëpi me kredi, dhe të këshillon se si t’i shpëtosh këtij kurthi e të krijosh liri financiare për veten.
4. Parime (Principles) – Ray Dalio
Botues: Minerva
Përkthyes: David Hudhri
Një nga librat më të mirë për përmirësimin e vetes, si nga ana personale, ashtu dhe profesionale. Autori ofron parimet që e kanë ndihmuar të arrijë sukses në jetën e tij, të cilat të bëjnë të shohësh me objektivitet të qartë veten dhe jetën tënde, t’i mendosh si një makineri ku çdo pjesë duhet rregulluar e përsosur për të sjellë rezultatin që dëshiron. Ai thotë se në jetë do të përballemi vazhdimisht me të njëjtat probleme dhe të nxit të nxjerrësh parimet e tua në mënyrë që t’i menaxhosh më mirë e më me efikasitet në të ardhmen.
5. Efekti shumëfishues (The Compound Effect) – Darren Hardy
Botues: Koliqi
Përkthyes: Elvi Sidheri
Një nga librat më të mirë për arritjen e synimeve. Gjithçka që dëshiron të arrish në jetë, është rezultat i mijëra veprimeve dhe zgjedhjeve të vogla e në dukje të papërfillshme, të cilat bëhen vazhdimisht, përditë. Këshillon zgjedhjen e zakoneve të duhura që na sjellin përfitime në jetë dhe eliminimin e atyre që na dëmtojnë.
6. Meditime – Mark Aureli
Botues: Minerva
Përkthyes: Arben Shehu
Një prej librave më të mirë filozofikë që ekziston. Brenda ka citate, reflektime, ushtrime shpirtërore dhe udhëzime nga perandori romak Mark Aureli, të cilat edhe pse janë shkruar 2 mijë vite më parë, kur i lexon duket sikur janë shkruar sot. Është një manual për jetën dhe të ndihmon të gjesh përgjigje për çdo pikëpyetje apo dilemë, si të gjesh vendin në botë, si të përballesh me vështirësitë, si të sillesh me të tjerët.
7. Breaking the Habit of Being Yourself (Të thyesh zakonin e të qenit vetvetja) – Joe Dispenza
Një qasje e veçantë për të tërhequr atë që dëshiron në jetën tënde dhe se si të bëhesh ai që synon. Deri në moshën 35 vjeçare, 95 për qind e personit që je është një set programesh të pavullnetshme, sjelljesh të memorizuara dhe reagimesh emocionale, të cilat, përmes neuroplasticitetit (aftësia e trurit për të ndryshuar), secili prej nesh mund t’i ndryshojë. Gjithashtu, autori thotë se nëse ndihesh sikur tashmë e ke arritur atë që dëshiron, do ta tërheqësh në jetën tënde, dhe emocioni kryesor për këtë është mirënjohja.
8. Total Recall (Kujtim i plotë) – Arnold Schwarzenegger
Autobiografia e Arnold Schwarzenegger, një libër goxha voluminoz, tregon arritjet e pazakonta të një emigranti nga një fshat i vogël i Austrisë, i cili kishte një vizion të qartë për jetën e tij, dhe ajo përfshinte Amerikën. Që nga kampion bote për bodybuilding, biznesmen i suksesshëm i pronave të paluajtshme, ylli i Hollywood-it dhe deri te guvernatori i suksesshëm i Kalifornisë, historia e Schwarzenegger-it është kaq frymëzuese, saqë të bën të flakësh çdo justifikim që ke, e të vihesh në punë për të arritur synimet.
9. As a man thinketh-James Allen
Botues: Pema
Përkthyes: Ridvan Bujanaku
Një libër shumë i shkurtër, por goxha ndikues, i botuar në vitin 1903. Autori thotë se ti je ajo çfarë mendon, qoftë e mirë apo e keqe, dhe tërheq në jetën tënde atë që mendon, qoftë pozitive apo negative. Të nxit të marrësh përgjegjësi që të zgjedhësh mendimet që të shërbejnë ty dhe ta mendosh mendjen si një kopsht, të cilin mund ta mbjellësh me zgjuarsi, ose të lësh lloj-lloj barërash të rriten: sido që të veprosh, do të të japë frytet.
10. Në kërkim të kuptimit (Man’s search for meaning) – Viktor Frankl
Botues: Minerva
Përkthyes: Blendi Lami
Një nga librat më të shkëlqyer psikologjikë dhe një rrëfim i dhimbshëm për tmerret e përjetuara prej autorit dhe të burgosurve të tjerë në kampet e përqendrimit. Autori ka një citat shumë të bukur që thotë: Gjithçka mund t’i merret njeriut përveç një gjëje – lirisë së fundit njerëzore – të zgjedhë qëndrimin e tij në çfarëdo rrethane që përballet.
Të fundit
Tensionet në protestën e studentëve, mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
16 October 2026, 13:22
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
16 October 2026, 13:13
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
16 October 2026, 12:59
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
16 October 2026, 11:52
Video/ "Po shkoja në punë?", momenti kur policia shoqëron me forcë të riun
16 October 2026, 11:46
"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës
16 October 2026, 11:34
Protesta studentore, Këshilli Ndërfetar thirrje institucioneve: Qytetarët të dëgjohen
16 October 2026, 11:19
"Rama në burg, Beneti në burg"/ Sulmohet selia e PS-së në Shkodër
16 October 2026, 11:00
Video/ Efektivët tentojnë t'iu bëjnë pritë, studentët e Mjekësisë çajnë kordonin policor
16 October 2026, 10:53
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
16 October 2026, 10:41
“Kush je ti të më tregosh punën mua”/ Gazetari përplaset me drejtorin e Policisë së Tiranës
16 October 2026, 10:28
"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore
16 October 2026, 10:11
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
16 October 2026, 09:55
Video/ Kush janë personat e maskuar që futen në automjetet e policisë?
16 October 2026, 09:42
BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi
16 October 2026, 08:51
Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët
16 October 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 October 2026, 07:59
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital
15 October 2026, 22:58
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës
15 October 2026, 22:32
Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!
15 October 2026, 22:14
Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda
15 October 2026, 21:43
Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin
15 October 2026, 21:25
Iu thye këmba nga policia në protestë, flet i riu: Ndjeva që u përplasa fuqishëm
15 October 2026, 21:01
Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 20:39
Tensione te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës nga tarraca
15 October 2026, 20:24
Video/ Policia e Shtetit "kthehet në bandë" pa uniformë, "rrëmben" të riun me furgon pa logo
15 October 2026, 20:07
Efektivët shihen duke hedhur gurë drejt të rinjve protestues
15 October 2026, 19:40
Fotolajm/ Flakët përfshijnë Bulevardin, polici "ngrohet"
15 October 2026, 19:24
Fëmijët e të tjerëve
15 October 2026, 19:14
Digjet kioska përballë Piramidës, zjarrfikësja nuk ndërhyn
15 October 2026, 18:36
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
15 October 2026, 18:21
Sulmi me gaz lotsjellës, i riu humb ndjenjat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 18:08
Video/ Sërish tensione te Kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit me gurë
15 October 2026, 17:57
Gazi lotsjellës 'pushton' bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 17:36
Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm
15 October 2026, 16:34
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
15 October 2026, 15:57
Policia kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët
15 October 2026, 15:47
Sulmuan policin, efektivët tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër
15 October 2026, 15:37
Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
15 October 2026, 15:12
Mëngjesi, gjumi dhe aktiviteti fizik, si të përballoni më mirë stresin
15 October 2026, 15:08
Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon
15 October 2026, 14:55
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
15 October 2026, 14:46
Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së
15 October 2026, 14:26
Fotolajm/ Policia në mbrojtje të pushtetit, si u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë gjimnazistët
15 October 2026, 14:17
Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë
15 October 2026, 14:15
Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë së Arsimit
15 October 2026, 13:39
Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste
15 October 2026, 13:33
TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve
15 October 2026, 13:21
Tensione te bashkia e Shkodrës, policia shoqëron protestuesit
15 October 2026, 13:00
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa e mbarë shqiptarëve
15 October 2026, 12:52
Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për dhunën ndaj studentëve
15 October 2026, 12:35
Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik
15 October 2026, 12:28
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim për dhunën policore ndaj mediave
15 October 2026, 12:21
Tubimi përpara Parlamentit, policia i shpërndan me gaz protestuesit
15 October 2026, 12:12
Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po nga dhuna e shtetit kush do t’i mbrojë?
15 October 2026, 12:05
Thellohet kriza, bankat mbyllin degët në Tiranë
15 October 2026, 12:05
Protesta në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim
15 October 2026, 11:51
Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen: Nuk e jap dorëheqjen
15 October 2026, 11:46
Të rinjtë thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 11:39
Vijon revolta, studentët marshojnë drejt Kuvendit
15 October 2026, 11:35
Denoncimi i studentëve: Kujdes, civilët po ju filmojnë dhe ju pyesin ku do të shkoni
15 October 2026, 11:27
PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
15 October 2026, 11:10
Tensionohet protesta dhe në Korçë, të rinjtë shkatërrojnë sinjalistikën e rrugëve
15 October 2026, 10:53
Edi Rama braktis shtetin
15 October 2026, 10:47
Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë
15 October 2026, 10:29
Policia u vihet pas gjimnazistëve, i ndalon dhe iu kontrollon çantat
15 October 2026, 10:22
Protesta/ Të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës
15 October 2026, 10:12
Delegacioni i BE-së reagon pas përshkallëzimit të protestës
15 October 2026, 10:02
Rama përballë zemërimit të qytetarëve
15 October 2026, 09:55
SPAK sekuestron telefonin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
15 October 2026, 09:43
Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
15 October 2026, 09:37
Bojkot masiv! Studentët dhe gjimnazistët në revoltë; ç'po ndodh në Tiranë dhe rrethe
15 October 2026, 09:27
Zgjerohet protesta e të rinjve, nxënësit e “Ismail Qemalit” bojkotojnë mësimin
15 October 2026, 09:16