Flash News

E SHPJEGUAR

BIG fiton kullën te “Tajvani”, historia e studios që u bë pjesë e projektit më të debatueshëm të Ramës

BIG fiton kullën te “Tajvani”, historia e studios që u

Studioja daneze BIG – Bjarke Ingels Group, një prej emrave më të njohur të arkitekturës bashkëkohore, është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar për projektin “Tirana Fountain Plaza”, që parashikon transformimin e zonës së “Tajvanit” te Parku Rinia.

BIG fiton kullën te “Tajvani”, historia e studios që u

Pesë studio ndërkombëtare morën pjesë në garë, por BIG u përzgjodh për projektin që parashikon një strukturë të ngritur mbi nivelin e parkut, me hapësira rezidenciale, hoteleri, zyra dhe funksione kulturore. Qeveria e ka paraqitur ndërhyrjen si një projekt në pronë private, por me ndikim të rëndësishëm në hapësirën urbane përreth.

Fitorja e re e BIG në Tiranë na rikthen në vëmendje historinë e kësaj studioje që ka fituar disa projekte në Shqipëri dhe në veçanti, lidhjen e saj me Teatrin e ri Kombëtar, një prej projekteve që ka prodhuar përplasje politike, qytetare dhe ligjore nen qeverisjen e Edi Ramës.

Siç dihet, BIG është studioja që projektoi Teatrin e ri Kombëtar dhe në faqen zyrtare të studios, projekti figuron me Fusha LLC si klient dhe aktualisht shënohet si “In Construction”.

Por historia e Teatrit nuk nis me projektin arkitektonik të BIG, por  me një procedurë të posaçme të qeverisë shqiptare për përzgjedhjen e partnerit privat.

Ligji special për Fushën
Në vitin 2018, qeveria Rama propozoi një ligj të posaçëm për ndërtimin e Teatrit Kombëtar përmes një partneriteti publik-privat. Në versionin fillestar të projektligjit, partneri privat ishte përcaktuar konkretisht: Fusha sh.p.k.

Dokumenti zyrtar i Këshillit të Ministrave, i datës 27 qershor 2018, në nenin 8 parashikohej që kontrata mes shtetit dhe partnerit privat të përmbante propozimin e paraqitur nga shoqëria “Fusha” sh.p.k., i cili do të ishte pjesë e pandashme e kontratës. Po i njëjti projektligj parashikonte shkëmbimin e pronës shtetërore dhe të drejtave të zhvillimit me ndërtimin e Teatrit të ri.

Screenshot 2026-10-01 200842.png

Pra, në fazën fillestare nuk bëhej fjalë për një garë të zakonshme ku kompani të ndryshme do të konkurronin nga e para për projektin sepse siç shihet qeveria kishte nisur procedurën mbi bazën e një propozimi të pakërkuar të Fushës.

Kjo mënyrë veprimi u kundërshtua edhe në nivel europian. Sipas dokumentimit të Transparency International, Komisioni Europian ngriti shqetësime për negociimin e drejtpërdrejtë me vetëm një kompani private, duke e konsideruar atë në kundërshtim me rregullat e konkurrencës.

Screenshot 2026-10-01 201318.png

Pas kësaj, qeveria ndryshoi draftin për të lejuar edhe kompani të tjera të paraqisnin oferta. Megjithatë, Transparency International vërejti se edhe ligji i miratuar dhe aktet nënligjore i jepnin Fushës një status të preferuar.

Madje, në dokumentet e publikuara nga qeveria në atë kohë, shihej qartë se procedura ishte ndërtuar rreth propozimit të Fushës. Ligji special u miratua me procedurë të përshpejtuar dhe Presidenti Ilir Meta e ktheu për rishqyrtim, për cenim të barazisë ligjore, lirisë së veprimtarisë ekonomike, trashëgimisë kulturore dhe përputhjes me standardet europiane.

Edhe Kushtetuesja e rrëzoi ligjin
Lidhur me këtë debnat pati edhe edhe një vendim gjykate.

Më 2 korrik 2021, Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 29/2021, shfuqizoi ligjin nr. 37/2018 për procedurën e veçantë të Teatrit Kombëtar, duke e konsideruar atë të papajtueshëm me Kushtetutën. Gjykata shfuqizoi gjithashtu VKM-në nr. 377/2020 për kalimin e pronës së Teatrit te Bashkia e Tiranës.

Untitled.png

 Dokumenti i Gjykatës evidenton se versioni fillestar i ligjit kishte parashikuar një trajtim të posaçëm për Fushën, kompaninë që kishte paraqitur propozimin.

Kjo është pika që e bën historinë e studios fdaneze  në Shqipëri më interesante se një lajm i zakonshëm për një konkurs arkitekture.

BIG nuk u shpall fituese e ligjit special dhe nuk ishte kompania që mori pronën publike, por ishte studioja arkitekturore e projektit, ndërsa Fusha ishte partneri privat sepse vetë BIG e identifikon Fusha LLC si klient të Teatrit Kombëtar.

Por sot, e njëjta studio që u angazhua për Teatrin Kombëtar po merr një tjetër projekt shumë të ekspozuar në zemër të Tiranës.

Dokumentet e paraqiura më sipër pra na tregojnë nëse konkursi i “Tajvanit” është thjesht një tjetër garë ndërkombëtare arkitekture apo nëse pas projektit fshihen interesa të tjera .

Për momentin, një fakt është se BIG po shndërrohet në një prej emrave më të pranishëm në projektet ikonike të Tiranës së viteve të fundit që nis me Teatrin Kombëtar, Parku i Besimit dhe tani “Tirana Fountain Plaza”. S.Gj-Politiko.al

 

Të fundit