Flash News
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
Tensione të forta në Lezhë, i mituri bie në tokë i gjakosur, pas ndjekjes nga policia (video)
Video/ "Ata janë fëmijët tanë", qytetari i del përballë efektivit: Shporruni! Kjo rini s’ka frikë
Dosja Hyseni-Agasi/ 508 komunikime në dy muaj, mesazhet intime dhe informacionet për takimet me Ramën

Nga dosja hetimore ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dalin detaje të reja mbi komunikimet e saj me Ergys Agasin, i cili në atë periudhë ishte nën hetim dhe më pas u shpall në kërkim nga drejtësia.
Në qendër të materialit janë qindra komunikime përmes aplikacionit “Signal”, telefonata, video-thirrje dhe mesazhe, të cilat sipas hetuesve hedhin pikëpyetje mbi versionin e Hysenit se Agasi ishte një “bashkëpunëtor” i saj.
Bëhet fjalë për 508 forma komunikimi të regjistruara në telefonin e Agasit, vetëm përgjatë një periudhe rreth dy-mujore.
508 komunikime nga 28 qershori deri më 26 gusht
Sipas dosjes, komunikimi mes Hysenit dhe Agasit ka nisur të dokumentohet më 28 qershor dhe ka vijuar deri më 26 gusht 2026, ditën e arrestimit të Agasit.
Në këtë periudhë janë evidentuar:
-
70 telefonata hyrëse nga Vlora Hyseni;
-
17 telefonata dalëse nga Ergys Agasi;
-
28 telefonata të humbura;
-
25 telefonata pa përgjigje;
-
si dhe video-thirrje, mesazhe, fotografi dhe materiale të tjera.
Në total, në aparatin e Agasit janë gjetur 508 forma komunikimi mes dy personave.
Hetuesit e konsiderojnë komunikimin të vazhdueshëm dhe periodik, ndërsa fakti që ai ka vijuar edhe pasi Agasi ishte shpallur në kërkim është një prej elementeve të vlerësuara në dosje.
“Zemër”, “shpirt” dhe “do përfundojmë keq”
Një pjesë e rëndësishme e materialit lidhet me mënyrën se si Hyseni i drejtohet Agasit në bisedat e tyre.
Në një prej mesazheve ajo shkruan:
“Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot.”
Më pas:
“Të gjithë ne.”
Në një tjetër:
“Do përfundojmë keq, shpirt.”
Sipas prokurorëve, këto komunikime tregojnë një lidhje personale dhe të vazhdueshme mes tyre dhe, përtej raportit që Hyseni e ka përshkruar si bashkëpunim, shfaqin edhe solidarizim me situatën e Agasit.
Hyseni i tregon për takimin me Ramën
Në dosje janë evidentuar edhe mesazhe ku Hyseni i tregon Agasit për takimet e saj me kryeministrin Edi Rama.
“Po më presin me shku te KM… Jo mo zemër, unë një orë nuk rri më shumë me atë”, shkruan ajo në një prej komunikimeve.
Më 24 gusht, sipas dosjes, ajo i shkruan:
“Nesër duhet ta takoj KM në 8:30.”
Në komunikime të tjera ajo i jep informacion edhe për takime me partnerë ndërkombëtarë.
“Me doli një takim urgjent… Me sauditet… Kthehem nesër në KS prapë”, thuhet në një prej mesazheve.
Hetuesit i kanë përfshirë këto komunikime në kuadër të dyshimeve mbi informacionet që Hyseni i përcillte Agasit.
“Skënderi më thirri...”/ Në fokus edhe drejtori i Policisë
Një tjetër komunikim i evidentuar është ai i 19 gushtit.
Hyseni i shkruan Agasit:
“Skënderi më thirri me u taku të hënën… Të shpresojmë që ka porosit KM…”
Në materialin hetimor sqarohet se “Skënderi” i referohet Skënder Hitës, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Sipas hetuesve, ky komunikim është një tjetër element që tregon se Hyseni i përcillte Agasit informacione mbi zhvillime dhe kontakte të saj në nivele të larta të institucioneve.
“Sa shumë gjëra na kanë bërë ne”
Më 22 gusht, vetëm pak ditë para arrestimit të Agasit, komunikimi vijon me tone të tjera.
Hyseni i shkruan:
“Sa sh gjëra na kanë bërë ne… Të gjitha shpirt… O shpirt, kjo është një situatë që do ja hedhim… Problemi është koha… Sa konsistencë kemi.”
Në një tjetër mesazh thuhet:
“Çfarë na bënë o Zot.”
Sipas dosjes, përdorimi i shumësit në këto komunikime është vlerësuar nga hetuesit si tregues i identifikimit të Hysenit me situatën dhe interesat e Agasit.
Informacion edhe për Ballën dhe Ballukun
Në një tjetër komunikim, Hyseni i përcjell Agasit informacion që lidhet me drejtues politikë.
“Taulant Balla kryetar Kuvendi… Kështu janë infot… Bela me Taon shoku”, thuhet në mesazhin e përfshirë në dosje.
Materiali sqaron se bëhet fjalë për Taulant Ballën dhe Belinda Ballukun.
Edhe ky komunikim është pjesë e elementeve që prokuroria po shqyrton për të përcaktuar natyrën dhe rëndësinë e informacionit që qarkullonte mes tyre.
Çfarë tha Hyseni në SPAK?
Më 18 shtator 2026, sipas dosjes, Vlora Hyseni është marrë në pyetje në cilësinë e personit me dijeni për veprën penale.
Ajo ka pranuar komunikimin e vazhdueshëm me Agasin deri në ditën e arrestimit të tij.
Hyseni ka deklaruar se Agasi i kishte ofruar “bashkëpunim”, por ka mohuar takimet fizike me të dhe faktin që ai të kishte siguruar informacione nga SHISH.
Ajo është shprehur gjithashtu se do të kthente përgjigje zyrtare me shkresë të klasifikuar për origjinën e diagrameve të sekuestruara.
9 dokumente me të dhëna të ngjashme me SHISH
Në një tjetër pjesë të dosjes përmendet sekuestrimi i një automjeti në pronësi të Agasit më 20 korrik 2026 në ambientet e “Equos Resort” në Tiranë.
Brenda automjetit, sipas materialit hetimor, janë gjetur nëntë printime në format të madh, në të cilat paraqiteshin diagrame me të dhëna të ngjashme me ato të prodhuara nga SHISH.
Sipas dosjes, Agasi ka pranuar se automjeti ishte i tij dhe se materialet i kishte lënë aty me qëllim që ato të gjendeshin nga Prokuroria e Posaçme.
Prokuroria: Nuk ishte thjesht “bashkëpunëtor”
Pikërisht këtu qëndron një nga elementet kryesore të dosjes.
Sipas hetuesve, komunikimet e zbuluara nuk përputhen me versionin se Agasi ishte thjesht një “bashkëpunëtor” i Hysenit.
Në dosje thuhet se nga përmbajtja e komunikimeve krijohet dyshimi se Agasi ishte personi që merrte dhe diktonte informacionin e marrë.
Po ashtu, prokurorët theksojnë se Hyseni nuk kishte vënë në dijeni instancat përkatëse, brenda apo jashtë SHISH, për komunikimin me Agasin.
Hetimi tashmë fokusohet te roli i Hysenit
Në tërësinë e saj, dosja ngre dyshime mbi natyrën e marrëdhënies mes ish-kryetares së SHISH dhe Ergys Agasit, duke vendosur në qendër jo vetëm komunikimet personale, por edhe informacionet që Hyseni dyshohet se i ka përcjellë.
Mesazhet, telefonatat dhe materialet e sekuestruara tashmë janë pjesë e hetimit dhe do të jenë objekt i vlerësimit të mëtejshëm nga organet e drejtësisë.
Hyseni mohon që Agasi të ketë marrë informacione nga SHISH dhe ka dhënë një version tjetër për natyrën e komunikimit mes tyre. Vlerësimi përfundimtar i këtyre pretendimeve i takon organeve të drejtësisë.
Të fundit
Tensionet në protestën e studentëve, mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
16 October 2026, 13:22
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
16 October 2026, 13:13
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
16 October 2026, 12:59
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
16 October 2026, 11:52
Video/ "Po shkoja në punë?", momenti kur policia shoqëron me forcë të riun
16 October 2026, 11:46
"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës
16 October 2026, 11:34
Protesta studentore, Këshilli Ndërfetar thirrje institucioneve: Qytetarët të dëgjohen
16 October 2026, 11:19
"Rama në burg, Beneti në burg"/ Sulmohet selia e PS-së në Shkodër
16 October 2026, 11:00
Video/ Efektivët tentojnë t'iu bëjnë pritë, studentët e Mjekësisë çajnë kordonin policor
16 October 2026, 10:53
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
16 October 2026, 10:41
“Kush je ti të më tregosh punën mua”/ Gazetari përplaset me drejtorin e Policisë së Tiranës
16 October 2026, 10:28
"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore
16 October 2026, 10:11
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
16 October 2026, 09:55
Video/ Kush janë personat e maskuar që futen në automjetet e policisë?
16 October 2026, 09:42
BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi
16 October 2026, 08:51
Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët
16 October 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 October 2026, 07:59
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital
15 October 2026, 22:58
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës
15 October 2026, 22:32
Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!
15 October 2026, 22:14
Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda
15 October 2026, 21:43
Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin
15 October 2026, 21:25
Iu thye këmba nga policia në protestë, flet i riu: Ndjeva që u përplasa fuqishëm
15 October 2026, 21:01
Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 20:39
Tensione te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës nga tarraca
15 October 2026, 20:24
Video/ Policia e Shtetit "kthehet në bandë" pa uniformë, "rrëmben" të riun me furgon pa logo
15 October 2026, 20:07
Efektivët shihen duke hedhur gurë drejt të rinjve protestues
15 October 2026, 19:40
Fotolajm/ Flakët përfshijnë Bulevardin, polici "ngrohet"
15 October 2026, 19:24
Fëmijët e të tjerëve
15 October 2026, 19:14
Digjet kioska përballë Piramidës, zjarrfikësja nuk ndërhyn
15 October 2026, 18:36
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
15 October 2026, 18:21
Sulmi me gaz lotsjellës, i riu humb ndjenjat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 18:08
Video/ Sërish tensione te Kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit me gurë
15 October 2026, 17:57
Gazi lotsjellës 'pushton' bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 17:36
Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm
15 October 2026, 16:34
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
15 October 2026, 15:57
Policia kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët
15 October 2026, 15:47
Sulmuan policin, efektivët tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër
15 October 2026, 15:37
Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
15 October 2026, 15:12
Mëngjesi, gjumi dhe aktiviteti fizik, si të përballoni më mirë stresin
15 October 2026, 15:08
Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon
15 October 2026, 14:55
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
15 October 2026, 14:46
Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së
15 October 2026, 14:26
Fotolajm/ Policia në mbrojtje të pushtetit, si u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë gjimnazistët
15 October 2026, 14:17
Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë
15 October 2026, 14:15
Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë së Arsimit
15 October 2026, 13:39
Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste
15 October 2026, 13:33
TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve
15 October 2026, 13:21
Tensione te bashkia e Shkodrës, policia shoqëron protestuesit
15 October 2026, 13:00
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa e mbarë shqiptarëve
15 October 2026, 12:52
Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për dhunën ndaj studentëve
15 October 2026, 12:35
Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik
15 October 2026, 12:28
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim për dhunën policore ndaj mediave
15 October 2026, 12:21
Tubimi përpara Parlamentit, policia i shpërndan me gaz protestuesit
15 October 2026, 12:12
Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po nga dhuna e shtetit kush do t’i mbrojë?
15 October 2026, 12:05
Thellohet kriza, bankat mbyllin degët në Tiranë
15 October 2026, 12:05
Protesta në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim
15 October 2026, 11:51
Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen: Nuk e jap dorëheqjen
15 October 2026, 11:46
Të rinjtë thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 11:39
Vijon revolta, studentët marshojnë drejt Kuvendit
15 October 2026, 11:35
Denoncimi i studentëve: Kujdes, civilët po ju filmojnë dhe ju pyesin ku do të shkoni
15 October 2026, 11:27
PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
15 October 2026, 11:10
Tensionohet protesta dhe në Korçë, të rinjtë shkatërrojnë sinjalistikën e rrugëve
15 October 2026, 10:53
Edi Rama braktis shtetin
15 October 2026, 10:47
Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë
15 October 2026, 10:29
Policia u vihet pas gjimnazistëve, i ndalon dhe iu kontrollon çantat
15 October 2026, 10:22
Protesta/ Të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës
15 October 2026, 10:12
Delegacioni i BE-së reagon pas përshkallëzimit të protestës
15 October 2026, 10:02
Rama përballë zemërimit të qytetarëve
15 October 2026, 09:55
SPAK sekuestron telefonin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
15 October 2026, 09:43
Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
15 October 2026, 09:37
Bojkot masiv! Studentët dhe gjimnazistët në revoltë; ç'po ndodh në Tiranë dhe rrethe
15 October 2026, 09:27
Zgjerohet protesta e të rinjve, nxënësit e “Ismail Qemalit” bojkotojnë mësimin
15 October 2026, 09:16